• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi bllokohet nga Skënderbeu, Duro i tërbuar: “Na anulluan golin kot”

Sport, Video



I pari, por jo sic do të donte: Kukësi ndalon në ndeshjen e fundit të vitit, përballë Skënderbeut, që të paktën për 90 minuta rikthen rivalitetin e madh të viteve të fundit mes dy skuadrave, edhe me 10 lojtarë. Duro tani ka vetëm një pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt, ndërsa pretendon fort për një gol të anulluar, që mund ti kishte ndryshuar rrjedhën lojës.

Pollozhani në të 21 detyroi Xhikën të bënte ndërhyrjen e parë të vërtetë: fluturimi i portierit është spektakolar, por 11 minuta më pas ai nuk mund të bëjë asgjë në goditjen me kokë të Ditës, që imponohet në zonë në krosimin e Gripshit. Avantazh që deri diku pritej, për impaktin që kishin skuadrat me lojën, ndërsa reagimi i kryesuesve të kampionatit kishte agresivitetin e duhur.

Goli në fakt vjen në shtesën e të parës, por jo përpara se Jorgji të ksihte fërshëllyer, duke ndalur aksionin e duke i mohuar Ethemit të markonte me gol prezencën e 100 me kuksianët: “Unë jam dyshues, për golin e pjesës së parë dhe i kam kërkuar llogari Jorgjit. Edhe rasti i Mustës, që kishte prekje për penallti, më ka mbetur në mendje. Unë këtë i thashë Jorgjit, që edhe nëse ka përfunduar loja, duhet ta lejonte për dinamikën e lojës. Për mua ishte gol i anuluar padrejtësisht nga Jorgji”.

Protestat në këtë rast nuk është se bëjnë punë e Kukësi e nis të dytën me objektivin e qartë përmbysjen: në fakt u duk e mundshme kur Abazaj impenjoi Kolicin brenda zonës e Rroca barazoi në të 59, në sugjerimin pikërisht të ish-lojtarit të Skënderbeut. E si për ta bërë më të besueshme nga minuta e 65 korcarët luajnë me një lojtarë më pak: Asion Daja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Skënderbeun me 10 lojtarë. Dëshira e madhe për të shënuar golin ndoshta më shumë i pengoi lojtarët e Duros, që në shtesë patën dy mundësi me Emiliano Mustën, që në të dy rastet nuk mundi të superojë Kolicin. Në fund, një pikë për secilën skuadër, që nuk i mjafton askujt, por që bën punë: Kukësit për të mbajtur kreun e korcarëve për të vazhduar garën në përpjekje për tiu larguar zonës së playout…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *