• |
ide | kryesore

Krishtlindja nuk sjell Vidal: Barcellona refuzon propozimin e Inter

Sport



Është një krah i hekurt tani mes Inter e Barcellona për Arturo Vidal. Zikaltrit janë në kërkim të një përforcimi në mesfushë për të vazhduar sfidën titull me Juventus e dëshirojnë të risjellin kilenin në Serie A, por pa prishur ekuilibrat. Për këtë, oferta për spanjollët ishte ajo e një huazimi për gjashtë muaj, plùs të drejtën e blerjes për 20 milionë euro. Nuk është mjaftueshëm për Barcelonën, që e konsideron jo të denjë. Përgjigjen ia ka bërë të qartë menaxherit të Vidal, Fernando Felicevich, që gjatë javës ka takuar drejtuesit katalanas për ti prezantuar interesimin e Inter.

Kështu, Barcellona duket se nuk ka ndërmend të lëshojë, nëse nuk përmbushen kushtet e tyre. Me shumë mundësi, spnjaollët duan shitjen përfundimtare ose detyrim blerjen në qershor, për një shifër ende të papërcaktuar, por më të lartë se ajo që erdhi nga Milano.

Mbi të gjitha, tekniku Ernesto Valverde nuk duket i bindur për tu privuar nga mesfushori, pavarësisht se nuk po i jep shumë hapësirë, si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. “Vidal është lojtari ynë, ka shënuar një gol e nuk besoj se mund të largohet”, ka thënë ai pas suksesit në Liga ndaj Alaves. Që ka parë pikërisht Vidal të shënojë e të festojë në mënyrë energjike, aspak si një lojtar pranë largimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *