• |
ide | kryesore

Musolli mbush 250, Ethemi 100: kundër Skënderbeut, Kukësi i përgatit surprizën

Sport



Kampionë dimri do të jetë një kënaqësi morale për Kukësin, që në fakt e ka ndërtuar në një atmosferë positive krejt vigjiljen e sfidës ndaj Skënderbeut në Elbasan Arena të dielën. Skuadra nuk ka problem formacioni: Limaj ka përfunduar fizioterapinë, për shkak të një kontraktimi muskular dhe është shfaqur në stërvitje me grupin. Duro nuk ka të dëmtuar dhe as të skualifikuar, për më tepër që rikthehet Musolli dhe Ethemi dhe provat e kondicionit të mirë fizik.

Dy lojtarët me shumë mundësi do të jenë nga minuta e parë në fushë, sepse kundër Skënderbeut do të jetë një ndeshje jubilare për ta: 250 ndeshje me Kukësin për kosovarin, e 100 për Ethemin, e në shenjë vlerësimi klubi ka përgatitur një surprizë me një fanellë me numrat e fiksuar të përfaqësimeve të tyre për skuadrën veri lindore. Natryrisht, tek Kukësi mendojnë pozitivisht, tani i takon lojtarëve që festën e vigjiljes ta legjitimojnë me rezultat edhe në fushë…

Për Kukësin 2019 po mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, me kryeqytetaset rivalizuese 5 pikë larg e vetëm Bylis që shqetëson arratinë e skuadrës së Shpëtim Duros. Blutë kanë arritur formën më të mirë, e këtë e tregojnë edhe golat e treshes ofensive Abazaj, Shkurtaj e Gavazaj, që e kanë ndihmuar jo pak Duron të shohë renditjen nga lart me 30 pikët e tij. Tani kundër Skënderbeut kërkohet edhe sforco e fundit për të mbyllur me vetëm fitore javën e ferrit me tre ndeshje në shtatë ditë.



1 Comment

  1. Ja pakan shkrujt gabim fanellen. Ju thoni 250, ata po 200…
    Me siguri ka nje idiot ne ket mes: ose gazetari, ose Klubi i Futbollit te Kuksit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *