• |
ide | kryesore

“E kam vendosur të ardhmen” Egbo mendon të mbyllë vitin me fitore, por e shqetëson Nwabueze

F1, Sport



Nuk ka dy pa tre, ose të paktën kështu shpreson tekniku provizor i Tiranës, Emanuel Egbo, kur pas fitores impresionuese në derbin e kryeqytetit me Partizanin dhe atë më pak përfaqësuese me Flamurtarin, të udhëtojë drejt Laçin në ndeshjen e fundit të vitit. E pikërisht për ta mbyllur si duhet bardheblutë janë të thirrur në cështje të fitojnë në shtëpinë e një kundërshtari që brenda është dorëzuar vetëm njëherë ndaj Skënderbeut. Egbo kërkon vetëm ta mbyllë me fitore këtë periudhë delicate, si një dhuratë Krishtlindje për Tiranën, por distancohet nga hipoteza për të vazhduar si trajner i parë në krye të skuadrës. Për këtë klub do të bënte gjithcka, por vendimin e tij e ka marrë: “Nuk e di pse ma bëni pyetje – tha Egbo -. Të mbarojmë ndeshjen dhe flasim me klubin. Unë e kam marrë vendimin. Jam në dispozicion të klubit më të madh në Shqipëri. Jam gati të jap 100%”.

Natyrisht, një ndeshje që i ka të treja rezultatet, sidomos po të shohësh vijën e rezultateve të Lacit në shtëpi, apo edhe faktin që vjen nga një humbje. Rikthehet Ngo’o dhe ky është një lajm i rëndësishëm për Tiranën, që ndaj kurbinasve do të kenë në vijën e parë sulmuesin e tyre të fuqishëm, por ndonjë problem infermierie kryeqytetasit edhe e kanë. Tirana është gati dhe këtë do të provojë ta dëshmojë në fushë, në një ndeshje më shumë se të vështirë… “Duhet të futemi në fushë me motivim të lartë. Jemi pranë objektivit që ka vendosur klubi në fillim të edicionit si dhe për vazhdimësinë për vitin e tjetër”.

Një detyrë më vete është edhe ndalimi i Nwabueze. Sulmuesi i Lacit është golashënuesi më i mirë i Superiores me 14 gola e do të jetë në qendër të vëmëndjes së prapavijës bardheblu, që është një nga sektorët më problematikë, duke qenë se ka pësuar 18 gola në 16 ndeshje: “Atë do ta diskutojmë me djemtë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat. Ka shumë aspekte të mira si futbollist, i fortë fizikisht dhe me njohje të mirë të portës. Duhet patur kujdes”, përfundoi Egbo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *