Nga Manchester u kthye i mundur, tani edhe vizita e Chelsea i ka shkaktuar mërzinë e humbjes së derbit në parë të Londrës, që kur është ulur në pankinën e Tottenham Hotspurs. Blutë janë imponuar 0-2 me dygolëshin e Willian, lojtarin që dikur Mourinho e preferonte shumë në formacionin e tij.
Triumfon skuadra e Frank Lampard, ish-mesfushori i londinezëve të epokës së parë të portugezit në Stamford Bridge. Ndonjëherë nxënësi arrin dhe i jep leksione mësuesit të tij, por gjeti kohën e gabuar, me Special One, që vetëm para ndeshjes së të shtunës mes Everton e Arsenal nxitoi të bënte komente pikante në lidhje me trajnerët e rinj që marrin detyra të rëndësishme. Referimi ishte për Arteta, por edhe Lampard është nga ata teknikë të rinj, që sonte i dha një humbje në stadiumin e tij Mourinhos.
Willian shënoi në minutën e 12 golin e parë, ndërsa përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, braziliani realizoi me penallti edhe golin e dytë, që mbeti në fuqi edhe për faktin se Tottenham humbi Son Heung Ming, që la Spurs me 10 lojtarë, i ndëshkuar me karton të kuq. Kështu Chelsea është ngjitur në kuotën e 32 pikëve dhe mban vendin e katërt, ndërsa Tottenham mbetet në vendin e shtatë me 26 pikë.