• |
ide | kryesore

Fonseca ‘driblon’ Hysaj: “Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera”

Sport



“Nëse më pëlqen Hysaj? Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera”. Me këto fjalë, Paolo Fonseca eviton të flasë për objektin e tij të dëshirave. Nuk është e fshehtë që tekniku i Romës e sheh me prioritet Elseid Hysaj, për të zëvendësuar Florenzi, por portugezi nuk dëshiron shpërqendrime: “Kemi folur për merkaton, por në fakt flasim për gjithcka me drejtorin, edhe për familjet, për festën… Nëse më pëlqen Hysaj? Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera” ka evituar përgjigjen Fonseca.

Mbrojtësi shqiptar i Napolit është lidhur gjithnjë me një kalim të mundshëm në kryeqytet, ku edhe drejtorit sportiv, por edhe tekniku portugez kanë vlerësim për shkodranin. Pengesë ka qenë deri tani cmimi i lartë që ka mbajtur Napoli për kapitenin kuqezi, por me kontratën që skadon në qershor, të kaltrit duhet të nxitojnë ta shesin me kosto të ulët në janar, për të mos e humbur me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *