• |
ide | kryesore

Video/ Autogol me dashje, për short më të lehtë: 13 vjet skualifikim në total për San Lorenzo

Sport, Video



Një autogol i qëllimshëm i kushton rëndë San Lorenzo Nuovo, shoqërisë sportive diletante në provincën e Viterbo që, në total, mori nga Prokura Federale e FIGC 13 vjet skualifikim.

Ngjarja i takon muajit maj e ndeshjes mes Sporting Bagnoregio e San Lorenzo Nuovo, përfunduar më pas 3-1. Me rezultatin 2-1 për Sporting, një futbollist i formacionit mik e dërgon topin, qëllimisht, në portën e tij duke shënuar golin e tretë. Një gol që do ti shërbentë për një rival “komod” në playout për Kategorinë e Parë. Pamjet e golit bënë xhiron e ëeb për mungesën e sportivitetit.

E tani erdhi vendimi, prokura federale e ka dënuar me 13 vjet në total klubin e San Lorenzo Nuovo. Sipas asaj që bën të ditur calciomercato.com, në fakt, shuma e skualifikimeve të kombinuara për, trajnerin e autorin e autogolit, plus atyre për presidentin e shoqërisë përcaktojnë shifrën rekord të 13 vjetëve. Për më tepër, klubi duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1000 euro.

https://www.facebook.com/627661767376555/videos/431859860962553/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *