• |
ide | kryesore

Urrejtje patologjike për Ferrari, Wolff: “Më mirë shkoj në Mars”

Sport



Toto Wolff tek Ferrari mbetet vetëm një sugjestion. Drejtori ekzekutiv i Mercedes AMG F1 ka përjashtuar kalimin tek skuderia italiane në të ardhmen: “Duket një ide e mirë të shkosh tek Ferrari, por do të preferoja të bëja tjetër gjë, e tipit të shkoj në Mars me Lewis Hamilton e të shohim nëse ka ndonjë gjë për të fituar edhe aty”. Një batutë që fsheh qëllimet e Wolff për 2020: “Dua të kem një makinë të suksesshme edhe në 2020, pastaj mendon Hamilton”.

Gazeta gjerman ‘Kronen’ ka kujtuar më pas se si Hamilton e ka lidhur qendrimin e tij me atë të Wolff tek Mercedes si kusht primar për të nënshkruar rinovimin me skuderinë e ‘shigjetave të argjendta’ që do të skadojë vitin e ardhshëm. “Duke folur seriozisht – ka vazhduar ende Wolff -, ajo që dua është të kem sukses edhe në 2020, pastaj të shohim cdo të ndodhë. Por nëse do ti japim përsëri Lewis një makinë mbi të tjerat, pastaj mendon ai”. Objektivi është të barazojë rekordin e Michael Schumacher, piloti i vetëm deri tani që ka fituar shtatë tituj kampion.

Shefi i Mercedes në F1 ka zbuluar më pas se dëshira e tij e madhe për Vitin e Ri nuk është sportive, por që “të gjithë të jenë në shëndet: këtë vit kemi humbur Niki Lauda e një nga inxhinjerët tanë, një nga më të rinjtë, që humbi jetën në një aksident me makinë, ditën pas kurorëzimit me titullin Botëror. Kështu është e rëndësishme të jesh në shëndet, për gjithcka tjetër ka kurë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *