• |
ide | kryesore

Shpërthimi në makinën e prokurorit, çfarë shihet nga kamerat e sigurisë

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me lëndë eksplozive ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Mjeti tip “Volkswagen” rezulton se është në pronësi të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. Sipas informacioneve të dhëna nga Policia e Vlorës, tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës duke shkatërruar plotësisht një pjesë të saj. Në lagjen ku ndodhi ngjarja, shpërthimi tronditi të gjithë banorët. Aty shkuan grupet e hetimit nga Policia dhe Prokuroria, të cilët bënë veprimet e para hetimore dhe mbledhjen e provave në vendin e ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale në automjetin e prokurorit, ndërsa ky i fundit ka qëndruar gjatë gjithë kohës në vendin e ngjarjes.

Menjëherë sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në disa biznese që ndodheshin shumë pranë vendit të ngjarjes. Nga pamjet e marra nga këto kamera, pritet të hidhet dritë mbi zbardhjen e ngjarjes, pasi aty saktësohet qartë lëvizja e personit që ka lënë sasinë e trotilit në makinën e prokurorit Kuliçi. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës, mësohet se lënda eksplozive nuk ka qenë e madhe. Nga shpërthimi, ajo ka dëmtuar vetëm pjesën e parme të makinës. Për këtë, Policia nuk ka dhënë një deklaratë për sasinë e lëndës plasëse, pasi ekspertët vazhdojnë hetimin për saktësinë e sasisë së tritolit.

Uniformat blu konfirmuan në vendin e ngjarjes se nga këqyrja paraprake e pamjeve të kamerave të sigurisë, është vënë re lëvizja e një personi të maskuar vetëm pak minuta para shpërthimit. Po ashtu, një automjet është parë që ka lëvizur në zonë rreth orës kur edhe ndodhi shpërthimi, duke u afruar pranë automjetit të parkuar të prokurorit. Nga aty ka dalë një person i maskuar, që dyshohet të ketë hedhur lëndën plasëse dhe më pas largohet. Pikërisht këto pamje janë duke u parë nga grupi hetimor, me qëllim për të shkuar drejt identifikimit të autorit ose autorëve të ngjarjes.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, marrja e dëshmisë së banorëve ishte e pamundur. Askush prej tyre nuk dëshironte të ndalonte për të treguar momentin e ngjarjes, ndërsa në sytë e tyre ndihej tronditja që kishin pësuar. Shpërthimi i fuqishëm kishte krijuar panik tek ata dhe një shqetësim për jetët e tyre. Hetimet për shpërthimin e makinës së prokurorit Albert Kuliçi janë fokusuar në funksionin dhe detyrën që ai kryente në Prokurorinë e Vlorës. Pas ngjarjes, vetë Kuliçi është shoqëruar në Polici ku ka dhënë deklarimet e tij lidhur me ndonjë konflikt të mundshëm.

Sipas burimeve, Kuliçi është shprehur se nuk ka asnjë konflikt të mundshëm që mund të çojë deri në këtë situatë. Mësohet se nuk ka pasur edhe persona të tjerë të shoqëruar apo të dyshuar. Atyre iu janë marrë dëshmitë rreth asaj se çfarë mund të kenë parë apo dëgjuar momentet e para të ngjarjes. Po ashtu, janë shoqëruar edhe të afërmit e Kuliçit, të cilët janë pyetur nëse kishin konflikte me ndonjë person apo jo. Pavarësisht këtyre, organi i hetimit ka vetëm një pistë hetimit, atë për shkak të detyrës. /Panorama



3 Comments

  1. Zagaret e Salihut (ky i fundit eshte fajtor per cso gje qe ndodh, biles edhe termeti u shlaktua prej tij), jane hedhur ne sulm kunder prokuroreve qekir Salihu filloi ta quaje prokurorine se KÇK, pra kep ç’te kapesh nga ato qe Salihu nuk i ka kapur vete. Per kete jane deshmitare qytetari i nderuar nga fshatrat e Kucives, qytetari i nderuar nga malesite e Librazhdit dhe Elisa ne boten e cudirave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *