• |
ide | kryesore

Faktet/ Rama mori urdhër nga Vuçiçi: Sulmo liderët e Kosovës

-Instant, Kryesore, Lajme



Dashuria Rama- Vuçiç e ngritur mbi varrosjen e interesave të Kosovës ka ngjallur reagime të pafundme nga të gjiha forcat politike dhe mediat në Prishtinë. Që prej së shtunës, kur në Shqipëri u zhvillua mbledhja e katër liderëve të rajonit për Shengenin ballkanik, kryeministri po etiketohet si tradhëtar, shitës i interesave kombëtare e me një breshëri epitetesh që nuk i ka provuar asnjë udhëheqës tjetër. Dhe kjo natyrisht që vjen si prej qëndrimeve edhe prej fjalorit të përdorur prej tij, sepse njerëzit më shumë se dokumentat që nuk janë bërë publike dhe transparente shohin mënyrën e komunikimit që ishte një katastrofë.

Lexo më tej:

Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

Duke ndjekur samitin e 21 dhjetorit çdo idhëtar i teorive konspirative, çdokush nga ta që duan të besojnë se Rama është një lake nën urdhrat e residentin serb ka grumbulluar më shumë prova se sa i duhen për të mbështetur secilin version paranojak. Le ti marrim më radhë. Filimisht shqiptarëve live u foli Rama për të mirat e shengenit ballkanik. Por ç’ndodhi, kur radha i erdhi Vuçiçit ai u tregua i ashpër me kryeministrin tonë…

“U mërzita me mikun tim Edi që gjithmonë mbrohet. Pse duhet të mbrohet, nga çfarë duhet të mbrohet, që po përpiqemi për më të mirën për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që po përpiqen të na çojnë mbrapa në shekullin e 17-të?” tha ai.

Dhe menjëherë pas kësaj “vërejtjeje miqësore” Rama i ndryshoi tonet. Nga mbrojtja ai kaloi në sulm.

Ai tha se Kosova ishte futur në rrugë qorre, se ajo me mospjesmarrje po dëmtonte vetveten, duke e hedhur fajin krejtësisht mbi Prishtinën që ishte ftuar po kishte rrefuzuar.

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Por, duke mos u mjaftuar me këtë fajësim kolektiv, kryeministri shqiptar e kënaqi mikun e tij duke i përgojuar një për një liderët kosovarë.

Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit.

Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur.

Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.

Andi Bushati: Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar

Pas gjithë këtij sulmi frontal, me siguri Aleksandar Vuçiç është larguar nga Tirana i lumtur se e hodhi mikun e tij Edi në ofensivë. Por po aq të lumtur kanë mbetur edhe idhtarët e teorive konspirative që e quajnë kryeministrin e Shqipërisë tradhëtar, sepse ata kanë marrë material me bollëk.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. E pate ne konference per shtyp, Vucic me nje nervoze dhe nje ton tipik shovinist serb, tha. “jam i hidheruar me Edin,se i thashe nuk ke pse u jep llogari atyre”(e kishte fjalen per kudnershtaret e Shengenit,Kosoven dhe Shqiptaret ne Shqiperi. Kete deklarate,akoma pa u bere Shengenin dhe ne mes te Tiranes. E mendoni se si do shkoje menaxhimi i Raames nga Vucici, me vone?Dhe jo rames si individ, se ky psikopat nuk i hyn ne pune as vete Vucicit, por i resurseve natyrore tona.ekonomive tona infrastruktures sone

  2. ETERIT E TYRE KANE PASE THENE : VELLEZRIT KINEZE E MIQTE KOSOVARE TANI BIJT E TYRE

    THONE: VELLEZRIT SERBE E MIQTE KOSOVARE

  3. Vellezer Shqiptar ne Shqiperi,mos e kaloni me “cudia me e madhe 3 dite zgjat” kete Minishengen,sepse do te jete nje bashkgabim i te gjithe neve,nqs e tolerojme te ndodhi, qe nuk do na fali historia. Kam nje falenderim dhe nje kerkese per ju. Si fillim falenderoj te gjithe ata qe po e kundershtojne kete tradheti te Edi Rames,duke filluar me Lapsi, secilin komentues, dhe secilin protestues qe ishte ato dy dite ne protesta.Dhe shfrytezoj rastin te falenderoj edhe Aulon Kalajen qe organizoi protesten e dyte kudner Vucicit,E falenderoj edhe sepse me kujtohet para disa muajsh,erdhi ne Kosove ne nje prezantim kunder ndarjes se Kosoves nga treshja famekeqe Vucic-Rama-Thaci,dhe me sa mbaj mend ky patriot kishte pasur nje te aferm ne UCK.Ishte bashke me nje patriot tjeter ,Altin Goxhaj te cilit i shpreh mirenjohje per kundershtimin e madh te ndarjes se Kosoves,kudo dhe pa u trembur fare.
    Ndersa kerkesa qe kam per vellezerit ne Shqiperi eshte, faleminderit qe e kundershtoni Minishengenin, si nje perkrahje ndaj Kosoves, por ju lutem kuptojeni qe ky Minishengen po e demton Kosoven ne aspektin diplomatik(terheqje njohjesh, prezantim nga Vucici me ndihmen e Rames te Kosoves si vend qe prish paqen, qe veteizolohet etj), por ne aspektin ekonomik ky Minishengen e demton Shqiperine shume me shume,pra fokusohuni ne kete pejse ne kundershtimin e ketij projekti, qe te sensibilizohen te gjithe sepse do u preket dhe ekonomia personale secilit, dhe jo ta kundershtoni vetem per “hater” te Kosoves. Ka 1000 te keqija Minishengeni, dhe nje nga keto eshte falimentim total i te gjithe prodhuesve dhe fermeree ne shqiperi.Rritje cmimesh.Mall kancerogjen qe vjen nga Serbia,Blerje e gjithe bregdetit nga shteti dhe bizneset serbe etj etj etj,prandaj mos heshtni.Aq me teper qe Edi Rama sot kishte leshuar disa “gazetare” per te bindur popullin se Minishengeni eshte OK, dhe te cilet i versuleshin Kosoves me te njejtin arrogance si shefi i tyre(perfshi servilin Alfred Peza, njefar Skender Bixhozi, e nja 2 -3 te tjere, e nder ta me habiti se ishte edhe Shpetim Nazarko (ky e shtika edhe Camerine, per interes te shefit!).Prandaj nqs keta te pafytyre nuk kane turp te dalin te na percajne ne, ne duhet te kemi edhe me shume vulln et per ta ndal kete Shengen, jo pas 1 viti, por para Janarit. Te bejem Shqiperine Etnike, dhe jo Jugosllavine e re

    1. O Arber, jam dakord me pikat qe ke parashikuar ! Te gjithe e duam shqiprin etnike, por a mund te me tregosh si mund te behet shqipria etnike, me leposaviç e zveçan ? Cfar tiu bejm atyre serbeve qe kan ardhur nga kroacia e bosnja si refugjat ?

      Pershendetje

      1. Pershendetje X-men. Shqiperia etnike do behet edhe me Leposavic dhe Zvecan se ndryshe ska cna duhet pa to. Ka shume menyra, dhe koha eshte ne favorin tone. Edhe ardhja e Kurtit ne qeverisje eshte si qershia mbi torte.

  4. Idioter dhe injorante degjoni. Nese Kosova do te kishte pranuar te merte pjese ne takim, aty do te ishte ngritur flamuri i kosoves, krahas flamujve te tjere.
    Pas kesaj te jeni te sigurt se nga takimi do te kishte ikur Vucic, pasi kjo do te ishte njohje de fakto e Kosoves.
    Mirpo iku Kosova.
    Nuk do te njihet . Le te rrije.

    1. Cfare llogjike O Nari. Dmth nqs nje president i nje shteti eshte prezent kur flamuri i Kosoves eshte aty, dmth njohje e Kosoves nga ai shtet? Po Flamuri i Kosoves i eshte perplas ne fytyre edhe presidenteve te Rusise dhe Kines mu ne mes te kryqeyteteve te tyre ,dhe sipas teje ato shtete e kane njohur Kosoven? Rri aty lereni keto teza femijesh se u bete te peshtire ju mbrojtesit e Minishengenit!

      1. Ne Moske dhe Pekin? Kur?
        Na trego.
        As kur takohej Vuqiq me Thaqin, Vuqiq nuk pranonte flamurin e Kosoves
        Mesoni o idjoter pastaj flisni.

    2. Nardi inteligjenti me cfare ststusi do te paraqitej Kosova ne samit ? Si Kosmet? Nuk jemi kunder nje krijimit te nje hapesire te lire ekonomike ne Ballkan por kurresesi pa Kosoven. Kur Serbia ta njohe Kosoven bujrum. Por kur ajo jo vetem se njeh por vepron armiqesisht me te si mund ti hape kufijte kosova per Serbine? Pra Ramuti thote le te levizin kriminelet serbe te luftes ne Kosove bizneset serbe le ta bejne Kosoven dyqanin e tyre pa per njohjen sna behet vone. Me cfare mjeti do ti beje presion Serbise Kosova? Taksa 100% ishte shume efikase perderisa Serbise i kushton 500 milion € ne vit dhe heret apo vone serbet do fillonin te mendoheshin. Tani Ramuti ja zeroi. Pastaj Shqiperia Maqedonia dhe M. I Zi jane ne NATO,cdo te ndodhe nese NATO vendos sanksione ndaj Rusise te cilat Serbia nuk i pranon? Ruset do te kishin akses ne nje treg ne te cilin ne smund te benim asgje per ta ndaluar pasi formalisht ata do te shisnin ne Serbi dhe duke hyre ne Serbi automatikisht kane hyre ne te gjithe Munishengenin tuaj. He pra Nardi na ndrico. Veri flaken vetes

      1. O ideologjia komuniste, qe bar hani dhe parimet nuk i shkelni. Vetem Shqiperia te mos kete marredhenie me Russine, Gjermania, Franca dhe Italia le te kene.
        E degjuat pergjigjen qe zonja Merkel ja ktheu sot Trampit? Per marredheniet me Rusine.
        – Sa per statusin e Kosoves ne kete takim, pergjigjen e keni me siper. Flamuri i shtetit te Kosoves, krah flamurit te shtetit shqiptar , serb, etj. Pra i barabarte , si shtet. Pra , ne thelb, defakto, ishte njohje o
        idjoter, dhe mbas kesaj mjerr Vuqiq se cfare do te hiqte ne Serbi.

        1. Je vërtetë i bindur more Nardi se kryeministri shqiptar, këtë qëndrim antikombëtar duke i dalë kundër gjithë shqiptarëve të Kosovës e pjesës dërmuese të shqiptarëve antikomuniste, e bën ngaqë është ai një atdhetar i flaktë demokrat ?
          Po si haron more “i dituri” idhtar i kryesocialistit Rama që ishin komunistët ata që e shndruan Luftën Nacional Çlirimtare kundër fashizmit, si një luftë civile shqiptare kundër elitës më të shquar eintelektuale nacionaliste ?
          Si haron që me perjashtim të pak emrave, si Ismail Qemalit apo Luigj Gurakuqit, të gjithë firmëtarët e shpalljes së pamvarësisë gjatë diktaturës u persekutuan, burgosën e internuan megjithë familje, pikërisht se ishin kundërshtarë të një pushtuesi mizor që pati bërë krime monstruoze gjenocidale ndaj popullsisë shqiptare, si në Jugosllavinë monarkiste, edhe më keq në Jugosllavinë komuniste ?
          Si haron që ishte partia komuniste që u krijua nga Jugosllavlët e që Enver Hoxha ishte i përzgjedhuri i tyre ?
          Thjeshtë po përsëritet historia e para më shumë se 80 viteve.
          Një Gëbels i diktatorit Millosheviç, që bëri masakrat më të mëdha në Europë pas Luftës së dytë botërore, përzgjedh një Enver të ri, për të realizuar ëndrën shoviniste serbe për të dalë në Adriatik.
          Me paturpësinë më të madhe e me idiotizëm flagrant, kryeministri “antikomunist” shqiptar sipas teje, po zbaton politikën perëndimore të integrimit.
          Por a nuk ishte NATO që në sulmin e saj kundër qeverisë kriminale të Millosheviçit, ndër objektet e para që bombardoi, ishte Radio-televizioni serb në Beograd, qëndra e propogandës millosheviçiane ?
          A nuk ishte ministër i propogandës së Millosheviçit gjatë luftës në Jugosllavi, pikërisht ky miku i sotëm i Ramës ?
          A nuk të tërheq vëmendjen fakti se të dy këta liderë të Ballkanit, janë politikanët më të kritikuar të opinionit demokratik kombëtar e ndërkombëtar e që mbështeten vetëm nga disa të majtë perëndimorë, kërkojnë që mbrapshtitë e tyre ti mbulojnë me akuzën se për ta po “shpifet”.
          Vuçiçi pretendon se masakrat e i gjithë gjenocidi që bëri qeveria e Millosheviçi ku ai kishte rolin e Gëbelsit të Hitlerit, ishte një shpifje e amerikanëve.
          Edi Rama gjithë kritikat e perëndimit për shkeljet drastike të ligjeve e Kushtetutës , i quan si “shpifje” të së djathtës ekstreme.
          A nuk u mburën komunistët shqiptarë që shefi i tyre “socialist” u nominua si një ndër 50 “nënpresidentët” e Internacionales socialiste ?
          Është plotësisht e vërtetë që Rama nuk udhëhiqet nga asnjë bindje ideollogjike, ndonëse e quan veten socialist, e kjo vjen nga cektësia e tij intelektuale e energjia negative për pushtet .
          Rama ngjiti shkallët e karierës së tij politike pa asnjë formim fillozofik të majtë apo të djathtë, Bir i një antari të presidencës së diktaturës enveriste e nip i një antari të Byrosë së PPSH
          Ishte ai që doli me kërkesen ekstremiste për të linçuar gjithë komunistët e ngjiti shkallët e karrierës duke u bërë shefi i tyre.
          Por a mos ishte vërtetë edhe Enver Hoxha një idealist i formuar i fillozofisë marksiste ashtu siç ju është shitur shqiptarëve të vatfër ?
          Një aventurier i pa shkollë ishte ai, njëlloj si Rama.
          Përse haroni që edhe Hitleri, një piktor amator, në rininë e tij ishte i dhënë pas socializmit e që më vonë e ktheu në nacional-socializëm ?
          E njejta gjë u përsërit edhe me kriminelin e luftës, nacional-socialistin Millosheviç.
          Është përshëndetur suksesi i Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit, për qëndrimet e tij të ashpra patriotike.
          Por e shoh me dyshim këmbënguljen e tij që Vetëvendosja, një parti e spektrit të majtë, ndonëse ka vetëm një deputet më shumë se LDK, ngul këmbë për të pasur të gjitha pushtetet, ndonëse hyri në aleancë parazgjedhore me LDK
          Thelbi i demokracisë pluraliste, është krijimi i shtetit ligjor me një balancë të institucioneve.
          Cilido që kërkon të marë të gjithë pushtetet, nuk ka asgjë të përbashkëz me demokracinë.

  5. Sec mu kujtuan vargjet e Naimit :

    Shoke, kemi ne mes tene

    shume armiq e tradhetore

    po po mos u qofte thebe

    vec qe skane gje ne dore

    Lane zonjen e levduar

    Edhe zune nje kurve shtrige

    Te ndyre e te mallkuAR

    Te felliqur e te lige

    Buke e Memedheut i zente

    Tradhetoret e pabese

    Dhe Zoti dermen u dhente

    Kurrec mos pacin pjese.

    Miqt’ armiq i kane bere

    ArmiqtE miq i zune

    qysh jane fyell te tere

    Ceshte kjo e madhe pune

    Jane se gjithash te marre

    dhe te liq me te vertete

    Memedheut ti bejne varre

    por do te bien vete.

    Opopo c’ turp kane marre

    jane bere tradhetore

    dhe s’jane me shqipetare

  6. “Po aq të lumtur ishin (me marëzitë e Ramës) , idhtarët e “teorive konspirative” që e quajnë Ramën tradhëtar” ????
    Ec e gjeje se ku janë këtu “teoritë konspirative” tek harbutëria flagrante e Ramës për të komunikuar me gjithë shqiptarët e mirsjellja e servilizmi i tij ndaj Vuçiçit ?
    “Tradhëtar” i kombit quhet cilido që lufton kundër interesave të kombit të tij e këtu nuk ka vend për cilësimet “teori konspirative”.
    A mos duheshka që Rama të kërkojë azil politik në Serbi e me mbeturinat e Arkanit e Milloshecviçit të vijë me grupet paramilitare serbe në Kosovë e Shqipëri e të bëjë veprime terroriste në popullsinë shqiptare ?
    Asgjë tjetër të mos kishte bërë Rama për tu cilësuar tradhëtar, e do të mjaftonte reagimi i tij duke e imituar e përqeshur një vajzë të re gazetare që i përmendi atij mohimin e Vuçiçit për masakrën e Rreçakut, për të fituar urrejtjen jo vetëm të shqiptarëve, por çdo njeriu të ndershëm në botë që u lemerisën duke parë dhjetra kufoma pleqsh, grashë e fëmijsh të pafajshëm të masakruar, e që miku i ti Vuçiç i quan “shpifje”, njëlloj si Rama .

  7. Shurranjose e lapanjoze qe masturbohen me nje shkrim qe ja kalon dhe qytetarit dixhital salih per nga fantazia perverse e shkullakut qe thote me dokumenta dhe fakte,ky pusht gazekar flet per dicka qe ishte live,politikanet koqevare nuk din te dalin nga ngerci ku jane futur dhe meren me ramen per te terhequr vemendjen e oponionit kosovar dhe ate te shurranjoseve te salihut

  8. Bravo o Bushat kurva dhe Shkurdhak neandertali.
    Me nje titull te tille arrite te eksitosh debilat deri ne orgazem mendore.

    ME VJEN SHUME KEQ QE RAMA U SHPRESH ASHTU PER RAMUSHIN DHE PER LIDERET E KOSOVES , POR NE TE NJEJTEN KOHE JAM MESE I BINDUR SE KOSOVA HUMBI SHUME ME MOSPJESMARRJEN E SAJ.

    Vucic arriti shume mire ti nderzeje kosovaret me deklaraten per masakren e racakut duke e bere pjesmarrjen e tyre te pa mundur ne mbledhje . Ne kete menyre ai ishte i sigurte qe ata nuk vinin , dhe ketu ishte hilja e tij.
    POR NESE KOSOVARET DO TE ISHIN ATY NE TRYEZE DO KISHIM NJE SFIDE SHUME TE MADHE PER SERBET.

    FATKEQESISHT , NUK KEMI POLITIKANE (ne te dyja anet e kufirit) QE DINE TA LUAJNE POLITIKEN SI PROFESJONISTE.
    KEMI ME SHUME ‘ PATRIOTE’ QE BEJNE POLITIKE ME EMOCIONE DHE JO ME MENDJE TE FTOHTE.

    1. Shume dakort me ju. Serbet e luajten shume mire lojen. Mjaftoi nje deklarate mohuese ndaj masakres se Rejcakut qe shqiptaret te percaheshin dhe te shaheshin misdis njeri tjetrit.
      Do te ishte kryeveper nese pala kosovare merrte pjese ne mbledhje , por ja qe nuk jane pjekur kushtet.
      Une mendoj se takimi i dursit ishte i parakoheshem. Te pakten te ishte bere ne veren qe vjen, kur qeveria e kosoves te ishte krijuar dhe do te isha e sigurte qe dhe ata do merrnin pjese.
      Dhe nje here Serbet treguan se jane me te zgjuar se ne.

      1. “Serbët treguan se janë më të zgjuar se ne”
        Një abuzim naiv me të vërtetat.
        Këtu nuk bëhet fjalë për “ne dhe ata”, po bëhet fjalë për liderë politikë që më shumë se luftojnë për interesat e tyre, bëjnë sejmenin e fuqive të mëdha, .
        Absolutisht nuk ka asnjë ndryshim sa i takon inteligjencës e nivelit të moralit midis popujve të Ballkanit.
        Ballkani i quajtur “fuçi baruti” e që nuk ka dalë akoma nga mendësia feudale mesjetare bizantine ka qenë gjithmonë një arenë e interesave gjeostrategjike të fuqive të mëdha europiane e më gjërë.
        Nuk duhet të harojmë se në kohën e mesjetës, kur principatat feudale të së njejtës etni në Europë e Ballkan, bënin lufte me njeri tjetrin duke krijuar aleanca me principata të etnive të tjera,
        heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti bëri lidhjen e parë të principatave feudale shqiptare e fqinje, në luftë për të mbrojtur nga një armik pushtues i madh e i rrezikshëm, siç ishte perandoria osmane që sapo kishte filluar të fuqizohej

  9. Nuk e kam mbajt ndonjehere veten per nacionalist, por sinkronizimi i Rames me Vucic per te share Kosoven m’u duk surreal dhe trondites. Nuk e kisha menduar kurre se mund te ndodhte. E pabesueshme te shikoje Ramen tek dublonte qendrimin e Vucic qe Kosovaret jane ne shekullin e 16. Edhe per Nigerine e jo me per Kosoven ta kishte thene Vucic, Rama dhe kushdo duhej te reagonte. Gjithsesi, me mire ne shekullin e 16 sesa ne Serbine e fundshekullit XX. Te pakten ndergjegja eshte e qete dhe duart pa gjak.
    P.S. Mire qe Vucic nuk e shtyu te mohonte dhe masakren e Rejcakut se me siguri do e kishte bere.

    1. Nuk te duket se po e shtyn imagjinates pertej limiteve te urrejtes ndaj Rames ? Mos shfrytezo gamin e Rames me fjjalet e tij ndaj pales kosovare, por ai ishte shume larg te qenit duke dubluar Vucicin me shprehjet ndaj kosovareve. Vucici e shfrytezoi shume bukur nxehjen e Rames per ti futur ca kunja kosovareve.
      Nuk e di si do komentosh kur kjo nisem do te cohet perpara pa Ramen ( qe dhe nje vit e gjysem eshte ne pushtet) . Nuk arrin ta kuptosh qe kjo eshte e vetmja menyre te bashkohemi realisht me kosoven.
      Mendoj se ti je aq i zgjuar sa ta kuptosh nje gje te till , por u kape pas nje budallalliku te Rames si i mbyturi pas nje fije bari per te nxjerre dufin tend mbi gjithcka qe ti nuk e do.

      Do pres dhe do me pelqente te te lexoja kur kjo nisem te finalizohet ( nga te tjere perrsona natyrisht) .

      1. Pas fjaleve te Vucicit nje kryeminister normal do te ngrihej nga tavolina dhe jo me t’i mbeshteste me me shume argumenta. Ketu nuk ka asnje fantazi. Nuk thashe qe Rama eshte as i blere e as i shitur.
        Sa per te tjerat, une besoj se kjo nisme do kete te njejten jetegjatesi dhe fund si ajo per shkembimin e kufinjve. Te kujtohet si na vune perpara faktit te kryer me mashtrimin se ishte projekt amerikan? Me jehon akoma ne vesh deklarata pompoze e Batonit qe kjo pune mbyllej brenda prillit te ketij viti.
        Per vete jam liberal, por kemi hyre ne fazen e protekzionizmit. Bibla e tregjeve te lira do kthehet prap, por ne nje moment tjeter pas nje ribalancimi te nevojshem. Kjo eshte teme tjeter gjithsesi, por duhet thene qe Europes pas armiqesive te luftes iu deshen disa dekada bashkepunimi te ngushte per te arritur tek tregu i perbashket qe kane sot. Ne me Serbine nuk kemi pas thjesht mungese marredheniesh, por marredhenie armiqesore.

        1. prap po ha mut ti re katnar
          e ke blloku fare ket portalin
          ke cdo lajm shkrun o sum shkatarrum
          po bo ne si mencem pale
          sikur merrr vesh ka politika e jashtme
          me langaraqa si ty un fshij karin
          sumshkatarrum

  10. Komente emocionale. Mungon racionaliteti. Na duhet shkrime serjoze nga profesor te lemeve te ndryeshme qe te analizojne te mirat e te keqiat e Mini Shengenin. Mbasi te flasin profesoret atehere le ta thote kushdo fjalen e tij. Nuk ju duket çudi qe njerzit profesionit nuk po reagojne per kete Minishengen. I takon ne radhe te pare Akademise se Shkencave te filloje diskutimet per kete levizje politike te Kryeministrit Rama. Sme pelqen fjalori fyes i Kryeministrit e as fjalet fyese e plot fudellek te nje pjese te udheqjes se Kosoves. Mungese racionaliteti krijues. Egziston nje term ne politike qe quhet “Real Politika” dhe real politik do te thote pragmatizem!!!!

  11. Komentuesit me pagese quajne Salihun tradhetar, nderkohe qe Rama eshte takuar me shume me Vucic se me lideret e Kosoves. Pra tradhetari dhe proserbi eshte Salihu. Rama i shkrete nuk ka asnje faj. Ne fakt ta quash Ramen tradhetar eshte gjeja me e gabuar. Tradhetari eshte ai qe tradheton vendin e tij, idealet, shoket e miqte. Rama nuk ka patur ndonjehere ideale, nuk ka patur ndonjehere ndjenje atshetarie (as qe eshte edukuar ne nje ndjenje te tille ne familje). Nuk ka patur asnje shok dhe menyra se si i ka shitur te tjeret, ata qe i konsideronte shoke e miq i ka shitur ne momentin me te pare kur atij i rrezikohej sadopak pushteti (jane disa por rasti me flagrant eshte Saimir Tahiri). Dhe mbi te gjitha ka arritur te marre per grua, ish-gruan e shokut. Te vetmet ideal i tij eshte te fitoje para te cilat mendon se do i marre me vehte kur te shkoje ne boten tjeter si dhe te hakmerret per poshterimet qe ka pesuar ne femijeri dhe ne rini

  12. O Ai nuk quhesh tradhtar kur takohesh balle per balle,por tradhtar quhesh kur takohesh ne oher berisha miloshevic gligorov dhe filmohesh nga remzi hoxha dhe ky torturohet me vdekje,ose kur i dhuron nafte e arme miloshevicit qe te luftonte kunder kosoves keto quhen tradheti o I tredhuri I salihut,megjithese salihu ta ka lene ne gojen ti akoma flet per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *