• |
ide | kryesore

Lubonja analizon Kosovën/ Pse po dështojnë negociatat për qeverinë mes LDK dhe VV

Lajme, Të fundit

Publicisti Fatos Lubonja thotë se e tërë bllokada që po bëhet për postin e Presidentit në negociatat mes LDK-së dhe VV-së ka për qëllim ta pengojë projektin e Albin Kurtit, i cili është “shpallur për të rimëkëmbur Kosovën”.

“Kam shumë frikë se ajo nuk është një çështje teknike dhe as mosmarrëveshje për presidentin, por rezistencë e kastës së korruptuar politiko-ekonomike që e ka sunduar deri më sot Kosovën ndaj projektit shqetësues – për të mos edhe kërcënues – që e ka shpalosur Vetëvendosja”, ka vlerësuar Lubonja në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.


Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë dështuar deri tani të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje për shkak se Isa Mustafa po e do edhe pozitën e Presidentit. Albin Kurti ka thënë se për Shefin e Shtetit duhet të bisedohet më vonë, kur edhe të përfundojë mandati i Hashim Thaçit. Sidoqoftë, Fatos Lubonja e ka një shpjegim pse partia e themeluar nga Ibrahim Rugova po këmbëngul që ta marrë edhe pozitën e kreut të shtetit të Kosovës.

“Në këtë kontekst, kam frikë se ngulmimi i LDK-së për të marrë aq shumë poste si dhe për ta diktuar Presidentin nuk është çështje oreksesh individuale, por pjesë e kësaj strategjie. E një strategjie, pra, që synon ta shtrojë “Vetëvendosjen”, t’ia presë thonjtë asaj dhe, tek e fundit, ta pengojë në realizojë projektin e shpallur”, – ka thënë Lubonja.

Por, a është zgjidhje të shkohet në zgjedhje para se të arrihet një kompromis? Analisti thotë se votimet e reja e dëmtojnë Kosovën dhe prodhojnë një situatë të njëjtë.

“Gjykoj se shkuarja në zgjedhje, edhe pse mund t’i japë vota më shumë, do ta linte atë prapë në të njëjtën gjendje, madje edhe më keq, sepse do ta linte në armiqësi edhe me LDK’në, çka do të ishte diçka e keqe për Kosovën në përgjithësi”, – ka shtuar ai.

Lubonja kërkon që të bëhet një kompromis ndërmjet LDK-së e VV-së për një President mbipartiak, i cili nuk do të ishte nën komandën e një partie të caktuar.

“Sipas meje, duhet një kompromis që mund të arrihej me zgjedhjen (apo rënien dakord për zgjedhjen në kohën e duhur) të një figure për president që do të jepte garanci të mjaftueshme se nuk do ta bënte lojën e njërës apo tjetrës parti, por që do të vinte ligjin, Kushtetutën, mbi partitë”.

Deri tani kanë kaluar 25 ditë prej se janë certifikuar zgjedhjet, ndërsa më shumë se dy muaj e gjysmë prej që janë mbajtur zgjedhjet. Lubonja thotë se u ngutën kur dhanë vlerësime për zgjedhjet në Kosovë për faktin se vonesat në krijimin e institucioneve e kanë zbehur 6 tetorin.

“E para gjë që dua të them është se ne në Shqipëri më duket se treguam një entuziazëm të parakohshëm kur i vlerësuam zgjedhjet në Kosovë si tregues të një emancipimi shumë më të madh të klasës politike kosovare në krahasim me atë tonën. Nevojën e ridimensionit të këtij entuziazmi po e bën gjithnjë e më të qartë vonesa e jashtëzakonshme në krijmin e qeverisë”, – ka shtuar ai.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar vetëm 29 deputetë, ndërsa LDK-ja një deputet më pak. Fatos Lubonja thotë se VV-ja s’duhet ta injorojë fuqinë jo të madhe politike që e ka në skenën politike kosovare dhe premtimet për luftimin e korrupsionit.

“Nga ana tjetër, “Vetëvendosja” nuk mund ta injorojë faktin se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për ta realizuar projektin e saj, se i duhet të bëjë kompromise. Problemi për të është se deri në ç’pikë mund të bëjë kompromise pa u bërë pjesë e sistemit të korruptuar, që ka premtuar ta ndryshojë”.

Lubonja thotë se në Shqipëri është krijuar ambient i keq, ku njerëzit normalë dhe me dinjitet nuk do të pranonin të ishin në krye të një shteti të kapur. Ai shpreson se “Vetëvendosje” nuk do të lejojë të degradojë edhe në Kosovë pozita e Presidentit, duke e gjetur një njeri të dinjitetshëm për ta zënë vendin që dikur e kanë mbajtur Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga e së fundi aty ku është Hashim Thaçi.

“Ndoshta gabohem ose uroj të gabohem, por them se Kosova, duke qenë se ka një parti politike fituese si Vetëvendosja, që nuk ka qenë asnjëherë në pushtet, ka shansin të mos arrijë në këtë pikë, por të marrë një drejtim tjetër, që do t’i bënte njerëzit e ndershëm dhe me dinjitet të ndihen gjithnjë e më mirë në vendin e tyre dhe jo gjithnjë e më keq. Kompromisi për të zgjedhur një president të tillë do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim”, tha Lubonja.

Ai ka thënë se nëse dështon skenari për një president mbipartiak, atëherë përsëritet skenari i udhëheqjes së shtetit nga bandat.

“Përndryshe, përgatituni për skenarin shqiptar të qeverisjes së vendit nga një bandë e vetme, në krye të një ekonomie gjithnjë e më kriminale, që po i bën njerëzit e ndershëm të ikin nga sytë këmbët”, – ka thënë Lubonja për Gazetën Express.

14 Comments

  1. LUBONJA ESHTE PO I NJETI QE BENTE ANALIZA NE VITET 2005-2013 QE EDIRAMA ESHTE E ARDHMJA E SHQIPERIS NDERSA BERISHA ESHTE DIKTOTOR I KEQ POR NUK I DOLIN ANALIZAT I DOLI SHTERP SEPSE EDI RAMA NUK DOLI ME I MIRE SE BERISHA POR 1000 HERE ME KEQ DHE TANI SE FUNDMI DHE TRADHETAR KOMBI.LUBONJA GABOHET GJITHEMON SAPER KURTIN AI ESHTE NGA ATA TE USHTIS SE KUQE TE SPANJES. ………………..

  2. Themeluesi dhe vet LDK, ishin dhe jane nje valvul sigurie per Serbine. Kur populli i Kosoves, morri pushken, qe t’i fliste derrit serb, ne gjuhen qe kupton, shalli i LDK, e mbajti vrapin tek Sllobodani, ne Beograd. Albin Kurti, nuk eshte hera e pare qe fiton ne zgjedhje dhe nuk e lejojne qe te vije ne pushtet. S’ka pushtet per te deri sa te mos i shese interesat e Kosoves dhe te popullit te saj. SHBA, pergatiti nje sherbetore te saj, pakarakter, pashkolle, imorale, per te ardhur ne pushtet si kryeministre, nje porcha vacha, qe ka keshilluar ish-presidentin, ne moshen 20 vjec, pra kuptohet per cfare e ka keshilluar. Populli kosovar e prishi kete plan, SHBA si “mik i madh” i kombit Shqiptar, po zbaton planin B, duke e leni perseri jashte loje Kurtin. Sec me kujtohet perseri ai shalli i LDK, qe thoshte; “miqesi te perjetshme me SHBA”, le ta marre kete miqesi me vete, aty ku ka shkuar. Po te mos ishte sonata e kallashit te popullit edhe sot e kesaj dite, Kosova do te ishte e pushtuar. Sllobodani do te “good guy and great stateman” per SHBA, “clirimtaret e Kosoves”. Nese perzihesh me qymyrin, po su bere pis, do te vish ere e keqe.

    1. Ik mor kar. Fol karlliqe sa te duash per politikanet por mos perzi SHBA-ne. Pa SHBA Ramushi do i kishte percjell te gjithe vellezerit ne ate bote dhe 2 milion kosovare do ishin bere nomade. Ti mor goje-hale qe ben propaganden e kurvave serbo-ruse-arabe duhet te zhdukesh. Ik mor te qifsha ty me gjithe olsi jazexhiun qe ta ka bere mendjen pidh. Robqir kellir

      1. Eshte e kote qe te merresh me nje askush si ti, qe nuk ka laborator dhe test ADN qe te te gjeje atesine. Ti si te jesh, si te mos jesh, asgje nuk ndryshon sepse ti nuk ekziston. Ti ndot dhe bene pis edhe vet fjalen e piste, kaq me ty, o waste of space. Nese USA, per interesa te saj mendon se duhet coptuar Kosova, per interesa te saj krijon Jugosllavine e Re, me ish- ministrin e propogandes se Sllobodanit, Vucic, ne krye. Nese per te mbajtur ne pushtet kete klike banditesh, qe i sherbejne, i thote dhe i lejon qe te bejne cfare te duan; droge, korrupsin, vjedhje, diktature. Nese deklaron se; une do t’i njohe zgjedhjet pa opozite por me hashash. Nese eshte pjese dhe frymezuese e cdo lloje dhune e padrejtesie, qe po perjeton ky popull, atehere pse bertet rrofte USA, o skllav, qe deri dje bertisje; rrofte Kina, BRSS, Nazizmi, Fashizmi e deri rrofte Roma e Lashte, por kurre nuk mendove te thuash rrofshin interesat e kombit Shqiptar.

    2. Si e shfrytezon nje debat politik mes Vetevendosjes dhe LDK, per tu paraqitur ketu si gjoja dashamires i Albin Kurtit, dhe ne fund del aty ku do te dalesh,:na ben propagande kunder SHBA. Ne fakt si kunder interesave shqiptare qe qenke(pra kunder SHBA),ti jo vetem qe smund te jesh ddashamires i Kurtit, por e urren ate me se shumti. Nuk te eci propaganda serbe antiamerikane kesaj radhe, ti o agjent serb apo Olsi Jazexhiu(qe edhe ai eshte filoserb ose edhe agjent) apo kushdo qofsh

  3. Eshte e kote qe te merresh me nje askush si ti, qe nuk ka laborator dhe test ADN qe te te gjeje atesine. Ti si te jesh, si te mos jesh, asgje nuk ndryshon sepse ti nuk ekziston. Ti ndot dhe bene pis edhe vet fjalen e piste, kaq me ty, o waste of space. Nese USA, per interesa te saj mendon se duhet coptuar Kosova, per interesa te saj krijon Jugosllavine e Re, me ish- ministrin e propogandes se Sllobodanit, Vucic, ne krye. Nese per te mbajtur ne pushtet kete klike banditesh, qe i sherbejne, i thote dhe i lejon qe te bejne cfare te duan; droge, korrupsin, vjedhje, diktature. Nese deklaron se; une do t’i njohe zgjedhjet pa opozite por me hashash. Nese eshte pjese dhe frymezuese e cdo lloje dhune e padrejtesie, qe po perjeton ky popull, atehere pse bertet rrofte USA, o skllav, qe deri dje bertisje; rrofte Kina, BRSS, Nazizmi, Fashizmi e deri rrofte Roma e Lashte, por kurre nuk mendove te thuash rrofshin interesat e kombit Shqiptar.

    1. Ku ka Shqiperi pa SHBA o invalid mendor. Ne sekonden e dyte te vdekjes se SHBA Shqiperia I kalon Serbise, Greqise a kujt dreqit ishte ne plan ti kalonte ate kohe. Shiko historine o trap dhe mos u merr me supozime o idiote alla olsi jazexhi. Ti si komb nuk ke bere asnje veze keto qindra vjet dhe paske guxim te kthehesh kunder atij qe te krijoi.

      1. Mire e ke o i paemer 21:39. Per keta quhesh i lire vetem kur kafshon doren qe te ushqeu. Perndryshe je skllav.Kane pafytyresine te krahasojne ata qe na dhane kombin dhe lirine me Ruse, Serbe e Kineze qe na dhane roberine e varferine. Te vjen turp qe ke te njejten kombesi me njerez qe sillen kaq kurvenisht. Te zhvleresosh ne kete menyre nderhyrjen e shenjte amerikane pas masakres se Recakut ne favor te nje populli te rreckosur, pjese te nje kombi me te madh qe kishte uleritur per 50 vjet poshte amerika, eshte cmenduri, ligesi a nuk di cfare dreq emri t’i ve. Kur thone pastaj qe amerikanet kishin interesa te Kosova te vjen te ulerasesh. Cfare injorance dhe vogelsie!

      2. Hahaha Po pse ofendoni njeri tjetrin o njerez …
        Fakti qe dikush ka mendim ndryshe nga ju nuk do te thote qe keni te drejte te shani e ofendoni.
        Persa i perket ceshtjes, fakti qe Amerika na ka ndihmuar dikur (per interesat e veta) nuk do te thote qe do te vazhdoj perjete te na ndihmoi.
        Mos prisni qe te na e krijoj shtetin SHBA, po nuk qem te zote ta ndertojme vete kemi per tu zhdukur si komb.
        Para se te flisni me kaq kopetence per keto ceshtje, lexoni pak per gjeopolitiken, si funksionon.
        ps. luften ne kosove e filloi Britania me Tony Blair, dhe jo Amerika.

        1. Nuk na le evropa pa ja kishim hyre me dhune siç e duan komunistat, apo jane krahe tyre ? Me duket prandaj e kan kap lulzimin loqen dhe i thone bej proteste paqesore. O varikarsa o popull fisqir. Ju qi anglia franca dhe gjermania pa ju pat fare ne plan.

        2. Per te kuptuar sa interesante eshte Kosova qe t’ja vleje te nderhysh me avione qe kushtojne qindra milione euro njeri, mjafton te degjosh fjalimin e Kryeministrit te sotem qe rrugen e kombit e quan rruga e askundit. Kuptohet ku te con rruga e askundit: ne ASGJE! Te ishte per te nderhyre per te shtrire infuencen ne Ballkan, e kishte bere ne Kroacine kukull te bukur e te pasur, makar edhe ne Bosnje me e fituar do dilte, se minimumi jane kombe shume me mirenjohes se ne. Ju te mjere qe flisni per interesa amerikane jeni apatride ose trudale, aq sa nuk i mbani mend Kineze, Ruse, Turq e serbe per te kuptuar cdo te thote te jesh objekt i interesave te nje vendi.
          Qe te “vrasesh babane” duhet te emancipohesh ne radhe te pare thote Frojdi. Minimumi duhet te nderrosh breket e grisura , ose te kesh nje pale doreza 2 mije lekeshe per te ndihmuar ata nen rrenoja.

        3. O As, ti i bie fyellit ne nje vrime tjeter. Po nqs luften ne Kosove e filloi Britania,(qe gjithsesi pa Ameriken sdo e fillonte dot) cdo te thote kjo? Kush tha qe Britanine nuk e kemi aleat? Amerika,Gjermania,Britania jane dhe do te jene aleatet tane.Ta marrin vesh sherbimet antishqiptare,qe po lodhen kot, se nuk na ndajne dot as nga njeri-tjetri dhe as nga SHBA.Gjermania,Britania.Italia etj

  4. Ljuboja i zgjidhi punet me analiza ne shqiperi dhe tani po mundohet ti zgjidhe dhe ne kosove,por eshte e thjeshte kur nuk ka dakortesi shkohet ne zgjedhje,populli vendos.

  5. Bravo I paemer 18:49 per komentin. Nje shqiptar te urrejeSHBA do te thote sikur te urresh Shqiperine apo Kosoven. Me SHBA do te kemi miqesi te perjetshme,dhe nuk shtet,shqipfoles gjakprishur, apo sherbim sekret antishqiptar qe ta prishe miqesine me SHBA. Jemi krenaq jo vetem se jemi shqiptar por edhe sepse jemi populli me proamerikan ne bote. Kete proamerikanizem nuk do mund asnje propagande ta zbehi..Sic e them shpesh,ketu te Lapsi pervec se ndonje gjakprishur ka te pakten 1 agjent serb qe mundohet te percaje shqiptaret me njeri tjetrin,si dhe me aleatet tane. Ai shfrytezon ndonje debat politik apo pakenaqesi qe mund te kete ndonjeri me ndonje ambasador amerikan dhe futet ne mes per te nxit nje debat ndaj SHBA(edhe per kete arsye qe mos tia japim ate mundesi, te permbahemi dhe mos te kritikojme as ndonje ambasador amerikan). Ky agjenti serb, shkon aq larg sa kur na ra termeti,ky thoshte, “ja Shba nuk na dha asnje leke, nderkohe ne sa here i kemi dhene qindra milion euro SHBA per termete apo fatkeqesi te tjera!Cfare absurdi,i paskemi dhene ne SHBA qindra milion euro.Deri ketu shon marrezia propagandistike serbe, e veshur nen pertkun e ndonje gjoja shqiptarit. .Ky komentues pervec SHBA sulmon shpesh Edhe Gjermanine, si aleati yne tjeter strategjik. dhe cdo shtet tjeter qe ne duhet te kemi miqesi. .Tani qe serbeve dhe ndonje serbofili,pershi Ramen, u genjen mendja se po e bejen minishengenin, u eshte rritur oreksi dhe duan te percajne Kosoven me Shqiperine,,pastaj Shqiptaret me miqte dhe ne fund sic tha komentuesi me te drejte,pa SHBA,Serbia del Durres pa me te voglin problem. Ju lutem sa here te shihni kete komentues qe na percan me miqte,apo me njeri tjetrin, prishjani propganden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu