• |
ide | kryesore

Video/ Tre në tre: Egbo triumfon me përmbysje në Laç e tani ta largosh nga pankina e Tiranës është problem

F1, Sport, Video



Tre janë fitoret radhazi të Tiranës me Emanuel Egbo. Tre është edhe pozicioni që bardheblutë rrëmbejnë në klasifikim, duke u ngjitur 5 vende nga koha kur trajneri i portierëve mori detyrën, proviziore, por që mund të mos jetë edhe e tillë. Tirana ia ka dalë të triumfojë 1-2 ndaj Laçit me një dygolësh të talentit Ernest Muçi, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të të renditjes mes 28 pikë.

Bardheblutë po përjetojnë një situatë vërtetë feste, duke e mbyllur 2019 në shinat e duhura për objektivin titull. Nuk e bëri dot Mema, e as Ahmataj, por Egbo e ka drejtuar tani Tiranën në fitoren e tretë radhazi, duke përmbysur avantazhin e Lacit, të shënuar nga mbrojtësi Ignjatovic në minutën e 28.

Tirana reagoi si 24 herë kampione, e duhet konsideruar fakti, se të tillë reagim bardheblutë nuk e kishin patur kurrë deri tani. Golat e pësuar e kishin rrëzuar më pas formacionin kryeqytetas, por jo me Egbo. Është e qartë se skuadra luan edhe për të: golat e Muçit në minutat 30 dhe 78 i dorëzuan tre pikë të tjera teknikut të Tiranës, që tani duhet bindur të pranojë të qendrojë në detyrë, sepse më mirë se kaq, në një pikë delikate të sezonit, nuk mund të bënte askush.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Laçin pas asaj në Ballsh. Në sfidën e radhës Tirana do të presë Bylisin, ndërkohë që Laçi luan në transfertë ndal Teutës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *