• |
ide | kryesore

Rama dhe Zheji përplasen për vajzën e Linda Ramës: “Mjerë ajo për njerkun që ka”

-Instant, Kryesore



Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë është shndërruar në një mollë sherri mes kryeministrit dhe gazetarit Artur Zheji. Të dy e kanë përdorur fabulën e një procesi gjyqësor të Rea Xhillarit, ku ajo ka paditur 7 media që kishin shkruar për lidhjen e saj të supozuar me zv ministrin e Jashtëm Gent Caka, sejcili sipas interest të vet.

Duke folur gjatë seancës parlamentare ku po argumentonte se përse duhej vendosur ligji anti shpifje kundër mediave online Rama e sulmoi Artur Zhejin nominalisht: ““Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë do largohem nga Shqipëria po u bë ky ligj. U dënua nga gjykata. Një shpifje e ulët. Kjo nuk është për mua. Unë me këta jetoj edhe një mijë vjet të tjera. Kjo është për shoqërinë” tha ai.

Kryeministri u nis nga një fabul që tashmë dihet në public. Në prill të këtij viti pas botimit të lajmit të rremë të lidhjes së saj të dashurisë me Cakajn, Rea Xhillari paditi 7 media. Në një letër që ajo e bëri publike duke shtuar dyshimet se ajo po përdorej politikisht në favor të interesave të njerkut të saj, Xhillari shkroi: “Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen “të paditurit solidarë”. Ky sulm i mirëfilltë denigrues mbi bazën e një shpifjeje, e ka fillesën në mesin e muajit Janar 2019, kur jam vënë në shënjestër prej të paditurve solidarë. Ata apo më saktë fillimisht Artur Zheji pastaj të tjerët, kanë sajuar dhe përhapur lajmin e rremë, të shoqëruar me komente të turpshme, mbi një lidhje intime apo bashkëshortore timen me Z. Gent Caka, Zv. Minister për Evropën dhe Punët e Jashtme – person të cilin as e njoh personalisht dhe as e kam takuar kurrë ndonjëherë, qoftë edhe rastësisht”.

Rea dhe Linda Rama

Në dhjetor të këtij viti gjykata e shkallës së parë Tiranë, e shpalli fajtor Artur Zhejin, median e drejtuar prej tij, 360 gradë, me heqjen e lajmit dhe pagimin e një dëmi prej 3 milion lekësh të vjetra.

Pikërisht kësaj historie i referohej kryeministri në parlament kur thoshte se “Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit”.

Natyrisht publikimi i një lajmi të tillë pa u vërtetuar përbën një gafë të rëndë profesionale. Atë nuk e lehtëson sa fakti se Artur Zheji nuk e ka shkruar me dorën e tij (por në median e drejtuar prej tij), dhe as se e ka kopjuar “copy paste” nga një portal tjetër. Të dyja këto “lehtësi” nuk përbëjnë një alibi as profesionale dhe as juridike.

Por, thënë këtë, kjo gafë nuk e errëson aspak, përdorimin politik që Rama po i bën kësaj historie. Sipas Zhejit që u përgjigj menjëherë pas akuzave në parlament, ajo ka nje prapamendim: “Nuk kam thënë unë asnjëherë unë personalisht kurrë, kurrë as nuk do ta them sepse as nuk e di dhe as nuk më intereson se e dashura e kujt (fjalën dashnore nuk e përdor si Rama) mund të jetë vajza e tyre. Unë nuk e di që Rama ka vajzë, por gjithësesi vajza e tyre, dmth vajza e Lindës dhe i bën nder Ramës që si njerk që është të shqetësohet për fatin e saj, është problem familjar. Po bën shumë gabim që thotë gjëra që unë nuk kam thënë”, tha Zheji nga platforma e emisionit që drejton.

Një ditë më pas ai shkroi edhe një koment ku denoncoi përdorimin politik që Rama po i bën edhe vajzës së tij për të arritur qëllimet e veta të goditjes së mediave. “Por fjalën “dashnore” që ti (Rama) përmende në Kuvend, askush nuk e përmendi, as në portalin-burim dhe as në portalet-shishe!
Por ti xhaxh, nuk ndalesh, je rëndë! E përdore kësisoj edhe vajzën e gruas, për të bërë politikë vetë-viktimizuese, për të përligjur një ligj të egër.
E shkreta vajzë, për njerkun që ka”!

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Shume mire pra, e zgjidhi gjykata. Ku eshte problemi ketu? Cfare do me shume, t’i pritet koka ne gijotine Zhejit? Problemi ne fakt eshte me ligjin e ri sipas te cilit ceshtjen e thjeshtres se Edi Rames do ta zgjidhe vete Edi Rama.

    1. Gabimi fatal i diktatoreve eshte kur kalojne masen e dhunes dhe vrasin friken. thotë:

      O popull, nese je pabuke shikoje mire kete foto, nese je papune, shikoje mire kete foto, nese nuk ke cfare t’i blesh femijeve, kete fundviti, shikoje mire kete foto, nese ndihesh i vjedhur, shikoje mire kete foto, nese nuk gjen dot drejtesi, shikoje mire kete foto, nese ndihesh i huaj ne vendin tend, shikoje mire kete foto, nese te ka ardhur ne maje te hundes, shikoje mire kete foto, nese shtrengon dhembet dhe grushtat se u mbush kupa, hidhi nje sy kesaj fotoje, qe tallet e ngerdheshet, me hallin tend!

    2. Gjykata asgje nuk Zgjidhi. Zhejit i duhet dhjer mjekrra me mut dhe duhej denuar me 10 vjet burg per shpifje.Si perfundim RROFTE LIGJI KUNDER SHPIFJEVE!

      1. O qejflliu i Ramës !
        Zheji sipas teje duheshka futur në burg 10 vjet se paska bërë krimin e madh që ka botuar një lajm të një portali, ku dikush e ka parë thjeshtrën e tij duke biseduar me djaloshin e dashur të Batonit e Edit, e siç e kanë zakon shqiptarët, e bëjnë punë të kryer se ata kanë mardhënie.
        A thua vërtet se kjo thashethemnajë për vajzën e gruas së tij e paskej bërë Ramën të xhindosur që të vjell vrer me urrejtje për Zhejin, pasi e ka gjobitur ?
        Jo mor jo !
        Ai nuk ka çarë kokën për djalin e tij e jo më të shqetësohet se dikush paska marë nëpër gojë thjeshtrën.
        Gjithë hallin e ka se kjo histori e sajuar, në fakt goditjen nuk e ka për vajzën , por e ka për ate fyellin nga Kosova që deshte ta bënte ministër të jashtëm, sepse në tre fjalë shqip që flet, për tu dukur i ditur, përdor 6 fjalë në anglisht.
        Sa herë ka ofenduar Rama me mijra vetë, kundërshtarë politike e gazetarë, femra e meshkuj, të rij e pleq, mjaton ti bëjnë një pyetje që i djeg apo një kritikë që nuk i jep dot përgjigje.
        Në ditët e tërmetit, e ofendoi një grua të re në Laç, duke i thënë se prandaj nuk je martuar se të shohin që je e egër.
        E cila ishte “egërsia” e saj ?
        Se e pyeti kryeministrin se çdo të bëhej me babanë e saj që i sëmurë në këtë të ftohtë, po ri në një çadër ku të grin era..
        Dje e pyeti kryeministrin një vajzë e re gazetare, fare qetë e natyrshëm se çfarë mendon ai për këmbënguljen e Vuçiçit për të mohuar masakrën e Rr.eçakut.
        Goxha kryeministër 55 vjeçar, ju kthye vajzës së gjorë duke e përqeshur si rrugaç, duke mos qenë në gjendje ti japë përgjigje pyetjes fare normale, por që atij i dogji.
        Sa për Zhejin, një gjë duhet ta dish.
        Ai e njeh me rrënjë e dhëmball Edin pasi janë rritur bashkë e nuk e ka inatin me te se medemek ja përgojoi thjeshtrën, porse duke e njohur nga afër se çfarë mostre është, i ka rënë kokës për të gjitha marrëzitë që bën.
        Nuk do Rama asnjë njeri tjetër veç vetes o birbo, e kur ta kuptosh këtë, ai do ti ketë lënë pa bukë fëmijte apo familjen tënde. !
        Ah po ! Për shokët e banditit drogmen Alizoti që shpifin për deputetët e opozitës, urdhëron komisarët e policisë që të zgjidhin qesen e buxhetit të shtetit, siç ndodhi me Salianjin.

  2. Shikoni me cfare llogjike punojne drejtuesit e medjave qe denigrimin nepermjet shpifjes e kujtdo personi e legjitimojne dhe per turpin e tyre me pas vazhdojne te ironizojne figuren e nje te pafajshme duke e “misheruar” fatin e saj qe i ka rene per te jetuar me njerkun.
    Nese pretendimi i tyre eshte se njerku mbrojtjen ligjore te vajzes e ka perdorur per plitike, po ju te medias perse vazhdoni t’a “masakroni” ate me pas per malinjitet.
    E ndyre qe te harrish deri ne kete perversitet.
    Ne fund te fundit cfare ndryshimi ka me ndeshkimet e periudhes komuniste kur femijet diskriminoheshin per “fajet” e prinderve apo anasjelltas?!

    1. Me ler te ta them nje her te vetme o birbo. Aq mire e ka shkrujt dhe aq mire ja ka bere o te qift vuçiçi ne goj

      1. O TI PA EMER…NA CAVE TRAPIN.ME KOMENTET E TUJA…IKE FSHI BYTHEN…CDO KOMENI DO I PERGJESH TI….IKE TE QIFSHA ZHEJIN….

  3. Si e ka bere jeten ky, lluks e qef. Rrijme ne e mbajme me dore se tjeter gje sbejme dot. Keta edhe e vertetuan me zor. Rroft anglia gjermania dhe franca. 3 vendet me te padobishme ne ditet e sotme.

  4. Gabimi fatal i diktatoreve eshte kur kalojne masen e dhunes dhe vrasin friken. thotë:

    O popull, nese je pabuke shikoje mire kete foto, nese je papune, shikoje mire kete foto, nese nuk ke cfare t’i blesh femijeve, kete fundviti, shikoje mire kete foto, nese ndihesh i vjedhur, shikoje mire kete foto, nese nuk gjen dot drejtesi, shikoje mire kete foto, nese ndihesh i huaj ne vendin tend, shikoje mire kete foto, nese te ka ardhur ne maje te hundes, shikoje mire kete foto, nese shtrengon dhembet dhe grushtat se u mbush kupa, hidhi nje sy kesaj fotoje, qe tallet e ngerdheshet, me hallin tend!

  5. O neri eshte shume e thjeshte ligji duhet te ekzistoje,ky ligj qe te perdoret duhet te kete shpifsa,ne qoftese nuk shpif por bene gazetari ti nuk behesh pjese e ketij ligji,ka njerez qe shpifin se jetojne me kete si salihu zheji rakipi shkullaku paloka sali anji likja mona ceshtje Geni o neri por ti mos u shqeteso per keta qe shpifin dhe pastaj paguajne gjobat

  6. Shikoni reagimet e tifozave te ketij prtali per te kuptuar se ne cfare plehrash, funderrinash, llumi jetoni o te mjere!

  7. nuk e njoh zhein e as personin qe ka bere komentin.nje gje e kuptoj se persdoni qe e ka bere dote jete ndonje kopil ne mos qofte vete akuzuesi ose ndonje nga kopilat e grave”modeleve”qe ka pase.si mund ta quash nje grua qe ndrron burrat per lek.dkur ato kishin nje emer vulgar (kurva)por sot quheh modele.

  8. O kari nuk duhet ta quash fare ajo ka jeten e vet,por sikur te qelloje motra note ne kete situate keshtu do flasesh pastaj,mosoni o shpellkare shurranjos qe secili ben cfare te done me jeten e tij,deri aty kur nuk cenon jeten e tjetrit

  9. Ne fakt vetem nje deficient e retard si Gent Cakaj mund te kete te dashur nje monster si kjo. Shikoni cfare shemtie dhe debile. Tipike katunare qe qesh e zgerdhihet me burrin e 7 te mami kurves. Dhe thone pastaj se kur jeton nd Evrope zhvillohesh, behesh me i civilizuar. Kesisoj tipash edhe ne Jupiter ti cosh, katunar mesjetar mbeten.
    Familje e lumtur moderne ku morali nuk eshte i mrepritur.

  10. Duke lënë mënjanë historinë e sajuar të vajzës së bashkëshortes së katërt të kryeministrit, do të desha të dij se a e ka hedhur në gjyq ai gazetarin Mero Baze, lidhur me publikimin e historisë gjyqësore të ndarjes me gruan e parë ?
    Për mendimin tim, rruga më e mirë për të përgënjeshtruar një thashethemnajë, një fenomen ky i përhapur shumë në shoqërinë shqiptare, duhej të mjaftohej me përgënjeshtrimin që i bëri vajta e Linda Xhillarit kësaj thashethemeje.
    Nuk kishte se pse të merej njerku i saj me këtë thashethemnajë për ta bërë objekt ankese se po i bën dëm personit të tij, pasi kështu nxit në publik zgjerimin e thashethemnajave.
    Nuk shoh ndonjë tragjedi të madhe apo krim, që vajza e bashkëshortes së tij, edhe vërtetë të ketë pasur ndonjë lidhje intime me djaloshin Cakaj që ai përzgjodhi si ministër të jashtëm.
    Por ja po e lemë mënjanë këtë histori të sajuar me thashetheme që vetë e përfolura e përgënjeshtroi..
    A kanë të drejtë një pjesëe e madhe e opinionit publik që të dyshojnë se ku e ka burimin “dashuria e madhe” që ka kryeministri, për personazhe të tillë si Dako e shumë të tjerë si ai ?

  11. keshtu duket e mire vajza e lindes.priteni kur ta ndaje te emen sic ka bere me te tjerat e te marre te bijen.eshte normale per nje te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *