• |
ide | kryesore

Video/ Gerrard humb mendjen: sherr masiv me stafin e Hibernian

Sport, Video



Ka qenë gjithnjë gjaknxehtë, por asnjëherë nuk e kishte humbur mendjen, sidomos që kur ka ndryshuar rolin nga lojtar në trajner, e sidomos me tre gola në avantazh. Steven Gerrard është përfshirë në një sher të egër me stafin e Hibernian, në ndeshjen e kampionatit skocez të së premtes në mbrëmje.

Skena të shëmtuara, që u provokuan në fakt nga ndërhyrja e egër e Ryan Porteous ndaj një lojtari të Rangers. Pikërisht në atë moment, pas protestave ekspresive, Gerrard ka humbur mendjen, duke u përfshirë në një sherr të vërtetë mes stafeve të dy klubeve rivale.

https://www.youtube.com/watch?v=SXjYOfUm-B8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *