• |
ide | kryesore

Fanellë speciale në Superkupë: numrat e emrat në stil Arabik

Sport



Të dielën në Superkupë kundër Lazio do të ketë një detaj interesant e të paprecedentë: Juventus do të zbresë në fushë me një fanellë speciale. Bradhezinjtë në fakt do të veshin një uniformë me kaligrafinë tradicionale arabe, projektuar në bashkëpunim me artistin e famshëm të kaligrafisë saudite-marokene, Shaker Kashgari. Uniforma Adidas – në edicionin të limituar – do të ketë brenda fanellës dhe numrit një përkthim tradicional të dizajnit kaligrafik arab që evidenton fjalën Juventus, me edhe emrin e cdo lojtari të shkruar në tekst arab.

“Me këtë zgjedhje duam të vlerësojmë një formë të artit tradicional – ka thënë Giorgio Ricci, Chief Revenue Officer bardhezi – Juventus demostron se është pranë tifozëve të gjithë botës e edhe këtë herë kërkon të surprizojë me një fanellë unike, që konfirmon edhe hapjen ndaj eksplorimeve të territoreve të reja komunikativë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *