Eleni Foureira ndezi skenën e Eurovizionit dy vite më parë me “Fuego”, duke u renditur e dyta nga votimet. Këngëtarja me origjinë shqiptare është e ftuara speciale këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH, ndërsa e ka zgjedhur të preferuarën e saj.
Nëpërmjet një postimi në Intagram, Eleni ka bërë të ditur se më shumë nga të gjithë artistët garues i pëlqen Elvana Gjata. “E preferuara ime!”, ka shkruar Foureira në foton bardh e zi të Elvanës. Këtë dedikim e ka publikuar dhe vetë këngëtarja shqiptare, e cila mbrëmjen e djeshme u ngjit në skenën e Festivalit.