• |
ide | kryesore

Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar

1, Arkiva, Ide



Asnjë lider shqiptar i këtyre 30 vjetëve nuk ka qenë kaq i suksesshëm sa të unifikojë kundër vetes të gjithë faktorët politikë dhe mediatikë në Kosovë. E ka arritur vetëm Edi Rama. Po aq sa me aktet, po aq edhe me “guximin” për të qenë cinik, brutal dhe ironik me të gjithë liderët e Prishtinës, të cilët nuk ka ngurruar t’i telendisë nën praninë e Aleksandër Vuçiçit.

Lexo më tej:

Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë

Natyrisht kjo arrogancë prej “derri të kënaqun” ka shkaktuar një valë zemërimi në pjesën tjetër të kombit. Të gjithë një zëri po e etiketojnë si tradhëtar, tregëtar interesash kombëtare, rilindës së Jugosllavisë, fatkeqësi për shqiptarët.

E çuditshme është se me të njëjtën gjuhë po flasin edhe anonimët në rrjetet sociale edhe deputetët e sapo zgjedhur të kuvendit të Kosovës.

Mini Shengeni/ Vazhdon fortuna anti Rama në Kosovë

Por, shtrirja e gjërë e kësaj mase akuzatorësh nuk do të thotë automatikisht se ata kanë të drejtë.

Në fakt, Edi Rama nuk do as të ringjallë federatën e marshallit Tito, as të shesë ndonjë copë Kosovë, ashtu si koncesionet dhe PPP që shpërndan në Shqipëri, as nuk është i blerë nga Vuçiçi dhe as nuk e kanë rekrutuar shërbimet serbe.

Ai ka tjetër hall dhe këtë e tregojnë më së miri qëndrimet e tij kontradiktore.

A e mbani mend si iu kundërvu fillimisht ministrave të kabinetit të tij, që e kritikuan taksën 100% ndaj produkteve serbe? A e mbani mend si e mbrojti atë plot pathos, atëherë kur pozonte së bashku me Ramushin, me duart mbi flamur dhe kur donte të rrëmbente skeptrin e përbashkuesit të shqiptarëve?

Po tani e keni dëgjuar ç’thotë? Pretendon se taksa nuk qe një qëllim, por një mjet dhe kur Makron propozoi liberalizimin e vizave, kundrejt pezullimit të saj, ai duhej dëgjuar.

Gënjeshtra është foshnjore dhe piruetat po aq qesharake. Sikur Prishtina e kishte vënë taksën për të negociuar vizat me Francën dhe jo si kundërpërgjigje ndaj politikave anti- njohjeve dhe mungesës së reprocitetit nga Serbia, që vazhdojnë po njësoj.

Vetëm kjo fabul mjafton për të treguar se Edi Rama nuk ka as qëllime, as ideale dhe as objektiva afatgjata. Ai thjesht kërkon vëmendje dhe protagonizmin si një adoleshente e përdalë, që është e gatshme të përdridhet mbi shtratin me flamur të Ramushit dhe ta tradhëtojë atë menjëherë, sapo i shkel syrin për një fabul më të bukur Makroni.

E njëjta mungesë konsistence dallohet qartë edhe në dy aventurat e fundit në të cilat është bërë pjesë.

I njëjti njeri që mbështeti idenë e ndryshimit të kufijve, të rikthimit të paqes përmes ngritjes së mureve etnike, madje që qe i gatshëm t’i kundërvihej edhe kancelares Merkel për një ide që kujtonte se kishte mbështetje amerikane, bëri 180 gradë prapaktheu. Pa varrosur mirë idenë e parë, ai po mbron me mish e me shpirt të kundërtën e saj, pra lëvizjen e lirë, ku muret bien, ku kufijtë shkrihen, ku etnitë relativizohen.

Po përse ai angazhohet në këto pirueta kaq kundërthënëse, që e detyrojnë shpesh të përgënjeshtrojë vetveten?

Përgjigjja është e thjeshtë. Sepse Edi Rama është një politikan në fund të ciklit. Ne vendin ku drejton ai, tashmë është njëhsuar me një diktator kleptokrat, që punon vetëm për dhjetë vetë dhe që shtyp pjesën tjetër. Ai është kryeministri i të vetmit shtet europian me parlament dhe pushtet lokal monist. Ai është lideri i një vendi që Europa për ta pranuar e ka bombarduar me kushte, që nga hetimi i zgjedhjeve të vjedhura e deri tek lufta kundër kriminelëve që ka veshur vetë me pushtet.

Edi Rama i di të gjitha këto.

Ai e ndjen fundin e ciklit të vet të palavdishëm.

Prandaj ashtu si kumarxhiu i rrënuar, që shpreson të ringrihet me kacidhen e fundit, ai po kërkon të luajë me një fabul të re rajonale dhe ndërkombëtare.

Pikërisht për këtë, ai herë i bashkohet Ramushit e Hashimit për të unifikuar kombin, herë Vuçiçit për të ndarë Kosovën, apo sërish atij dhe Zaevit për të rrëzuar muret në Ballkan.

Ai nuk ka qëllime dhe aspirata, ai thjesht po sillet si një sharlatan që shpreson se e shkuara mund të riblihet duke rishpikur një histori të re.

E në këtë kuptim, të gjithë ata që e akuzojnë se është në mision, se është kapur nga Vuçiçi, se do të rindërtojë Jugosllavinë, janë të padrejtë me të.

Sepse në thelb ai nuk do t’i shërbejë askujt, thjesht kërkon të shpëtojë vetveten nga fundi i turpshëm që e pret.

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Nje analize brilante! Por nga ana tjeter mund te thuash qe me gjithe bemat skandaloze te Rames ne keto 6 vjet kjo qe nje nga te mirat e pakta(mbas edukates se.rripit per shoferet) qe ka bere.Sa per kosovaret kane shtetin e tyre dhe nuk ka pse t’ju vij inat per marveshjet qe ben Shqiperia me vedet e tjera.

    1. Ac dc mendon vertet se reaksjoni i kosoves bazohet mbi Inat????? O zotni a merrni vesh ju qe veprimet e ketij zog gomari mund te argumentohen politikisht e ekonomikisht si antishqiptare ; e ndriti ekonomin ky deri sot kjo mungonte

    2. AC/DC te qifsha robt o grekqir se tek Ballkanwebi para disa vitesh shaje Shqiperine dhe mbroje greket o 300 evrosh i qelbur

          1. C’i kushtoni rendesi fansit te nje grupi te degjeneruarish ku gjysma kane vdekur nga alkooli, nje pjese nga droga dhe te tjeret nga shurdhimi prej muzikes se keqe? Cfare gjeje me mend mund te thone te degjeneruar e te droguar si ky dhe Rama ?

          2. Femrat shqiptare kane mbi 20 vjet qe po mbushin e kurverojne tortuareve te evropes, ndersa meshkujt nuk lane plake pa dhembe ne kembe! A ja dhjefsh ti o karderr i te varferve!

  2. Cfare na duhen qellimet e Rames o Bushat? Rendesi ka qe me veprimet e tij po i hap autostraden qellimeve serbe. Ai eshte analfabet ne histori edhe pse mendon se i di te gjitha. Vucic nuk duket as sharlatan dhe as karagjoz. Per mua eshte njeri ne mision kombetar dhe fale Rames po i ecen fjolle. Te hysh ne psikologjine e Rames eshte bisede e bukur kafenesh, por qe nuk vlen asnje grosh kur rrezikohen interesa te medha. Ti Bushat mund ta besh domethene, por kosovaret nuk e kane ate lluks dhe duhet te bejne pikerisht kete reagim qe po bejne. Nuk eshte reagim histerik, por komplet realist. Thjesht fare: Nuk ka rendesi cfare do Rama, por cfare ben Rama dhe cfare duan serbet. Demtimi i interesave kombetare tashme eshte bere.

  3. Me nje fjale, ky frymor me diplome per mesues vizatimi ja fut pordhes vazhdimisht, nuk duhet kerkuar arsye ne veprimet e edi rames sepse eshte i semure psikik me kartele. Nje njeri qe ka akuzuar babain e vet, e dini per cfare, si mundet te vihet ne krye te shtetit? Si mund te priten prej tij vendimmarrje racionale? Ai eshte nje krijese tejet i traumatizuar menderisht. Une habitem se si ja bejne kabull shqiptaret. Por duket se shqiptaria eshte nje ‘mental institution run by its inmates’, thuhet ne anglisht.

  4. nje politikan gjykohet nga veprimet qe ben, jo nga arsyet pse i ben.
    per nje ceshtje kaq madhore si ceshtja kombetare, askush, pervec psikologeve, nuk e ka luksin, as shqiptaret ne kosove, as ata ne shqiperi, te harxhojne kohen me analiza te trurit te nje psikopati.

  5. Dmth demet qe sjell s’kane sh rendesi – anashkalimi i takses se Kosoves, nxjerrja e serbise ne det pa kufij tregtare e ne dem te te ardhurave tona etj, per keto s’do vrare mendja shume thua ti…
    Po per faktin qe klani i gjyshes tende insistoi te nano ta sillte prej andej nga shiste ikona, a ta vrasim mendjen?
    Qe u be menjehere lavatrice e “hakmarrjes per drejtesi” – kusherinjve te tu?
    Qe e late deri siku sedren me shoqen nexhmije e moret njefaresoj ndjese nga ajo vetem pasi rama u be km?
    Qe ti dole te mbrosh te djathten vetem pasi ra ai qe provokonte shoket per “helmimin” e gjyshit tend e ne krye u vu nje zar me kostum?
    Si duket keto punet e tjera i interesojne klanit ndersa rama eshte ne renie nga konsumimi politik e psiqik
    Rrofte sh erion pra

  6. Ideja e Bushatit me këtë shkrim, të sjell ndërmend thënien ” O Zot mëshiroje këtë njeri se nuk di se çfarë thotë e çfarë bën”.
    Kjo thënie mund ti shkojë përshtat ndonjë qytetari të thjeshtë apo qoftë edhe ndonjë gazetari sakat mga mëndja e që thëniet e veprimet e tij mund të kalohen thjeshtë me mëshirë por edhe me humor..
    Por z.Rama, nuk është ndonjë kryetar kooperative të bojaxhijve, por është kryeministri i Shqipërisë dhe e shet veten edhe si vendimmarësi për Kosovën.
    Një bojaxhi sharllatan e me disekuilibër mendor, e shumta vërtetë mund të na bëjë që të na vijë keq për te e ta “mëshirojmë, por një kryeministër ka në dorë fatet e një shteti, ka në dorë buxhetin, paratë e një populli, ka në dorë edhe vetë mediat e gazetarët duke ju a prerë koromanen nëse ata e kritikojnë.
    Atëherë si mund të dalë një gazetar e të bërë thirrje për mëshirë për këtë farë kryeministri ?
    Nëse do ta kishte kërkuar këtë “mëshirë” ndonjë peshkop apo ndonjë hoxhë, edhe mund ta kalonim në heshtje sepse njihet parimi fetar që të keqes ktheja edhe faqen tjetër që të godasë.
    Sigurisht që Bushati nuk është as peshkop e as hoxhë që të falë mëkatet, e në shkrimin e tij, “mëshirën” e përmend më shumë si metaforë për të goditur marrëzitë e Ramës, por pse duhet ta vinte si titull të shkrimit të tij “mëshirën” për Ramën ?
    Për menimin tim , lidhur edhe me temën që trajton shkrimi, titulli më i përshtatshëm do të ishte :
    “Çfarë po ndodh me këtë kryeministër, që po e kërkon me ngulm urrejtjen e gjithë shqiptarëve ?”

  7. Ky kryebole km eshte nje palaqo cirku qe bota Shqipetare se kishte degjuar e jo me pare mirpo ky shkurt muhabeti esht nje mut muti qe zoti ja shkrift familjen e gjith ata qe e duan kete fare muti.

  8. Komenti I fundit eshte arsyeja pse PS rri ne pushtet sa te doje po te doje. PD vazhdon te vuaje persekutimin dhjetra vjecar te bazes qe perfaqeson. Minorance e eger dhe e paditur qe mallkon familjen si plake e lajthitur. Edhe 20 vjet minimumi. Tani me fut dhe mua nje te shame dhe mbaroje te djelen si zotni.

    1. Lexo komentet e socialisteve tek TEMA e Meros per te njejtin shkrim te Bushatit dhe vendose vete se midis demokrateve dhe socialisteve me ke qendron arsyeja dhe me ke urejtja dhe injoranca patologjike.

      1. KAQ IDIOT JE SA TE LEXOSH TEMEN ???????????
        AI ESHTE PORTALI ME ANTI SHQIPTAR .
        ATY JANE MBLEGJE TE GJITHA KUVAT GREKOKOMUNISTE

  9. Bushat ska nevoje per justifikim. Nuk eshte e llogjikshme qe per te justifikuar deshtimin e sherbimit te interesave tona te na duhet ta shkepusim Ramen nga konteksti i politikave boterore dhe trysnia qe ato kane mbi ne, dhe tja hedhim fajin kapricove te momentit te nje kleptokrati provincjal ne hikje e siper. Nuk jane politika kaprico te nje te deshperuari qe po humbet pushtet keto, por politika servile te nje kleptokrati te konsoliduar dhe fuqizuar nga ata ne Evrope e Amerike qe i fryne ne vesh. Rama nuk eshte ne fundin e tij, eshte ne kulmin e pushtetit te tij. E mbaj mend si i mbrojti tarifat doganore, por a e mban mend ti qe sapo perendimi dha mospelqimin e vete dhe vune burokracine ne levizje ndryshoji dhe ky pllaken? Nuk eshte kote perkrahja qe i jep perendimi keti Bushat, ky qofte dhe Sisi apo Orban prape do e perkrahin persa kohe eshte ne funksjon te interesave te tyre. Kosova dhe Shqiperia jane kapur brenda nje konflikti boteror mes Rusise Amerikes dhe Evropes, Rusia ne krah te serbeve, Evropa asnjeanese e ndare dhe e percare, dhe Amerika me njeren dore te blen e me tjetren te shet, rreziku eshte se ky lloj km, dhe po te kishte deshiren e mire qe se ka, do te ishte intelektualisht i pa afte ti sherbej interesave te Shqiptareve kudo qofshin. Eshte shume e rrezikshme ta pershkruash kete akt te fundit si kaprico te castit, sepse ne vazhdimsi do te shohim cudira te tilla te tjera qe do na kushtojne shtrenjte.

  10. Rama doli ne video lakuriq me manall ne dore dhe populli I Tiranes e votoi me shume se cdo njeri tjeter.Pse?
    Sepse populli u sterlodh nga nje bandit dhe sharlatan si Berisha dhe gjithmone Rama permend Berishen,te gjithe dridhen.Psikollogjia se me mire nje sharlatan qe NUK vret se nje sharlatan qe te vret e ka kthyer Ramen ne nje diktator .
    E keqja me e madhe eshte se e gjithe klasa politike ne shqiperi eshte sharlatane dhe Rama mund te dale para kryeministrise me manall ne dore dhe te fitoje zgjedhjet me vote.Perpara kaosit njerzit duan diktaturen.(mbi 55 Universitete private u krijuan nga Saliu ,kur ne jemi 1.5 million njerez,u dhane 45 leje ndertimit per Hidrocentrale etj etj qelbesirlleqe)
    Nga te gjithe sharlatanet hajdutet qe kemi ,Rama lakuriq pelqehet me teper KY eshte populli?

  11. Hahahahaha
    Akuza per Berishen:ka hapur universitete dhe ka ndertuar hidrocentrale me leket e privatit. Ne zjarr ta hedhim. Madje duhen shtuar dhe akuzat e renda si me poshte: 1-Na futi ne NATO 2- Na hoqi vizat 3-Na dha marreveshjen e asocimit 4- Na solli TAP-in 5- E permbyti Shqiperine me internet fund e maje 5- Ndertoi aq shume rruge sa nuk ka burre nene t’i llogarise sakte.

  12. Mire e ke ti Andi, por keto komshinjt e mi komunist akoma thone na tradhtoje zogu e na tradhtuan ballistet.
    Une u them po kete ballistin e koheve moderne perse nuk e fusni te lista juaj e zeze.

    Me thone: Komunistet kane te drejte te bejne cdo gje me token Shqiptare. WTF Edo c’fare m*** i ke keto socialist/komunista pash zotin, Skico si ty? Me siguri qe po.

    Andi ti mire e ke por sharlatani eshte tradhtar, Uroj me shpirt ta shpallin non grada kete hajdut tradhtar. Qe po na e shpif te ndjejme edhe simpati per Shqiperine, here here mendoj sikur Shqiperia te jete ne gjendje lufte dhe drejtues kemi kete *** burr as me rref fare per Shqiperine, kur ky e tradhton diten me diell mua s’me rref hic.

    Flmn psikos qe me beri te ndihem krenar per nje Shqiperi qe s’me pelqen.
    Flirto me Serbet per prodhimet e tyre te skaduara e helmoi Shqiptaret shpirterisht e fizikisht o tradhtari kombit, ballisti dhe zogisti ri.

    Qeveria po punon 🙂

  13. Andi Bushati kur ke aq shume lek saqe nuk e vret mendjen se te bllokuan 200 000 000 euro ne banke, shto dhe fktin se njerez qe ne evrope mbahen si te sukseshem e kane futur ne rrethin e tyre, e di sa ka per ta kuptuar qe eshte gomar me zile ? Tiranise tone nuk kemi cti bejme, se keto jane perralla disney. Ka ndryshuar bota por ata qe vazhdojne e perfitojne jane vetem legenat. Une nuk jam prift dhe skam per tu bete ndonjehere deri sa te kem fryme ne mushkeri. Mua me ka shku jeta pune te zez dhe pune te ndershme duke paguar taksat. Ky duhej te kalbej ne burg, por bashkimit evropian dhe legenave te tjere i hyri goxha ne pune. Kush e di pse mbase lidhet me faktin qe perfiton ne kurrizin tone per te bere moral mbas pilfati. Loje monopoli me jeten e njeriut.

  14. Nuk shof ndonje veprim antishqiptar(antikosovar nuk e di) .Duhet te kuptijme qe ky zoteri(zoteri i thençin se eshte palaço) eshe k.m. iShqiperise dhe jo i Kosoves.

        1. Me kohë do të kuptosh që je shumë gabim me këtë mendim që ke për Kosovën.

          Nqs se ke bërë pak histori duhet ta dijsh se deri në 1912 osova ishte rajoni më i pasur i Shqipërisë së para 1912.

          Ne sot këtë vend me 28748 km katrorë e quajmë Shqipëri, por në fakt Shqipëria e vërtetë është ajo që fillon nga Nishi në Serbi deri në Artë në Greqi e Nga presheva, kumanova e Pindi deri në Adriatik e Jon.

          Se në 1912 nuk kishim një klasë politike të formuar që donte më shumë Shqipërinë se Privilegjet e veta (njëlloj si sot), Shqipëria u copëtua në Luftën e Parë Ballkanike midis Greqisë, Serbisë e Malit të zi.

          Komunistët shqiptarë asnjëherë nuk e mësuan Historinë e kombit, dhe shembulli më i qartë është kryeministri i sotëm, që autori e quan sharlatan,por është e përkdhelur sepse ai është thjesh një hajdut dhe tradhëtar i interesave kombëtare dh interesave të thjeshta të njerëzve që i besuan.

          1. Vdekje Komunzmit, po cmerresh me ate laraske greke o vella, Ai nuk shan vetem kosovaret, edhe Shqiperine e shante dikur tek Ballkanwebi dhe mbronte greket

          2. Ça po thuj me burr shqiperia shtrihet nga Spanja ne Indi,nga Suedia ne Sahara! Jeni ftof ne bythe,se ku e pe Shqiperine e para 1912 ti e di.

  15. Domethene Rama ka shumicen ne parlament, ka shumicen absolute ne pushtetin lokal dhe te gjitha kto “manovra politike” po i ben qe te shpetoje nga fundi i vet i sigurt.
    Cer sparkate llogjike!
    VK pushteteve….. te gjithe duhet ta luftojne Ramen me meshire.

  16. Nje poulli sharlatan i takon nje udheheqes sharlatan,keshtu ka qene, eshte dhe do te jete.
    Keshtu i do mushka drute.
    Ne te gjith komentet lexon vetem sharlatane,dy vete nuk i gjen njelloj,injorante dhe batakci.
    Harram pazar,batakci mall.

  17. Nuk eshte sharlatan mor zoteri. Por nje Tiran, Diktator. Ne nje vend te vogel si yni i tille behesh nese je spiun i nje fuqie te huaj. E cila te perzgjedh dhe mbeshtet deri sa te vish ne pushtet. Qe te beje interesin e vet rajonal, e ndersa tirani yne si pagese te beje palle me ne. Kaq.

  18. Deri me sot nuk kam degjuar apo lexuar qe nje person tradheton sepse na paska ide tradhetare, gjithmone njeriu tradheton per interesa te ngushta vetjake te cilat e verbojne aq shume sa qe i duket se po vepron drejte, dhe e dyta mos prisni qe nje psikopat te kuptoje dhe pranoje qe eshte psikopat.

  19. AB ka bere nje analize te ftohte, ku faktet dhe zhvillimet i nenshtrohen analizes. Konkluzioni plakativ i tij, qe perben edhe titullin shkrimit, eshte, sipas mendimit tim, ne kundervenie te shkrimit vehte?!

    Kur nje KM atipik – sic jane ata te Shqiperise dhe Kosoves, per problematiken e popullsise shqiptare, shtrihet ne 5 vende dhe per me teper ne momentin aktual, Kosova ne udhekryq – ndjek me kembengulje nje rruge qe nuk mbeshtet nga aktoret e tjere si ne Shqiperi, as ne Kosove dhe as ne Maqedonine shqiptare, nuk mund ta perkufizosh si “sharlatan”, sepse sharlatani eshte i tille sa kohe nuk eshte zbuluar qe eshte i tille dhe sapo zbulohet ai i pershtatet shumices aty-per-aty.
    Interesat shteterore, sidomos ato afatmesme dhe afatgjata, detyrojne cdo force politike dhe aq me teper nje politikan qe te marre vendime gjithpranuese. Pra KM eshte gjithshka tjeter (ne permabjtje), por jo sharlatan.
    Duke mosqene sharlatan, sipas bindjes time, eshte per tu marre seriozisht dhe per tu ndaluar sa me pare dhe me cdo kusht. Pasi te behet i pademshem (cminizohet), duke e kthyer ne jeten private, mund edhe te meshirohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *