• |
ide | kryesore

CR7 heq medaljen nga qafa, rrjetet sociale ndahen në dysh: “Nuk di të humbasë”, ose “është mentalitet fitues”

Sport, Video



Të humbasë nuk i pëlqen askujt, imagjino tani Cristiano Ronaldos. Portugezi ka treguar shpesh (edhe para mbërritjes në Torino) që për të moto, të fitosh është e vetmja gjë që ka rëndësi, është parim. E kështu, kur trofetë nuk shkojnë për të ose skuadrën… nuk e merr fare mirë. Vetëm se kjo shkakton shumë polemika. E pas mungesës në mbrëmjen gala të Topit të Artë, që shkoi për rivalin e madh Messi, vjen medalja e argjendtë e Superkupës në Arabinë Saudite. Imazhet janë të qartë: medalja në qafën e portugezit qendron… një sekondë.

REAGIMET – Një skenë aspak e cuditshme, në fund të fundit është e vështirë të shohësh dikë entuziast se humbi një ndeshje. Por kur flitet për CR7, gjithcka amplifikohet. E kështu reagimet janë të shumta e, si zakonisht, të ndara në opinione. Shumë e vlerësojnë, si një sjellje e një mentaliteti fitues, të tjerë e konsiderojnë paaftësi për të pranuar humbjen…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *