• |
ide | kryesore

Lukaku bën babagjyshin: Inter, poker ndaj Genoa për një Krishtlindje në krye

F1, Sport, Video



Inter luan poker. 4-0 ndaj Genoa mbyll 2019 zikaltër e i dhuron një Krishtlindje të lumtur në San Siro. Conte kthehet kështu ti bashkohet Juventus në krye të kampionatit, duke dominuar një ndeshje që në pjesën e parë. Inter i mjafton të ushtrojë presion në gjysëmfushën kundërshtare për të cuar në konfuzion total Genoa. E nga një gabim i tyre vjen avantazhi i Lukaku në minutën e 31′, pas krosimit perfekt të Candreva.

As koha për të vënë topin në qendër se Gagliardini dyfishon, falë një devijimi, duke vënë në siguri rezultatin. Për Genoa është e vështirë, e Radu eviton golin e tretë pas një cmendurie të Romeros, duke bllokuar të majtën e Lukaku, sapo rifilloi loja. Miqtë godasin për herë të parë drejt portës kundërshtare pas rreth një ore lojë, me tentativën e Sanabria e devjuar në korner nga Handanovic.

Në të 19′, është momenti që San Siro priste, e mbërriti nga një gabim foshnjarak i Agudelo ndaj Gagliardini: nga 11 metrat shënon Esposito, të cilit Lukaku i lejoi nderin të transformonte, me mbështetjen e gjithë stadiumit. Në minutën e 26′, qendërsulmuesi belg shënon dygolëshin e merituar, duke konkluduar me një silurë të vërtetë në trekëndësh një aksion spektakolar të ndërtuar nga Vecino e Candreva. Për Inter një mbyllje pozitive, edhe për rikuperimin e Sensi, ndërsa Thiago Motta rrezikon shkarkimin, në kohën kur Preziosi ka kontaktuar Diego Lopez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *