• |
ide | kryesore

Ndahen Jessie J dhe Channing Tatum

Paparazzi, Slider



Channing Tatum dhe Jessie J janë ndarë.

Ata i dhanë fund lidhjes pas një viti bashkë. Për herë të parë, u përfolën si çift në tetor të 2018-s dhe u panë për herë të fundit bashkë në tetor të këtij viti.

“Nuk pati konflikte. Thjesht vendosën të ndaheshin dhe janë ende miq,” thotë një burim për People.

Channing dhe Jessie u lidhën pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan. Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly.

Një tjetër burim konfirmon se Channing dhe Jessie u ndanë si pasojë e distancës dhe prioriteteve të ndryshme në jetë. “Channing dhe Jessie kanë prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri,” shprehet burimi. “U argëtuan shumë bashkë, por në fund, nuk funksionoi. Channing duhet të jetojë në Los Angeles, që të kalojë kohë me të bijën, ndërsa Jessie preferon Anglinë. Janë ende miq, sidoqoftë.”

Pas muajsh të tërë bashkë, ata e bënë romancën publike në mars, kur dolën dorë për dore rrugëve të Londrës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *