• |
ide | kryesore

Jennifer dhe Reese përfundojnë me sukses serialin (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Ato janë mike shumë të mira të cilat janë bërë bashkë për herë të parë në një sezon të serialit të famshëm “Friends”.

Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon janë bërë bashkë pas shumë vitesh në një serial të ri në “Apple TV+”, “The Morning Show”.

Pas muajsh të shumtë xhirimesh pranë njëra-tjetrës, punës së tyre në set i erdhi fundi. Mbrëmjen e kaluar dyshja e aktoreve kanë xhiruar serinë e fundit të serialit dhe mes shumë emocionesh i kanë dhënë lamtumirën stafit të tyre. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, Reese Witherspoon shfaqet duke përqafuar miken e saj Jennifer Aniston e cila e ftoi të ishte pjesë e “The Morning Show”.

“Jennifer është një ndër njerëzit më punëtor që njoh. Të gjithë skenaristëve, kameramanëve, asistentëve, aktorëve, krijuesit e kostumeve…FALEMINDERIT!” -shkroi aktorja ndër të tjera në postimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *