• |
ide | kryesore

City përmbys Leicester dhe i bën dhuratën e Krishtlindjes Liverpool

Sport



Liverpool në Doha e Manchester City i bën dhuratën e Krishtlindjes nga Anglia. Citizens kanë mposhtur 3-1 Leicester në ‘Etihad’, duke përmbysur golin e Vardy, e duke nisur kështu sulmin drejt vendit të dytë të Premier League, që mbahet pikërisht nga Foxes. Skuadra e Pep Guardiolas redukton tashmë në 11 pikë diferencën nga Reds, por ata kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Manchester City e pa veten në disavantazh pas 22 minutave lojë, kur Jamie Vardy befasoi skuadrën e teknikut spanjoll, por përpara se skuadrat të shkonin në pushim të lojës, Citizens përmbysën gjithçka. Riyad Mahrez e Ilkay Gundogan shënuan dy herë, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës, që administroi me kujdes dhe madje shënoi edhe golin e tretë në në pjesën e dytë me Gabriel Jesus, që fiksoi rezultatin përfundimtar 3-1.

Kjo fitore e Man City e ngjit fomacionin e Guardiola me 38 pikë, vetëm një pas Leicester, ndërsa Liverpool, edhe pa luajtur ndeshjen e javës së 18, është 10 pikë para ndjekësit Foxes.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Everton 0 – 0 Arsenal
AFC Bournemouth 0 – 1 Burnley
Aston Villa 1 – 3 Southampton
Brighton & Hove Albion 0 – 1 Sheffield United
Newcastle United 1 – 0 Crystal Palace
Norwich City 1 – 2 Wolverhampton Wanderers
Manchester City 3 – 1 Leicester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *