• |
ide | kryesore

Zbulohet dokumenti/ Pas mini Shengenit qëndron Soros

Kryesore



Gazeta Express ka siguruar një kabllogram që tregon origjinën e iniciativës që njihet si “minishengeni ballkanik”, të cilën po tentojnë ta jetësojnë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në bazë të këtij dokumenti, prapa kësaj ideje qëndron Fondacioni për Shoqëri të Hapur i miliarderit George Soros. Në letër, ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Victoria Nuland, ndërkohë që në terren e ka shtyrë Alexander Soros-i, djali i miliarderit të famshëm, i cili është vizitor i shpeshtë në rajon.

Andi Bushati:Pinpongu i gënjeshtrave Rama -Vuçiç

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur t’i qërojë hesapet me Kosovën dhe përfaqësuesit të saj. Teksa po mundohet që bashkë me kolegët e tij, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ta jetësojë këtë ide, që Kosova ka vendosur ta refuzojë për shkak të mbizotërimit serb dhe relativizimit të shtetësisë së saj, Rama po bën edhe manipulime të mëdha.

Ai po e paraqet këtë iniciativë duke bërë krahasime me takimet BE – Ballkan Perëndimor, ku Gjermania dhe Franca, si dy motorët kryesorë të unionit, mbledhin ballkanasit, përfshirë Kosovën e Serbinë, për t’i mbajtur me shpresë për integrimet evropiane. Manipulimi tjetër është se Rama në adresimet para gazetarëve po thotë se me refuzimin e saj, Kosova po armiqësohet me BE’në dhe SHBA’në.

Akademia e shkencave të Kosovës: Rama na njollosi në sy të Vuçiçit

Por, nga dokumenti që e ka siguruar Gazeta Express del se kjo nuk është fare e vërtetë. Iniciativa nuk është e sponsoruar nga Amerika dhe Evropa, por nga një miliarder. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se e mbështesin këtë iniciativë vetëm në parim, pasi ato e inkurajojnë bashkëpunimin rajonal, por, siç kanë theksuar, vetëm nëse një gjë e tillë i përfshin të gjithë. Madje edhe kur Rama ia dha lirinë Vuçiqit ta shpjegojë idenë në Paris para Macron-it, presidenti francez e kishte pyetur nëse ajo është “all inclusive”.

Në dokumentin e MPJ’së, të cilin e ka parë Gazeta Express, thuhet se “kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland-i (ish -zyrtare e lartë në Departamentin e Shtetit), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat dhe është sponsoruar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, përkatësisht nga Alexander Sorosi.”

Më tej, në dokument theksohet se përgatitjet intensive për këtë kanë filluar nga muaji shtator, ndërkohë që rikujtohen edhe takimet e Nuland-it dhe Soros-it në Tiranë, Beograd dhe Shkup.

Mini Shengeni/ Intervista e Vuçiç në Beograd, që nxjerr bllof ato që Rama thotë në Tiranë

Dokumenti tërheq vërejtjen për rreziqet që i kanosen Kosovës në aspektin politik. Aty thuhet se Minishengeni i jep Serbisë mundësi që të dëshmohet si faktor konstruktiv në rajon pa përmbushur asnjë detyrim karshi Kosovës. Sugjerohet madje që Kosova t’i kundërvihet kësaj inciative në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Malin e Zi për shkak se Podgorica e ka refuzuar ose ka rezerva ndaj projektit. Por, sçc po shihet tashmë, Rama ka zgjedhur tjetër rrugë, duke e sulmuar Kosovën dhe duke bashkëpunuar me Vuçiqin.

“Nëse Kosova nuk reagon me kohë, ka rrezik që njohja reciproke, si produkt final i marrëveshjes Kosovë- Serbi, të zëvendësohet me qasje të barabartë në platforma të tilla. Kjo do t’i mundësonte Serbisë që të përparojë në agjendën evropiane pa e njohur Kosovën”, theksohet në këtë dokument. Aty po ashtu tërhiqet edhe vërejtja edhe për kostot ekonomike në dëm të Kosovës.

Nisma për minishengen ka acaruar marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri. Rama përvec sulmeve ndaj lidershipit kosovarë ka thënë se Serbia ka pranuar që kjo ide të jetësohet pa asnjë kusht, që është një dezinformatë nga ana e shefit të qeverisë shqiptare, pasi Serbia në format të tillë nuk do ta pranonte kurrë shtetësinë e Kosovës nisur madje as nga diçka elementare sic është ekspozimi i flamujve e as nuk do të mund të udhëtonin drejt Serbisë në takimet me rotative.

E pikërisht të shtunën që shkoi, kur Rama priti kolegët nga rajoni, Vuçiqin, Zaevin e Gjukanoviqin, në Tiranë ka qëndruar edhe Alexander Soros i cili muajve të fundit ka zhvilluar ‘shuttle diplomacy” në rajon duke flutuar sa në Beograd, sa në Prishtinë e Shkup.

Por si duket diplomacia e Soros nuk funksionoi. Kosova e refuzoi ftesën për të shkuar në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook duke thënë se pengesë për mospjesëmarrjen e Kosovës është Serbia e cila në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

“Rethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar. Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë” kishte shkruar Thaçi.

E në reagimin e tij Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se e gjithë kjo iniciativë është e menduar që ta heq taksën 100 % që e ka vendosur ndaj mallrave serbe. Ndaj, kësaj erdhi menjëherë reagimi i Edi Ramës i cilia tha se Hardinaj është gënjeshtar.(Gazeta Express/Sh.L)



18 Comments

  1. Uuuuu qenka zbuluar nje ‘një kabllogram’.. Qenka shume i fshehte ky muhabet. Tamam per filma me spiunazh.

    ” Në letër, ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Victoria Nuland, ndërkohë që në terren e ka shtyrë Alexander Soros””

    Pra ideja ka qene e ksaj Victorja Luland , kurse Soros qenka ngarkuar ta zbatoje ne terren kete ide.
    Po e beni sorrosin si tabele qitje , se nuk ja u mban te thoni se ideja vjen nga kabineti Trump

    Por meqe nuk i bini dot gomarit , i bini samarit.

    1. Pra, “miku i madh”, “clirimtari i Kosoves”, pasi “e cliroi” Kosoven, nga metozorri, kur filloi uvertura Ak-47, per piano dhe orkester e bijve me te mire te trojeve shqiptare, ne Kosove, sot nepermjet mashave te saj, ne Shqiperi, FYROM, Serbi, po kerkon qe t’ia bej peshqesh Kosoven dhe Shqiperine bashke, Serbise, ne Jugosllavine e III. “Miku i shqiptareve” ka interesa ne Ballkan dhe sakrifikimi i interesave te 7-8 milione shqiptareve etnik, nuk ka asnje rendesi, mjafton qe interesat e USA te mos cenohen. Nuk eshte cudi qe Vesley Clark, ish-komandanti i NATO, nepermjet lidhjeve te tij me soros, kerkon qe te privatizoje Trepcen, pra trinomi “i miqve” tane, soros-nulland-zululand, punojne nate e dite, ne dem te interesave te shqiptareve, po c’rendesi ka kjo. USA ka interesa, USA kerkon qe te ruaj balancat ne Ballkan, packa se ne kurriz te kombit shqiptar. Rrofte USA, mikja dhe aleatja jone.

      1. Po boll me idiotesi o “popull” i neveritshem. Trepca eshte nje pike uje ne oqean per amerikanet. Hajde rrot kari hajde. Sipas popullit koqe nga mendja, superfuqia energjitike e botes, do sakrifikoje ndikimin ne rajon per qindarkat e trepces. Per amerikanet as qindarka nuk jane. Shko e hidhi nje here uje syve o trap, se me shume po i demton se po i ndihmon ata qe te paguajne. U diktove qe kur e quan maqedonine FYROM. Te ka ngel refleks dhe nuk je mesuar akoma me emrin e ri qe e pranuan edhe greket. Bushter!

  2. I pari kryeminister ne keto 30 vjet qe ka pardon personal dhe qe sillet si vegel qorre. Te shpresojme dhe lobojme qe Sorosi te doje shqiptaret se Rama nuk ka asnje agjenci ne kete mes. Kur “zgjodhem” Ramen ne fakt zgjodhem Sorosin dhe sigurisht Shullazin, Habilajt, Bilbilajt etj. Sorosi qeka aksioneri kryesor me cpo kuptohet, keta te tjeret jane minorance.

  3. Po ndonje faksimile te kabllogramit nuk paska se keshtu me te pare njerezit mund te thone edhe qe kane pare aliene….

  4. Ja pra dokumenti tregon qe eshte amerika dhe administrata Tramp por kerkon qe financier te behet me parate e sorosit,ku eshte e keqja o shpellkaret e kosoves,kudo eshte amerika dhe ne fund vendos pikat mbi i.

  5. Pra, “miku i madh”, “clirimtari i Kosoves”, pasi “e cliroi” Kosoven, nga metozorri, kur filloi uvertura Ak-47, per piano dhe orkester e bijve me te mire te trojeve shqiptare, ne Kosove, sot nepermjet mashave te saj, ne Shqiperi, FYROM, Serbi, po kerkon qe t’ia bej peshqesh Kosoven dhe Shqiperine bashke, Serbise, ne Jugosllavine e III. “Miku i shqiptareve” ka interesa ne Ballkan dhe sakrifikimi i interesave te 7-8 milione shqiptareve etnik, nuk ka asnje rendesi, mjafton qe interesat e USA te mos cenohen. Nuk eshte cudi qe Vesley Clark, ish-komandanti i NATO, nepermjet lidhjeve te tij me soros, kerkon qe te privatizoje Trepcen, pra trinomi “i miqve” tane, soros-nulland-zululand, punojne nate e dite, ne dem te interesave te shqiptareve, po c’rendesi ka kjo. USA ka interesa, USA kerkon qe te ruaj balancat ne Ballkan, packa se ne kurriz te kombit shqiptar. Rrofte USA, mikja dhe aleatja jone.

    1. O Zot çfarë kafshëri ka mes tij ky popull !
      Sipas këtij kërriçit që shkruan në emër të popullit si Enver dikur, gjenerali amerikan Wesley Klark paskej dënuar Serbinë e Millosheviçit, pasi e paskej pasur syrin në minierat e Trepçës.
      Edhe propogandës më të ndyre serbe, nuk i ka vajtur mendja që të sajojë këtë shpifje idiote.

  6. Soros, ben punen e tij. Krijon pasiguri. Loja ne tregjet e burses bazohet tek frika nga pasiguria. Pasiguria ne ballkan shkon per shtat punes se Soros. Objektivi, te bejne para. Politika eshte loje. Soros po ben lojen e tij. A ka mbeshtetje nga Trump? A ka njeres grupimi i Soros ne USA ne administrate? Soros ka mbi 20 vjet qe financon shoqata ne USA, rreth 20 vjet qe financon kandidate per kongres dhe senat, guvernatore shtetesh , prokurore e gjykates, etj funksionare shtetesh apo ne nivel federal dhe shume njerez ne media e kudo ne shoqerine civile ne amerike.

    Minishengeni eshte ne nisme ne linje me planin. Statusi i Kosoves dhe perkeqesimi eshte ne linje me planin per destabilizim pasiguri dhe perfitimet e dalain prej tij. Soros me ane te njerezve te tij dhe interesave krijon pasiguri. QE pasiguria te mbahet nen ontroll duhen kontrolluar njerezit. NJerezit i ka Soros. Cmimin e vendos Soros. Digjen eta njerez psh ien Rama, vjen Lali Eri. Por mund te vije dhe ISa Mustafa dhe Albin Kurti. Varet se cili eshte me i zoti, qofte ne mbeshtejtje ne popull qofte ne ideal qofte ne organizim, qofte ne marredhenie me nderkombetaret, Politika eshte loje. Ne politike investohet nese do te kesh akses. Investimi eshte ne njerez kryesisht

    Te pasurit financojne burimet njerezore per administraten, ligjin dhe ligjberesit. grupet e interesit financojne, grupet fetare po ashtu, sindikatat etj. Cilido grup shoqeror apo interesi eshte aktiv , mbeshtet, voton dhe financon ne drejtim te burimeve njerezore me qelim ozita me te forta ne uvend senat, shtet, agjensi federale etj, administrate publike. Kjo eshte plotesisht e ligjshme dhe transparante per publikun.

    Mos valle duhet te habitemi ?? Per shkak te diktatures shiptaret kane psikozen e frikes dhe izolimit sikurse plot vyrtyte te cmueshme perfshire luften e klasave.

    Rama eshte mbeshtetur nga Soros. Rama krijon pasiguri per cdo biznes dhe per cdo individ. Nuk ia mesoi Soros-i por Rama meson dhe persoset nga ai. Rama mbeshtetet tek grupimi i Soros kur ka nevoje : si thote ai, Keta te huajt thote 😀

    Rama krijon pasiguri per bizneset, per gjoba nga shtetit dhe bandat, per moskonkurrueshmeri, politia jofvorizuese renduese per biznesin, procedura abuzive te teperta per TVSH-ne, , per dobesimin e ligjit, ska gjykata ska prokurori, inkriminimin e policise, kriminele e trafikante ne bashki ne parlament, abuzim me tendera, korrupsion, privatizime , koncesione PPP, pasiguri per punen, per jeten ,per arsimin, per shendetesine, per taksat, per pronen, per cdo gje te mundshme
    Rama me ane te kesaj pasigurie dhe gjendje frike, tulatje te shoqerise, shtypjeje dhe moszbatim te ligjit, mungese te shtetit te se drejtes, Rama fiton pushtet dhe para. A u sherbejne keto pasiguri shiptareve?

    Kujt i duhet pasiguria ? Pervec atyre qe luajne ne burse si Soros ? Hajduteve dhe matrapazeve vendas !

    Shqiptaret duhet te perpiqen dhe te luftojne perndryshe , do te bien nje nga nje viktima, dikush do emigroje dikush do nenshtrohet, dikush do viktimizohet, dikush do i bashkohet Rames. te gjithe do humbin pasi me Ramen fiton vetem Rama Te tjeret jane objekt perfitimi ose jane kot dhe nuk i hyjne askujt ne pune.

  7. Nje gje eshte fare e qarte:

    Pas Mini-Shengenit ballkanik qendron KGB dhe Putini qe duan te pengojne Ballkanin te integrohet ne BE dhe po furnizojne me arme e municione Serbine, Sorosi dihet qe miliardat e tij i ka bere kryesisht ne Rusi dhe sulmet qe vijne nga Lindja Komuniste per Trumpin e kane emerin George Soros

  8. Po sorosin e takoje dhe perfitoje salihu qe ne 2005 kur salihu mori pushtetin e falur nga nano,sorosi e mesoi qe frika qe mbolli ne popull do ti sillte salihut dhe sorosit mjaftueshem miliona euro,beri krize me gerdecin me zgjedhjet e 09 bandat e salihut presione mbi bizneset me gjoba shperfytyrimin qe i beri qyteteve per tete vjet dhe e mbylli me kater te vrare dhe 30 te plagosur dhe me rrembimit me dhune te mandatit te krye bashkiakut ne tirane,dorzimin e pushtetit me minus 750 milion euro ne buxhet keto i beri ne bashkepunim me sorosin,pastaj hyri ne loje rama qe sorosi vazhdon bashkepunimin edhe sot,kur ti themi,ti themi si jane gjerat,salihu e solli sorosin ne tirone.

  9. Shkurt kjo gjindje do cuar ne cmendine. Nuk bejme dot shtet. Eshte barre e madhe per shqipot nuk e mbajne dot. Padituria eshte perzier me hajdutllekun, legenin, maskarain, intrigantin dhe pastaj ky lloj do te drejtoj shtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *