• |
ide | kryesore

Sot takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kosova nuk merr pjesë për shkak të Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit



Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve. Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e mikpritësit të këtij takimi, kryeministrit shqiptar Edi Ramës duke treguar disa nga arsyet pse Kosova nuk duhet të jetë e pranishme në këtë takim.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”.

Ky takim vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane. Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen edhe në dy takimet paraprake.

Ndërsa dje kryeministri Rama deklaroi se tryeza e radhës për projektin e Shengenit Ballkanik është pjesë e një procesi ku veç ëndrrës ka dhe një plan konkret pune të mirëstudiuar. Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se mospjesëmarrja e Kosovës në këtë tryezë, e cila pranohet dhe nga SHBA dhe Europa, e nxjerr humbëse politikën e Kosovës në sytë e vëllezërve amerikanë.

Ne kishim rënë dakord që do bënim këtë samit në Durrës dhe përkon koncerti me një ditë përpara samitit, ku s’do jenë vetëm Presidenti i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por do të jenë dhe të tjerë. Do vijë nga SHBA, nuk e di nga Kosova. I dërguari special, Palmer, më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do dërgojë dy persona të posaçëm nga DASH në mbështetje të këtij procesi”-, tha Rama.

Vuçiç ishte skandaloz në drejtim të deklaratave për “Kaçakun”, unë e thashë me zë të lartë. Kjo ishte vërtet një simptomë e faktit se Serbia nuk është shkëputur deri në fund nga e shkuara e saj. E dyta, unë se dua paqen, dhe nuk e dua Shengenin rajonal dhe nuk e dua transformimin historik për t’i bërë Serbisë ndonjë nder apo për të mirë të Serbisë. Unë e dua për Shqipërinë, Kosovën dhe për shqiptarët”, theksoi ai.



7 Comments

  1. Tani Kosova nuk merr pjese per shakak te Vucicit apo sepse eshte kundra kesaj marrveshje ?

    Keto jane 2 gjera te ndryshme.

    1. Ti sbesoj se e kishe pyetje, sepse dihet arsyeja pse smerr pjese Kosova. Nqs e kishe si veretjej per Lapsin, edhe une te njejten verejtje kisha. Kosova nuk merr pjese ne kete samit te 2 sllaveve dhe nje antishqiptari,sepse nuk do qe t’ia pastroje te kaluaren kriminale Vucicit, dhe aq me pak larg qofte vetem te perforcohet si ide qe do ndodhi minishengeni, se per te ndodh ska per te ndodh kurre. Maksimumi, Ky antishqiptari minishengist qe ka marre peng Shqiperine, mund te beje perpjekje per bashkim me Serbo Fyromsat,edhe 1-2 vite, aq sa i kane mbetur ne pushtet, po per te ndodh ska per te ndodh kurre,se ne fund nuk do lejohet as nga vete partia e tij(sic i ndodhi tradhetarit tjeter,Hashim Thaci ne partine e tij per shkembime territoresh) e jo me nga populi.

  2. KA nevoje perversi per takime te tilla te tregoi se lider me permasa , po cfare shengeni flete ky maskara , sot fale qeverise se meparshme Shqiptaret levizn te lire me Dinjitet ne te gjitha vendet e BE , ne te gjitha vendet e Ish Jugosllavise levizim me karta se Mali zi ,Meqedonia , me pasaporte ne te tjerat , pra kjo shte nje mashtrim sade .

  3. Arber e shkodrani po mundohen te na mbushin mendjen cfare ka bere salih karaxhic berisha,pastaj kete shengenin ballkanik e kane aprovuar shba e be per te miren e ballkanit,ky shpellkari arber flet me siguri qe mbas dy vjetesh rama do iki por se si nuk e thote dhe kush do e zevendesoje as kete nuk e thote,por e ndihmon shkodrani me salihun,e kuptoni ku keni ngelur o shpellkaret e lapsit

    1. Kujt i thua shpellkar ti o biri i shpellkurves? Pse Librazhdi yt, te duket metropol ne krahasim me ne te shpellave more kurve mashkull? Po do iki Rama qe ne momentin e pare qe ben zgjedhje qe nuk i vjedh, kete e di edhe ai vete. Ska rendesi kush e zevendeson, me i keq se ky sdo vije asnje. Dhe shpresoj qe ti te jesh by*lepirsei i fundit servil i nje politikani, ndaj cdo partie qofte. Ti dhe mamane pranon ta shajne, vbetem Minishengistin jo.Prandaj je Kopil, se ske mesu hala atesine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *