• |
ide | kryesore

Vrasja e 2-fishtë në Patos, autori rrëfehet në polici: Më ndau motrën nga burri

Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e gardianit të burgut Martin Skëndaj, që vrau ditën e enjte Manol Rapajn dhe Elis Kapajn për çështje nderi në poliklinikën e Patosit. Përpara policisë, Skëndaj ka pranuar krimin dhe ka konfirmuar se motivi i masakrës ishte një lidhje intime mes fqinjit të tij Manol Rapaj dhe motrës së tij. Mësohet se Skëndaj bënte fajtor Rapajn për divorcin e motrës së tij nga bashkëshorti.

Martin Skëndaj dhe Manol Rrapaj ishin fqinj me njeri tjetrin në fshatin Kuqar të Patosit. Dy familja dyert e të cilave ndahen nga një gardh tashmë i druhen fort hakmarrjes. Ngjarja e rëndë e ka zanafillën muaj më parë, kur familjet Skëndaj dhe Rrapaj kanë zbuluar një lidhje dashurie mes vajzës së familjes Skëndaj dhe Manol Rrapaj.

Motra e autorit të krimit ishte martuar në një fshat të Ballshit, por së fundmi ishte divorcuar dhe ishte kthyer te dashuria për komshiun e saj, Manol Rrapaj. Dy familjet kanë pasur përplasje të forta dhe debate kohet e fundit. Martin Skëndaj dhe babai i tij kanë shkuar tek familja Rrapaj dhe kanë kërkuar që djali i tyre të qëndrojë larg vajzës.

Për këtë arsye familja Rrapaj madje ka bërë denoncim në policinë e Patosit me arsyetimin se dy pjesëtarët e familjes Skëndaj i kishin shkuar në shtëpi më sëpatë në duar. Ky denoncim nuk ka zgjidhur gjërat, përkundrazi e ka acaruar situatën. Të bezdisur nga ky fakt Manol Rrapaj i shoqëruar nga kushëriri i tij Elis Kapaj që sapo ishte kthyer nga emigrimi i kanë kërkuar llogari 22-vjeçarit Martin Skëndaj.

Pasi janë përleshur me leva tek poliklinika e Patosit, Skëndaj duke mos ia dalë përballë dy të rinjve, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar për vdekje Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn. Martin Skëndaj u arrestua pak minuta pas krimit dhe u sekuestrua gjithashtu edhe arma e krimit, ndërsa tani frika më e madhe është hakmarrja ndaj familjes Skëndaj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Sa gazetar injorant qe jeni, eshe ne nje rast te tille ku kane vdekur dy vete vazhdoni te beni tituj vetem per te marre klikime.
    Po te lexohet artikulli del shume qarte qe motivi i vrasjes eshte vetembrojta, ai nuk i ka vrare se i ndau motren nga burri por i ka vrare se i kan shku dy vete me leva me e rraf. Te tjerat jane rrethana.

  2. O .injorant çfar vete mbroitje i
    dolen ne rrug kesaj kurves a po kalonte gardhin naten ky polic kaari te ndalte te motren qe mos ti shkonte ne shtrat naten keti djalit kesaj i thon kurva qiet e fshati digjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *