• |
ide | kryesore

Tritoli poshtë makinës, dosje e ‘nxehta’ që po hetonte prokurori i Vlorës

Lajme, Të fundit



Rreth orës 2:50 të mëngjesit të sotëm në lagjen ’28 nëntori’ të qytetit të Vlorës një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në makinën e prokurorit pranë Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa mjeti tip ‘Golf 5 Plus’ ka qenë e parkuar para banesës së prokurorit.

Kujtojmë këtu se prokurori Kuliçi ka në dorë shumë dosje të nxehta që kanë bërë bujë në qytetin e Vlorës, mes të cilave edhe ajo për ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së këtij qyteti.

Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës.

Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës (Albert Kuliçi) ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë.

Një tjetër dosje që Kuliçi kishte në dorë kohët e fundit është edhe ajo për për tjetërsimin e 100 hektarëve në zonën e Akërnisë në Vlorë ku është arrestuar biznesmeni Pëllumb Petritaj.

Ai fillimisht u arrestua në tetor të 2018 dhe në maj 2019 u la i lirë me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Por Petritaj u riarrestua më 14 nëntor nga policia e Vlorës pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *