• |
ide | kryesore

Liverpool në çatinë e botës: Firmino ndëshkon Flamengon në kohën shtesë

F1, Sport



Liverpool shpallet kampion bote në Doha, ku skuadra e Klopp mposht Flamengo 1-0 në kohët shtesë, duke fituar trofeun për klub për herë të parë në historinë e skuadrës angleze. Në Khalifa Stadium, Reds ia dalin të bëjnë të tyre trofeun, në tentativën e katërt, duke mbushur kështu të vetmin vend bosh në palmaresin e tyre të pasur. E bën majde duke marrë kështu revanshin ndaj Flamengos 38 vjet pas finales së Tokios.

Një triumf që erdhi në kohët shtesë, në përfundim të një ndeshje mjaft të ekuilibruar, kundër një Flamengo të kujdeshme e të organizuar. Në fund diferencën e bëri një gol i Firmino dhe jo loja e Liverpool. Një goditje prej kampioni që erdhi atëherë kur lodhja kishte bërë të sajën e kur duhen këmbë të afta e nerva të tendosura për të bërë historinë.

E bëri, Firmino, mund të kishte shënuar edhe më parë, kur u ndal nga shtylla. Braziliani në fakt, ishte më i rrezikshmi ndër njerëzit e Klopp, që vuajti në pankinë dhe pa disa herë Reds të shkonte në krizë, në inkursionet e Gabriel Barbosa, deri kur në pjesën e parë shtesë u lehtësua nga llotaria e 11 metërshave.

Liverpool mund të festojë triumfin historik: Salah u shpall lojtari i turneut, ndërsa Monterrey iu gëzua vendit të tretë të një Kupe Bote që pa fitues edhe njëherë kampionen e Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *