• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti me firmë/ Kreu i SPAK, Arben Kraja hetues në diktaturë

Lajme



Ish-kreu i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka publikuar një procesverbal të kryetarit të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja që prej vitit 1988 deri në 1991 ka punuar si hetues në Shkodër. Më 27 korrik 1990, Kraja ka urdhëruar arrestimin e një personi nga Shkodra, i quajtur Beniamin Bizi, i cili akuzohet për “kryerjen e veprave që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”. Sipas procesverbalit të nënshkruar atëherë nga kryetari aktual i Prokurorisë Speciale, burri ka udhëtuar nga Shkodra drejt Tiranës.

“Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”:)) Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thuash më? Meqë deshët fakte… Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë! Ndalemi me kaq, se ka më…” – shkruan Tufa. Kreu i SPAK edne nuk ka folur për akuzat që e lidhin atë me të shkuarën. ©LAPSI.al

80560945_10220965038626892_1861256972876120064_o

Arben-Kraja-Olsian-Cela-SPAK-Donika-Prela-Ibrahimi-Gent (6)
Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi



1 Comment

  1. O goni o bolshevik me edukim ne rusi kur u bere dhe ti demo salihu te beri drejtor me diplome plagjature te vjedhur,kujdes mos udheto me makine ne zvicer se skifteret e salihut gati jane po presin vetem urdherin e dum babes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *