• |
ide | kryesore

7 vjeçari që përloti botën me letrën drejtuar Babagjyshit

Paparazzi, Slider

Një djalë 7- vjeçar ka përlotur botën me historinë e tij. Lajmi për të është publikuar nga të gjitha mediat ndërkombëtare.

Ai jeton diku në Teksas dhe i ka shkruar një letër Babagjyshit të Vitit të Ri, kërkon një baba më të mirë, sepse i ati i tij është i dhunshëm. mDjaloshi quhet Blanke dhe letra e tij shkruar për Babagjyshin u botua nga qendra ku qëndrojnë gratë e dhunuara dhe fëmijët e tyre “SafeHaven of Tuarant County”. Vogëlushi po qëndron atje bashkë me nënën dhe motrat e tij. Në letrën e tij vogëlushi shkruan:

“I dashur Santa! Ne duhet të iknim nga shtëpia jonë. Babi ishte i dhunshëm. Mami na tha se ishte koha për të ikur dhe se ajo do gjente një vend më të sigurtë për ne, një vend ku ne nuk do kemi frikë. Unë jam akoma nervoz, nuk dua të flas me fëmijët e tjerë. A do vini këtë Krishlindje ju? Ne nuk morrën asgjë nga gjërat tona dhe a mund të na sillni ju disa libra për fëmijë, një enciklopedi, një busull dhe një orë? Uroj edhe një baba, një baba të mirë. A mund të më sjellësh ti një baba të mirë? Të kam xhan Blake.’’

Letra e të voglit është shpëndarë shumë dhe kudo është uruar që kjo histori t’i bëjë gjithë ata burra që ngrenë dorë mbi gratë e tyre të reflektojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu