• |
ide | kryesore

Shpenzimet e pakuptimta të personazheve

Paparazzi, Slider



Pas një dite të gjatë, ikona e televizionit amerikan, Oprah Winfrey , bën banjë në një vaskë që është bërë posaçërisht për të dhe i përshtatet fiks trupit të saj. Vaska është realizuar me mermer dhe oniks.

Gwyneth Paltrow shpenzon 300 dollarë në ditë vetëm për ushqime.

Cardi B i dhuroi Offset 500 mijë dollarë për ditëlindje sepse s’dinte ç’ti dhuronte tjetër.

Mariah Carey shpenzon 100 mijë dollarë në muaj vetëm për lule ekzotike.

Meghan Markle shpenzoi më shumë se 630 mijë dollarë për veshjet që përdori gjatë shtatzënisë.

Johnny Depp shpenzon 30 mijë dollarë në muaj vetëm për verë. Gjithashtu, refuzon të udhëtojë me avionë të tjerë përveç Gulfstream GV, që e paguan 200 mijë dollarë çdo muaj.

Qentë e Paris Hilton jetojnë në një vilë të vogël me dy kate që ka ajër të kondicionuar, ngrohje.

Brooke Shields nuk i percepton mirë paratë. Njëherë, e ëma tentoi t’i shpjegonte një shifër dhe aktorja e kuptoi vetëm kur e krahasoi me tre Mercedesë.

Tavolina e 50 Cent është e bërë vetëm nga kartmonedha.

Rutina e kujdesit ndaj lëkurës i kushton Victoria Beckham 1741 dollarë në ditë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *