• |
ide | kryesore

Vuçiç flet në Tiranë: I kënaqur nga takimi me Ramën dhe Zaev

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç thotë se është ndarë i kënaqur nga takimi me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev mbrëmjen e së premtes në Tiranë. Vuçiç u ka thënë medieve serbe se “janë arritur marrëveshje konkrete për shumë gjëra”.

“Kjo që po e bëjmë është rrugë vizionare dhe është diçka që edhe Beogradit, edhe Shkupit e edhe Tiranës do t’i sjellë zhvillim, më shumë para, standard më të mirë të jetesës, qëndrim dhe mbijetesë për popujt tanë në vatrat e tyre, e jo vetëm ikje jashtë vendit me barkun zbrazët”, – tha Vuçiqi për gazetarët pas takimit sipas asaj që raporton agjencia serbe e lajmeve “Fonet”.

Vuçiç tha se takimi i radhës do të jetë në Beograd në fund të janarit dhe vlerësoi se “do të jetë historik” për atë se çfarë do të bëhet deri atëherë. 

Presidenti serb dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në Tiranë për të qenë të pranishëm dhe zhvilluar atë që njihet si takimi i “Mini-Schengenit Ballkanik”. Pas takimeve të zhvilluara në Novisad dhe Ohër, kësaj here Rama, Vuçiq dhe Zaev po takohen në Tiranë.

 

Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pasi i tha “jo” ftesës së Ramës për t’u takuar në Tiranë për takimin e tretë mes Ramës, Vuçiçit e Zaevit duke deklaruar se “derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta”. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë organizoi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër vizitës së Vuçiç. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Edvin Rama po te sherben,eshte biri i te atit dhe fisit antishqiptar !Edvin Rama,vuan nga komplekse muzhikesh lindore,vdes per rus e sllav !Edvin Rama,eshte monster dhe asnje lidhje nuk ka me shqiptaret e Kosoves,i urren pafundesisht ata !Vuçiç eshte lidhja e shkurter me Putin dhe Zaev e kane sa per alibi !Turpi i madh i nje kombi ,te kene nje kryeminister te çekulibruar dhe te papergjegjshem e prosllav si edvin Rama !Ku jane ata baloshet e Kosoves qe benin be per edvin Ramen,u them na e shkermoqni pak jashtqitjen,maskarenje e sherbetore te UDB-se!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *