• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Presidenti Meta takon djalin e George Soros

Lajme, Të fundit



Alex Soros, djali i George Soros ndodhet në Tiranë dhe zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Në një njoftim të zëdhënësit të Metës thuhet se kreu i shtetit “priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi”.

“Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pak kohë më parë Kreu i Shtetit ftoi në takim një përfaqësues të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur SOROS. I pyetur për arsyet e kësaj ftese, Meta u shpreh se është një takim në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe nuk ka asgjë të veçantë.

“Nuk një ftesë të veçantë por ideja është që të ketë një takim me ata që kontribuuan për reformën në drejtësi. S’ka arsye pse të përjashtojmë njeri. Unë jam president dhe ftoj të gjithë shoqërinë civile”, – tha Meta, i ftuar në “Open”.

Presidenti Ilir Meta është shprehur shumë herë kundër ndikimit të Soros në Shqipëri. Ai e ka sulmuar hapur filantropin George Soros, për të cilin është shprehur se ka investuar në Shqipëri para për ta kthyer vendin në një “Deep state”.

Në një koment publik Meta akuzonte zotin Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”. ©LAPSI.al



14 Comments

  1. Meta,KY kolaboracionist ha buke edhe me shejtanin vetem te rrije ne fuqi shteterore .Qe ne rinine e tij si qeni rrinte nga mbrapa Tek Soros vetem per nje bilete avioni apo per fonde (qe I vidhte me Moniken).Eshte kaq I Vogel sa te vjen keq.Tamam Hajdut ferrash.

  2. Ilir MUTAJ asht pjelle e socialisteve,Ndersa SORRAS asht pjelle e globaDHI’zmit.
    Pra nuk ban ndonji cudi te madhe se takohen interesaxhinjte.Te dy jane lepirsa te “DOLLARIT/EUROS”.
    Shqiptar popull pa shtylle korrizore,i ndertum me plasteline(mut),qe sa here shtypet me kamb,merr formen e shojeve.
    Zotkoqe Me(u)taj nxirre llapen e lepije pshtymen tande.
    Ne maloket kena k’te:”o fol e mba’ o thit e ha'”!

  3. Dje ky cuni eshte takuar dhe me salihun per nje ore,me vone takoje dhe lulzimen por keto takime nuk behen publik me dakortesine e paleve,me gjithe kerkesen e cunit per ti publikuar,per dijeni do takohet dhe me ramen dhe erionin,dicka po gatuhet

  4. Ky ka qellim Te uli meten me miqet e rames per gatimin e jugosllavis se Re dhe e ka sjell rama Te tjerat jan rrena Te porositura nga fuga

  5. Ky ka qellim Te uli meten me miqet e rames per gatimin e jugosllavis se Re dhe e ka sjell rama Te tjerat jan rrena Te porositura nga fuga

  6. Ky, i jati dhe “shoqëria e hapur” duhet të përzihen me ceremoni nga Shqipëria, kaq të rrezikshëm janë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *