• |
ide | kryesore

Stresi reagon ashpër ndaj festivalit të këngës, ‘Bindjet politike më penalizuan’

F1, Paparazzi



Kur u publikuan emrat e finalisteve të “Festivalit të Këngës”, ku Stresi dhe Eli Fara nuk u kualifikuan në finale, Stresi shkroi në Instagram. Reperi falenderoi përzemërsisht publikun që e mbështeti, uroi finalistët dhe theksoi se ishte një privilegj që punoi me Vera Grabockën. Mirëpo së fundmi, reperi ka folur me tone të ashpra kundër Festivalit.

Në një deklaratë tashmë të fshirë, por të ruajtur nga Iconstyle.al, Stresi shprehet se mospjesëmarrja e tij në finale lidhet me bindjet politike.“Vetëm television shqiptar nuk jeni. Keni kompozitor të huaj në festivalin tonë kombëtar? Si mund të shkojë në Eurovizion një kompozitor i huaj dhe të përfaqësojë Shqipërinë?”

Ndonëse nuk përmend emra, kuptohet qartazi se reperi e ka fjalën për Darko Dimitrov, kompozitori nga Maqedonia e Veriut, i cili ka realizuar këngën “Shaj” të Arilena Arës dhe “Eja merre” të Era Rusit. Në vijim të deklaratës, reperi, përkrahës i Partisë Demokratike, thotë se është përjashtuar sepse “bindja e tij politike nuk bashkohet me bindjen e Televizionit Shqiptar”.

Në një tjetër video të postuar në Instagram, Stresi shkruan: “Mendoni sa shumë të rinj të Shqipërisë do i këndojnë sonte përmendësh këngët e natës finale. Do thoja këngën e Elvana Gjatës, sepse e meriton. Ka sjellë një super super super hit në këtë Festival, por shumicën e këngëve s’do i mbaj mend njeri jo. Oh, no.”



1 Comment

  1. Ik mos spiun bythqire nga Tropoja, bo edhe si disident dhe si cub! Informator i policise je mor bythqir, sa shoke ke marre ne qafe dhe jane burg se i ke shit ti mor pis!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *