• |
ide | kryesore

Video / Superkupa e Italisë vishet bardhekaltër: Lazio turpëron Juventus për herë të dytë

Sport



Përfundon me triumf 2019-a për Lazio, që në Riad (Arabia Saudite) ka tejkaluar Juventus 3-1 dhe ka fituar Superkupën italiane. Skuadra e Inzaghi zhbllokoi rezultatin në minutën e 16′-të me golin e Luis Alberto, por arrihet nga Dybala në minutën e 45′-të, përpara pushimit të ndeshjes. Në pjesën e dytë është Lulic që i ka dhënë avantazhin bardhekaltërve duke shënuar në minutën e 73′-të dhe më pas Cataldi ka mbyllur llogaritë në minutën e 94′.

Njësoj si në kampionat: Lazio është skuadra e vetme që e ka mposhtur Juventus në këtë sezon dhe e ka bërë dy herë. Maurizio Sarri tashmë duhet të kuptojë se skuadra e tij ka një pikë të dobët, por nëse tekniku i bardhezinjve nuk e kupton ende se cfarë nuk shkon, atëherë vlen të marrë shënime nga Simone Inzaghi.

Për Lazio është një moment lavdie. Senad Lulic në 2013 vendosi finalen e Kupës së Italisë kundër Romës e ai gol në minutën e 71 dukej se mjaftonte për kujtimet e lumtura laciale. Nuk është fare kështu, në Riad, në këtë Superkupë të cuditshme arabike, u dhurua një replay që i con në dimensione miti bardhekaltrit. Në minutën e 73, krosimin e Lazzari e devijimin e Parolos e ka dërguar në këndin e pambuluar të portës juventine pikërisht Lulic. Ndeshja u vendos aty, edhe pse Cataldi, në shtesë, dha spektakël me goditjen e dënimit të jetës, për 3-1 përfundimtar.

Simone Inzaghi ka ndërtuar një replay të ndeshjes së kampionatit fituar dy javë më parë në Olimpico me të njëjtin rezultat. Dy ndeshjet nuk janë binjake, por afrojnë sigurisht: Lazio rezistoi kundër skuadrës më të mirë të Italisë, fitoi 11 kundër 10 (karton i kuq i Bentancur në shtësë) e ka ngritur në piedestal lojtarët punëtorë. E kështu, Lazio arrin tek 16 trofe kundër 15 të Romës, duke marrë edhe kënaqësinë e dytë brenda një nate të vetme…

https://www.youtube.com/watch?v=V-p2wEu_hNg



1 Comment

  1. kete videon e keni tge ndeshjes tjeter…ne serie A. po nuk keni faj, faj ka Lazio qe e rreh 2 here me rezultatin 3 me 1… Bravo Lazio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *