• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Cërrik, 2 viktima

Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Policia njofton se një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin të Elbasanit, është përplasur me një motoçikletë me drejtues Ervin Drizën, 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.

Ky i fundit nuk ka mundur t’i mbijetojë përplasjes dhe ka ndërruar jetë. Viktima e dyte është Fatos Qosa, 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *