• |
ide | kryesore

Ancelotti prezantohet tek Everton me një batutë: “Ibrahimovic? Kam Kean”

Sport



Pasi ndoqi nga tribuna e Goodison Park barazimin e skuadrës së tij të re kundër Arsenal, për Carlo Ancelotti është dita e prezantimit si trajneri i ri i Everton. Tekniku italian, që ka firmosur një kontratë prej 58 milionë euro deri në fund të 2024, ka shpjeguar motivet që e kanë sjellë në Liverpool: “Ambicja e klubit e historia e tij. Tradita. Atmosfera e krijuar nga tifozët. E pastaj duam të përmirësohemi, të rritemi e të bëhemi një skuadër më e mirë. Këto janë arsyet përse zgjodha të jem këtu”. Ish-Napoli ka folur edhe për merkaton (“Nuk e di nëse një lojtar kërkon të vijë këtu sepse jam unë, edhe në të ardhmen ka ndodhur”), duke premtuar se do të telefonojë Zlatan Ibrahimovic.

Jo për ta bindur të veshë fanellën e Toffees, sepse në skuadër Ancelotti ka një sulmues në të cilin beson shumë: “Me Ibra jemi miq të mirë. E di që ka përfunduar aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara, por nuk e di cfarë idesh ka. Duhet ta telefonoj e ndoshta do ta bëj. Nëse do të vijë në Liverpool për tu zbavitur mirë se të vijë, por jo për të luajtur…”. Ancelotti beson shumë tek Moise Kean: “Kërkova ta merrja tek Napoli para se të firmoste për Everton. Èshtë një lojtar fantastik, të mos harrojmë se është 19 vjec. Duhet ta presim e të punojmë me të, sepse ka kualitete super”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *