• |
ide | kryesore

Mes Inter e Matic ndërhyn Milan: me United diskutohet janari

Sport



Në kohën kur tifozët e Milan presin zhvillimet e merkatos në lidhje me vendimin e Zlatan Ibrahimovic, drejtuesit kuqezinj po lëvizin për të përmbushur kërkesat kryesore të Pioli për janarin: një përforcim në mesfushë. Objektivi është një organizator, por me karakteristikat e një shkatërruesi dhe emri i nxehtë në listë është ai i Nemanja Matic të Manchester United. Në skadencë në qershor, Milan kërkon të përshpejtojë kohët dhe tani ngërci është pagesa.

Mesfushori serb është në dalje nga Old Trafford e prej kohësh po dërgon mesazhe për skuadrat e Milanos, jo vetëm përmes menaxherit. Në thyerje të mardhënieve me Manchester United e me kontratën në skadencë në qershor 2020, ndërmjetësit I kanë propozuar disa herë Inter e Milan. Zikaltrit, me gjithë mesazhet e lojtarit për Conte, mund të mendojnë për të vetëm në qershor, ndërsa Milan nxiton e – sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport – duke parë raportet e mira me përfaqësuesit e lojtarit, përshpejtimi për të bindur United ta lënë të largohet 6 muaj më parë është një opsion i fortë.

Cështja kryesore është pagesa. 31 vjecari ka një pagesë vjetore prej 7 milionë euro, shumë për arkat kuqezi, gjithnjë nëse vjen Ibra, duke shkuar kështu kundër politikave të shoqërisë për të vlerësuar talented e rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *