• |
ide | kryesore

Inter sfidon Juventus për kampion dimri, e pastaj sulm për Vidal

Sport



Në fillim Genoa, për të mbetur të kapur pas Juventus e të mbyllë kampionatin në krye të renditjues. Pastaj sulm mbi Barcelonën për Arturo Vidal. Tekniku Antonio Conte kërkon një përpjekje të fundit nga skuadra e tij, e mbushur me të rinj për ndeshjen e fundit në San Siro të 2019, e prêt një ndihmë nga administratori i deleguar Beppe Marotta për të përforcuar skuadrën në janar e të vazhdojë garën për titull e Europa League. Një garë që në fakt kalon përmes lëvizjeve të drejtuesit zikaltër, në këto ore në presing të fortë mbi blaugrana për mesfushorin kilen.

Cështja është e qartë: Inter po shtyn në mardhëniet e këqija mes Vidal e Valverde e po provon të bindë Barcellona të shesë ish-mesfushorin e Juves. Blaugrana, nga ana e tyre, janë të gatshëm të flasin, por duan një shitje me titull përfundimtar ose, të paktën, një huazim me detyrim blerje jo më poshtë se 20 milionë. Një formulë, kjo e fundit, që Marotta po e merr në konsideratë edhe pse po tenton një ulje tjetër nga Barça.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *