• |
ide | kryesore

“Askush sikur Rama” / Të gjithë faktorët në Kosovë kundër kryeministrit

-Instant, Kryesore

Përtej shigjetimeve të Edi Ramës për ata që e krahasojnë me Esad Pashën, apo ironive të tij me patriotët e Facebook-ut që e kanë masakruar në rrjetet sociale nismën e kryeministrit Shqiptar për tu ulur përkrah Serbisë dhe pa Kosovë në tryezën ballkanike, ajo që ka ndodhur prej disa kohësh është një ngjarje e pa parë më parë.


Edi Rama është shndërruar në të parin lider të “dheut amë” që ka kthyer kundër vetes të gjithë faktorët politikë në Kosovë. Duke thyer një rregull të vendosur prej atij vetë, që mos i shajë bashkëkombasit e tij në krah të të huajve, duke e kaluar cakun dhe duke shpallur se Prishtina është futur në rrugë qore Rama ka arritur të krijojë një konsensus të paparë kundër tij.


Lexo me tej:

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Po të qëmtohen me kujdes edhe fjalët që tha këtë të shtunë gjatë samitit të mini Shengenit Ballkanik, ai e ka pranuar vetë këtë realitet.

Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit.

Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.

Pra shkurt kryeministri ka aplikuar formulën që zbaton edhe brenda Shqipërisë: të gjithë e kanë gabim dhe vetëm ai e ka të drejtë.

Kjo qasje prej autokrati delirant ka ngjallur edhe shpërthimin kudër tij në rrejete sociale.

Sepse para se të besojnë njeri që predikon se e gjithë bota përveç tij e ka gabim, sepse para se të dëgjojnë se Kosova është futur në rrugë qore, se po vetëizolohet, se liderët e sja po e përdorin të ardhmen për politikën e ditës, ata që e shohin Ramën me dyshim kanë të drejtë të ngrejnë pyetjen: po mirë vërtet edhe Hashimi, edhe Ramushi edhe Albini po gabojnë.

Dhe pas kësaj ata janë në të drejtën e tyre të ngrejnë edhe një dilemë tjetër: A mos është më mirë formula që propozon Albin Kurti, se shqiptarët përpara se të bien dakord me Vuçiçin apo Gjukanoviçin, duhet të merren vesh me njëjri tjetrin?

Rama se ka përfillur këtë formulë. Ai ka hecur përpara me Beogradin, Shkupin e Podgoricën pa u marrë vesh me Prishtinën. Dhe pikërisht kjo e ka vënë përballë fortunën me të cilën po përballet sot.

©Lapsi.al  

21 Comments

  1. Titull i gabuar, eshte Rama qe eshte kunder shqiptareve dhe per pasoje faktori shqiptar kudo qe ndodhet e neverit. Te mbash ne njerin krah Vucic dhe ne krahun tjeter Djukanovic, perfaqesues te serbeve dhe malazezeve qe per shekuj me rradhe kane qene antishqiptare dhe te fyesh lideret shqiptare te Kosoves, kete nuk do mund ta imagjinonte as Esad Pashe Toptani. Ky eshte nje Haxhi Qamil qe ne vend te turqve do sllavet. Kaq mund te thuhet per te dhe vetem mund te neveritet si nje qenje e peshtire e asgje me shume

  2. Nga Çun Lajçi

    Edi Rama,

    LEXO EDHE:
    ‘Mini-Schengeni’/ Mal Berisha: I shërben vetëm Vuçiçit, shkon në Beograd si një hero
    mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak,

    se t’del shpirti n’yzderhane!

    *

    T’qava n’vargje kur u dridhe themelesh

    Shqipni

    Por t’qava edhe mbramë n’Tiranë kur t’shkeli Vuçiçi

    – A din pse shqipni

    Se kur fituen komunistat, Shkodra u mbush malazez e serb, n’emen t’fitores, thoshte At Zef Pllumbi!

    – Mbramë derisa protestonte nji grusht atdhedashsish, fitova përshtypjen se na pushtoi prap Serbia!

    – Eh more Edi Ramë, pak t’paska pas dhanë me hangër të Makroni e Merkelka Ramushi

    (ma hanksh lu*in)

    se ty u dashka me t’dhanë me hangër saçme!

    Po s’po di a je veç ti kaqë i etshem për Sërbinë e Shengenin apo ke edhe të tjerë rreth vetës, se s’ka mundësi t’ua këthesh kaqë shpejt prapanicën kosovarve që t’erdhën pa zbardhë Hylli i Dritës n’Durrës, e hinë gërmadhave tue qajtë për vllazën t’vet, kur ti hala ishe n’mjegullat e Surrelit (narkotikve!)

    – Pak pare t’i dhamë edhe ne, por edhe pak saçme mundemi me ti dhanë nesër, nëse vazhdon me shitë Shqipninë!

    Ramushi e mbjti Luanin e vdekun n’shpindë e nuk e la n’Krumë, e ti ia bjen gjaksorin n’Durrës e ngre dolli, e s’len nji t’zezë pa thanë për Gjeneralin e Dukagjinit!

    Por s’ke faj ti jo, se viat e bardha ti kan djegë trutë, kurse Ramushit plumbat e Vuçiçit ia kanë djegë dy vllaznit e krejt Kosovën!

    Edi marrja

    Merre vesh edhe ket fjalë:

    Ashtu siç erdhem me ndihma, mund t’vimë nji ditë edhe me thupra thane tanë nej-nej, e me t’rreh derisa t’shkon piskama n’Beograd, se Kosova asht plot Ramusha, bile ma t’rrept se Isa janë Albini e Glauku, e huj ka hala (si n’Vlonën e vitit 1912), e besën e ke nuk luen ti me 6 milion shqiptar!

    – Mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak, po t’thotë Malsia e Reka, se t’del shpirti n’yzderhane o Edi Rama!

    Tiranë, 21.12.2019

  3. O rrace muti qe jeni po ju o shpellkare shkoni harxhoni mines euro ne mal te zi e serbi per qef ne vere e dimer tani hani mut te serbit salih,ju vazhdoni me mesimet e enverit qe ju ka mesuar qe jugosllavia revizioniste eshte armike,por ju pastaj ne darke i binit me dore duke pare tv serbe

    1. Antirilindas dhe mësues që ju uron: vdekshi të gjithë ju që jeni kaq idiotë. thotë:

      Me të thënë se je idiot ti nuk e kupton, prandaj nuk ia vlen me u marrë me ju krymba

    2. Pse qenkemi rrace muti ne qe duam me shume shqiptaret se serbet? A mund ta shpjegosh se kush e krijoi PKSH-ne? A mund te shpjegosh se meqe Rama eshte kaq antienverist ka per keshilltar kryesor nje sternip te Ne jm in s ndersa ne krye te KLP nje nip te Enverit? A mund te shpjegosh se pse adhuruesja kryesore e Rames eshte vajza e nipit te nje krimineli komunist? A mund te shpjegosh se pse kryetari i grupit parlamentar te Rames qe ve partine mbi Shqiperine, i ka kenduar Enver Hoxhes, ndersa ish-ministri i brendshem, “bir” i nje oficeri te sigurimit, u be hetues pas fotos me Hoxhen? Pasi te shpjegosh keto gjera, per te cilat te kane mesuar te thuash, na shpjego pak ate fjalen “shpellkar”, jo per gje, por mos ke nevoje per ate rrokjen e fundit dhe te pelqen organi gjenital i shpellareve… Kucovari me sa duket kenaqet me ate te hollandezeve, prandaj ju meson te mos e vleresoni “prodhimin vendas”

  4. Ku flet kunder liderve te kosoves se vete ata e kan respektu kur ka shku atje, por ky zotria po te erdhi ne shtepi duhet q…r se ndryshe ai nuk ta njeh miqesin o ramush , ky nuk e njeh luften , por si djalli temjanin e ka frik p…..in

  5. Edhe ne kosove edhe ne shqiperi te gjithe duan te ikin,e duan vendin e tyre nga larg.Kurti eshte bere si Marksi,Rama si tja doje Suma.
    Qe ne kohe te Skenderbeut,turqit dhe serbet na kane akuzuar si shtet Jo formues.
    KY I Paemer te na beje nje hartim mbi rritjen e patates.

  6. Ulja ne nje tryeze te pagezuar si te dobishme nga BE/SHBA, si e barabarte me shtetet e tjera te rajonit, vec mire do ti bente Kosoves.

    Liria e levizjes se mallrave e njerezve vec mire ju ben qytetareve te Ballkanit.

    Ndermarrja e nismave te perbashketa, deshmi e dinamizmit politik dhe ekonomik te rajonit, vec mire ju ben te gjitha shteteve protagoniste, ne rrugetimin drejt integrimit final ne BE.

    Perpjekja per ta hedhur veshtrimin pertej ndasive shume shekullore, qe kane pergjakur Ballkanin dhe i kane denuar popujt e tij te jetojne perhere ne prapambetje, vetem mire e me mire i ben shteteve dhe banoreve te Ballkanit.

    Ulja e Kosoves krah Shqiperise ne nje nisme si kjo e forcon padyshim poziten e protagonizmit shqiptar, perballe atij sllav, krahasuar me te dyja alternativat e tjera te mundshme: ate aktuale, ku Shqiperia eshte braktisur dhe shqiptaret e Kosoves po lene namin e zi me komente e reagime; dhe alternativa e fundit (qe kerkojne lideret e Kosoves), izolimi i faktorit shqiptar permes mospjesemarrjes ne nisme.

    1. Sa i zgjut qenke ti mer vlla, e paske kuptu te gjithe lojen me mbret e ushtar te rames, si pazaret neper dreka e darka sic e tha edhe vet me vucic e thac per korigjim kufijsh, si taksen e rramushit per te prish pazaret, ashtu edhe kte mini shengenin per te eleminu taksen. Remi nuk ka, mbreti do te bjere. Rama eshte si nje kancer qe po gerryen shqiperine dhe shptaret

    2. Se pari duhet lare duart, e pastaj te ulemi ne tryez. Si nuk e keni te qart se Vuqiqi ishte pjes e regjimit te Millosheviqit, ky fakt mjafton qe ai te mos jet i mirseardhur ne trojet shqiptare. Per mua personalisht, armiku i vellait tim nuk mund te jet mik i imi. Si te krijohet minishengen me ata qe punojne dit dhe nat kunder 2 miljon shqiptareve te Kosoves? Nese ndalet armiqesija mund te krijohet miqesija dhe bashkpunimi. T’i thuash armikut mik, njeriu normal nuk e ben.

  7. Cja fusni pordhes mor aman. Ai po zbaton nje vije sjellje te padroneve te vet. Kaq. Ashtu si gjithe te tjeret ne ballkan. Kosova? E dine mire lideret atje se nga po u shterngohet dara….

  8. Problemi eshte se Rama e di shume mire cfare ben. Dhe thote: – Hani mut, hani. Dhe ata qe e shajne ne rrjete, vazhdojne ta skuqin mutin dhe vene re se ju like.
    Ndersa nderkombetaret qe vendosin per Shqiperine dhe mund ta ulin gishtin e madh poshte per Kosoven, si gladiatoret ne ring, pasi eshte krijese e tyre, i thone Rames, VAZHDO.
    Kete Rama e ndjen dhe i fiton zgjedhjet perseri dhe perseri thote: – Hani mut, hani.

  9. Të shumtë janë për fat të keq në Shqipëri njerëzit , që akoma me naivitet vazhdojnë të bëjnë përgjithësimet se kështu tha Europa apo kështu ka thënë Anerika, sikur në gjithë shtetet e botës, ashtu si dikur në Shqipëri të sundonte vetëm një ideollogji e një parti.
    E para e punës, në gjithë botën janë ndarë dy grupimet më të mëdha politike në koalicione ndërkombëtare të së majtës e të djathtës.
    Mbrenda këtyre dy grupimeve tëmëdha, ka grupe të së majtës e të djathtës që janë të moderuara e përfshijnë partitë e qendrës, por ndërkaq ka edhe hrupime të së majtës e së djathtës, apo liberalë e konservatorë ekstremistë.
    Le ta ilustroj me një shembull konkret :
    Në Gjermani prej shumë vitesh qeveris koalicioni i djathtë CDU—CSU në koalicion me partinë e majtë socialiste.
    Ministri i jashtëm gjerma i qeverisë Merkel, më parë ka qenë socialisti Gabriel e tani është socialisti Mass
    Të mos harojmë se partia socialiste shqiptare është pjesë e Internacionales socialiste ku bën pjesë edhe partis socialiste gjermane..
    A e mbani mënd se ish ministri i jashtëm gjerman, socialist Gabriel, në krizën politike të Shqipërisë në vitin 2017, doli hapur publikisht me ultimatumin kundër opozitës shqiptare, se nëse ju do të këmbëngulni për dorheqjen e Ramës, “Gjermania” do ti njohë zgjedhjet njëpartiake vetëm me partinë socialiste ?
    Pak a shumë po e njejta ndarje politike ekziston edhe në SHBA midis demokratëve e republikanëve e në të dy këto parti ka edhe grupime ekstremiste liberale apo konservative.
    Ambasadorët amerikanë që u atashuan në Shqipëri vitet e fundit, ishin përzgjedhje të demokratëve të udhëhequr nga presidenti Obama, e në këtë parti amerikane, ndonëse jo në përpjestimet e socialistëve europerëndimore, ka edhe grupe politikanësh që janë më pranë ideve të socializmit.
    Është kjo arsyeja që ambasadorët e kohës së Obamës, ishin më pranë partisë socialiste shqiptare sesa asaj demokratike.
    Po e le mënjanë influencën politike të fondacionit “Shoqëri e hapur” të multimiliarderit Soros pasi është një dukuri më e komplikuar.
    Po kjo histori me politikën, duhet parë edhe me sistemin e drejtësisë.
    Padyshim që si politika, ashtu edhe drejtësia, në vëndet e zhvilluar e të konsoliduara demokratike të perëndimit, nuk mund ti krahasosh me politikën e drejtësinë shqiptare
    Ato janë një shekull para Shqipërisë.
    Por a mund të përgjithësohet drejtësia perëndimore si një drejtësi perfekte dhe e pa influencuar nga politika apo që nuk ka asnjë mundësi korrupsioni ?
    Edhe ky do të ishte një naivitet i madh.
    Le të marim si shembull Italinë fqinje.
    Në këtë vend drejtësia ka bërë një luftë të madhe kundër grupeve të fuqishme mafioze.
    Ka heroj prokurorë e gjykatës të njohur me emëra në gjithë botën, që sakrifikuan edhe jetën e tyre në iuftën kundër mafies, por ama ka edhe prokurorë e gjykatës e deri ministra e kryeministra që kanë pasur lidhje me mafien
    Në SHBA, ish prokurori e ish kryebashkiaku i New Jorkut, Rudi Giuliani, ishte prokurori hero që shkatëroi në vitet 80 e 90 tre fammiljet e mëdha mafioze që bënin ligjin në këtë metropol më të madh të botës, e ishte po ky zotëri kurajoz që menazhoi me sukse si kryetar bashkie i këtij qyteti, situatën dramatike që solli sulmi terrorist mbi dy kullat binjake.
    Sot për arsye politike, ky person, po hetohet se po mbron si avokat presidentin republikan Trump me kërkesën e një komisioni hetimor të partisë demokrate që përbën shumicën në Kongres.
    Sigurisht që nuk mund të hyj në thellësinë e së vërtetave qoftë edhe për rastin Giuliani, ama është deklaruar publikisht se presidentin Trump nuk mund ta shkarkojë komisioni hetimor i Kongresit, për faktin se senati me shumicë republikanë do të marë parasysh vendimin e Gjykatës së Lartë ku republikanët përrbëjnë “shumicën”.
    Pra kjartazi nga kjo histori na del se politika ka akses tek drejtësia edhe në vendet me demokraci e drejtësi të konsoliduar.
    Në proçesin e reformimit të drejtësisë në Shqipëri, është thënë se vetingu e përzgjedhja e strukturave të saj speciale, do të monitorohen nga specialistë të dërguar nga BE e SHBA.
    Ndërkaq, bie në sy se një prokuror si Hajdarmataj, që veç që nuk i është gjetur asnjë e metë në kërkesat e vetingut, është prokurori më luftarak në luftën kundër mafies e korrupsionit, e ka 20 muaj që i janë bërë disa ballafaqime vetingu ku del i pastër, na del një “ekspert” italo-francez, që ngul këmbë pa dhënë asnjë arsye seriote e fakt, që ai të rishikohet nga vetingu me tendencën për ta larguar nga profesioni.

  10. Me thuaj ore koqe pse salihu u fut ne bllok,me kapon,me stefanin,me cunat e enverit,pse e mban akoma teseren e PK,pse nuk denoje asnje bllokmen,pse sot salihu ka me shume prona e pasuri se cdo bllokmen te kohes se xhaxhit,pse salihu mbajti rreth vetes spiunet e Partise dhe te tjeret qe kishin vuajtur burgjeve i largoje,pse salihu vrau Remzi Hoxhen

    1. O injorant, Saliu nuk u fut në Bllok, por Blloku duke e vlerësuar si kardiokirurgun më të mirë të kohës së vet kishte nevojë për Doktorin, por ti idiot nuk ke tru për të analizuar e kuptuar. ti je thjesht një robot biologjik pa tru por i programuar nga rlindja.

  11. Jozi qenke mut komplet, amerikanet e kane ble kosoven dhe kane prone mbi 400 ha ne ferizaj o palle dhe nuk e nderrojn me ripjelljen e rames, keshtu qe pas 30 vjetesh ne po shkojm perseri me b. Sovjetik me ramallikun e ripjelljes . Suksese jozi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu