• |
ide | kryesore

Dyshimet/ A u manipulua çmimi i fituesit të festivalit?

Kryesore



Një ditë pas shpalljes së fituesit po ngrihen dyshimet e para për manipulimin e rezultatit të Festivalit te 58-te te Kenges ne RTSH, qe la te zhgenjyer kengetaren Elvana Gjata dhe gjithe ata qe ishin te bindur se ne Eurosong do të na çonte “Me Tana” e Elvanes. Që kur u tha se këtë festë të përvitshme të këngs kishin marrë ne dorë Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu bashkë me lajmin u përhap edhe zhurma se ato kishin bërë një pakt: Këngëtarja e cila vitin e fundit ka qenë më shumë protagoniste e kronikës së zezë për shkak të problemeve të fejuarit të saj do të ndizte skenën dhe do të rikthente vëmendjen tek ekrani i RTSH, ndërsa organizatorët do ta shpërblenin këtë pjesmarje me çmimin e parë që të shpie drejt e në festivalin Europian që këtë vit mbahej në Hollandë.

Arilena dhe Elvana

Me sa duket ky deal është prishur dhe këtë nuk e tregojnë vetëm mënyra se si u soll Elvana Gjata në fund, lotët e saj në skenë, apo justifikimet e Alketa Vjesiut në rrejte sociale se juria nuk ishte në dorë të saj. Gjithnjë e më shumë për prishjen e këtij deali, po fajësohet regjizoria Vera Grabocka, pikërisht ajo që qe akuzuar na të tjerë se po e ogranizonte këtë festival për t’ia dhënë Elvanës. Një media profesionale, por shumë afër këngëtares që mori çmimin e dytë, Revista Anabel, shkruajti një ditë pas ndarjes së çmimit: “Duam apo s’duam ta pranojmë, ajo u përdor nga produksioni sepse ktheu në qendër të vëmendjes një festival, për të cilin njerëzit fatkeqësisht kishin 0 interes. Do të ishte më e ndershme sikur Vera Grabocka të mos e kishte pranuar Elvanën në Festival duke i thënë “më mirë mos merr pjesë, e kam përcaktuar tashmë fituesin”.

Dyshimet e para për këtë lindën pas publikimit të faksimileve që tregonin se si kanë votuar anëtarët e jurisë. Ne dokumentin e firmosur nga anetaret e jurise ne RTSH, mund te shihet qartesisht se Elvana Gata eshte vlersuar me piket maksimale nga tre të huajt. Por ajo është goditur pas shpine nga pjesa shqiptare. Mikaela Minga, muzikologe me përvojë, i dha Elvana Gjatës, një prej pretendenteve kryesore për çmim, vetëm 2 pikë, Ndërsa poetja Rita Petro, megjithëse nuk dha as për Arilena Arrën pikët maksimale, nuk votoi për Elbanën më shumë se notën 8 (nga 13).

Capture-800x557Dmitirus-800x587Felix-800x585Mikhaela-800x597Rita-800x619

A ishte kjo për arsyen e thjeshtë se në një moment, se Elvana Gjata stonoi gjatë interpretimit? Edhe mundet. Por Revista Anabel ka shkuar më tej në gjetjen e shkaqeve. Kjo media pretendon se fillimisht ishte shpallur që juria e festivalit do të përbëhej vetëm nga tre të huaja dhe se dy gratë shqiptare u shtua për të përmmbysur rezultatin: “Këtë gjë e konfirmojmë edhe burime të brendshme për Anabel.al, që thonë se juria shqiptare u shtua në minutën e fundit pikërisht për këtë qëllim” nënvizon ajo. Një tjetër teori konspirative që po gëlon është edhe fakti se regjisorja Vera Grabocka e shtoi sallën me 400 karrige të mbështetësve të Arilena Arrës, për të sugjestionuar publikun. Dhe qenë pikërisht të këta të fundit që thërrisnin Arilena, Arilena ndërkohëqë në skenë këndonte Elvana, një jë që nuk nddhi me asnjë këngëtare tjetër. “Vërtet turma është e pakontrollueshme, por fakti që dikush thërret Arilena në një moment kur nuk po diskutohej çmimi – si në rastin e Fifit dhe Eneda Tarifës – është gjithashtu e dyshimtë. Pra, pse nuk brohoriti askush emrin e Arilenës kur po këndonte Era Rusi, Olta Boka, Valon Shehu apo Albërie Hadërgjonaj” pyet Anabel.

Por pavarësisht nga këto akuza për Vera Grabockën që në fillim ishte fajësuar se donte ti’a jepte vendin e parë pa garë Elvana Gjatës, një pyetje e dyshimtë mbetet. A e manipuloi këtë festival regjizorja legjendare siç pretendon Anabel? Apo rrol kanë pasur anëtarët shqiptarë të jurisë që mund të jenë influencuar nga drejtuesit e TVSH-së? Duket se për këtë version të dytë është shhprehur edhe krahu i djathtë i Grabockës, prezantuesja Alketa Vejsiu: “ Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! M’i kurseni akuzat ju lutem. Unë nuk isha juria dhe jurinë s’e zgjodha unë! Elvana faleminderit” ka shkruar ajo këtë të hënë. Natyrisht duke e bërë edhe më të paqartë situatën por duke konfirmuar edhe njëherë dyshimet se diçka ka ndodhur jashtë syve të publikut.

©Lapsi.al



29 Comments

    1. 1. Arilena ka qene e paravendosur. Arilena nuk vinte ne festival nese nuk thirrej me kete garanci nga vera e alketa.
      2. Elvana u thirr te merrte pjese shume me vone , pikerisht atehere kur publiku po pergojonte fitoren e parashikuar te Arilenes.
      3. Alketa ben sikur nuk di e sikur eshte merzitur me jurine por Alketa e di fare mire . Eshte pjese e skenarit
      4. Nuk dihet nese Elvana eshte perdorur apo ka ditur me pare gjithcka dhe ka qene pjese e te teres.
      5. Elvana eshte nje kengetare mesatare , qe mbreme stonoi gjithe kohes, qe kenga ishte tallava banale, qe doli aty per te thene qe ajo ben kenge tani , se zeri po i iken e i duhet te vazhdoje biznesin, qe ishte e plakur dhe e lodhur ne fytyre, e kane fryre e pompuar ate dhe tallavane e saj , njesoj sic fryjne luanen sot. Elvana kishte nje kenge mes elni furreres dhe tallavase se zakonshme.
      Arilena eshte kengetare me ze te mire, e bukur , e fresket, me sharm me shije. Shume e pershtatshme per te na perfaqesuar se me keto plakat si jonida maliqi e elvana me fytyre te fryre nga botoksi, pa ze , me burra te forte e ca lidhje e dyshimta, jemi deri ne gryke.
      6. Alketa ja hodhi sot qe po flitej per elvanen, se perndryshe ate masakar komentesh negative per te , ( nuk e kemi pare me pare aq shume e aq ne nje mendje njerezit ) do ta gjeje dhe sot. Nje fycke qe vazhdon mendon se di te prezantoje , pavaresisht qe eshte nje karafile qe vetem flet e nuk thote asgje. Pa emocion, patetike , avdalle e sidomos FAKE. Fake deri ne neveri.

        1. Koment mjaft i mire ,por si nuk late rob pa more neper goje kjo vajza e re na nderoj ne Rusi kurse kjo butoksi eshte per tu misheruar nje karikature

      1. Po ti pse behesh kurioz kur nuk ia di kuptimin o beqir? Kur je injorant e nuk di , i drejtohesh googles, apo se njef as ate? Hajde beqir hajdeeeee

  1. Elvana 1 ke provuar te cash ne tregun nderkombetare me kenge e video klipe me repera e dj me fame boterore te mire paguar of course nga vini i dashuri jot grosist kokaine dhe tezultati 00000,kurse kjo vajza arilena eshte e famshme ne gjith europen me kenget e saj pa patur nevoje per dashnor milioner si ti sepse bota europa vlereson talentin vokalin jo paret o dashnorja ervin mates trafikant kokaine sponsori jot get the fuck off bej naj video klip se ku i dihet…

  2. Eshte e dukshme qe kenga e harilenas ishte me e bukur se ajo e elvanes qe ishte nje tallava e moderume,zgjedhja eshte e mire

    1. eshte kenge me shume per dasma seshte kenge festivali i kenges se lehte shqiptare. kot ja fusin kush thote qe kjo meriton vendin e 1

  3. E gjithe kjo rremuje,eshte krejtesisht nje budallallek.Festivali,quhet I kenges (jo kengetares)dhe cmimi I jepet kenges (pra kompozitorit),dhe jo kengetares.Edhe ne Eurosing,shkon kenga fituese,e jo kengetarja fituese.Megjithate,realisht,kengetarja ndikon shume ne paraqitjen dhe dhenies forme te kenges,por festivali I kenges shqiptare,po behet shkak per nje diskutim me adrese te gabuar.Nuk po shikoj asnje diskutim,apo te pakten nje mendim,per te vleresuar kengen,per te cilen behet festivali.Lereni Arilenen dhe Gjaten,bile edhe Grabocken apo Veiziun (keto dy te fundit nuk jane thjesht tekniciene ,per realizimin e festivalit,po jane kryesisht bisnesmenet e tij,e si cdo bisnes,edhe ato,do te kene fitimet ,por edhe humbjet e priteshme.

  4. Elvana eshte e mire per klube nate ben atmosfere por nuk eshte per europian.Arilena ka zerin ku e ku me te plus ka ecur pa pas bolin e droges.

  5. Ka diçka që nuk më pëlqen tek kënga “Shaj” që më duket si një reminishencë me këngën e bukur “Qaj” që të kënduar në Eurovizion para disa viteve pati sukses.
    Megjithëate, kjo këngë ishte më profesionale e me efekte emocionale , krahasuar me këngën “Me Tana”, që me të drejtë dikush këtu e cilëson si një “tallava moderne” apo si këngë “dasmash moderne shqiptare”
    Sa i takon interpretimit vokal të këngëtareve që padyshim luan rol të rëndësishëm në pëlqimin e këngës, nuk më duket se midis dy këngëtareve, ndonëse me një stil të ndryshëm interpretimi, pati ndonjë diferencë të madhe.
    Me thënë të drejtën, shumë, shumë më tepër lexova “stonatura” në komentin që është shkruar këtu sesa në interpretimin e këngëtareve, jo vetëm për diskutimet subjektive me konsiderata e histori personash tepër të dyshimta, e veçanërisht me nivelin tepër të ulët të shkrimit të gjuhës shqipe e shumë larg kompetencave profesionale të kritikës muzikore.
    Duke lënë mënjanë disa komente vulgare, dukuri e zakonëshme kjo në shoqërinë shqiptare,, ka dise komente që janë më objektive sesa shkrimi i paraqitur këtu.

  6. Ketu u vertetue se na jemi manipulator me do lav…. qe kenges se Elvsna Gjatesi japin2 ose 3 pika kjo eshte per cdo kritike turp te kene Grabocka Alketa qe organizuan kete vjedhje

  7. Ju dhjefsha festivalin ku jane profesionistet per te diskutuar nivelin qe qe 0. Diskutojne ne rrjete sociale disa lafarake qe sjan askush

  8. Sikur te mos mjaftoje permbajtja tejet e dobet,nje lume mediokriteti,cektesie dhe banaliteti qe vershon cdo fundvit ne kete palo-festival,megjithe ambalazhin e kushtueshem qe I vishet si pelerine siper,qershia mbi torte e kesaj fiaskoje eshte…Alketa!…
    Kur e sheh kete fyryfycke teksa vetekenaqet, te shkon mendja te thenia dileme: ” Sokratvi vuajtur apo derr(kuce) e kenaqur?!..” Kjo ka qene,kjo eshte dhe kjo vazhdon te jete ceshtja,dilema….

    1. Shiko se edhe Alketa vetë e ka burrin drogaxhi kthyer në ndërrtues që i fshihet aparateve fotografike e kamerave.

  9. Ore dihet kush e ben ligjin aty. Ku qendron flor muma gjithmone keshtu ndodh. Tani biznes eshte ky. Ne Shqiperine tone te dhjere keshtu funksionon cdo insitucion. Behet cdo gje gati pasi ke dhene leket dhe pastaj behet teatri i radhes. Qe me qene edhe “korrekte” perballe te tjereve. Jemi llum dmth.

  10. Situata eshte fare e thjeshte: tre specialiste muzike, qe e njohin mire (dhe perziejne e perzihen) ne tregun evropian por edhe boteror te muzikes i dhane piket maksimale Elvana Gjates. Nje poete dhe nje etnologe qe e shumta njohin, perzihen e perziejne thashetheme Tirane mendojne ndryshe. Kaq!

    P.S.:
    Natyrshem lind pyetja: a u dha Mikaela Minga ketyre specialisteve te huaj te muzikes ta lexonin esene e saj per tallavane e t’i intelektualizonte keshtu me tallavane e saj intelektuale? Me apo pa autogram?

  11. Per Eurovizion per mua ja vlente kenga Nentori e Arilenes.
    Keto dy kenge te fest 58 nuk jane per Eurovizion. Te sigurte jane rreth vendit 15.
    Te dyja jane kengetare te mira por Arilena eshte yll ne ngritje.
    The star is born doja te thoja.
    Si ledi Gaga.

  12. A nuk është më mirë sesa të mereni me thashetheme primitive për këngëtarët, prezantuesit , drejtuesit artistik e jurive të festivalit, të shfaqni thjeshtë mendimin tuaj për këngën që ju pëlqen e për vokalin që ju tërheq ?
    Arti vlerësohet shpesh me subjektivizëm në vartësi të shijeve e të formimit kulturor të çdo njeriu .
    Po kultivohet në shoqëri edhe vlerësimi i këngës bazuar në militantizma politike e partiake e vlerësime personalizuese të portretve të njerëzve të artit jashtë skenës.
    Në vartësi të edukimit të shijeve estetike muzikore, dikujt i pëlqejnë këngët me daulle e dajre, dikujt ato me gërnetë, dikujt të ashtuquajturat këngët Rap që nuk kanë asnjë lidhje me këngën e mirëfilltë, dikujt i pëlqejnë këngët xhaz apo ato me efekte elektronike e lloje të ndryshme këngësh.
    Mjaftohuni të jepni mendimin tuaj modest për këngën që ju pëlqen e për interpretimin .vokal që i shkon shijes suaj e mos e lodhni fantazinë tuaj me historira që nuk kanë të bëjnë me performancën artistike.
    Edhe një ndër gjigandët më të medhej të muzikës botërore, Ludwig van Bethowen, nëse lexon historitë e jetës së tij personale, na del një personazh tepër i dyshimtë, por ai është vlerësuar për artin e tij gjenial e jo për jetën personale.
    Aq më tepër ti hyhet diskutimit të jetës personale të këngëtarëve.
    Nëse komentohet një koncert apo një festival këngësh, mund të bësh një përgjithësim në vartësi të shijeve artistike se më pëlqeu apo nuk më pëlqeu.
    Nëse hapet ndonjë diskutim tjetër për moralin e karrakerin e artistëve, aty mund të sjellë cilido mendimet e tij për sjelljet e çdo artisti në publik.

  13. Vera ja beri qoken asistentit te vet, domethene Popi Koles, dmth producentit dhe te dashurit te Arilenes.
    “Detyren” beri

  14. Te dyja kenget nuk jane ndonje gje per te thene. Kenga e Elvanes dhe koreografia lene shume per te deshiruar por ai milet ate lloj muzikepelqen. Sa per Vera Grabocken miken e Pranvera Hoxhes, nje batakcie qe duhet te ishte mne burg per 800 mije dollaret qe mori nga “Gjallica” disa dite perpara falimentimit dhe vajti u strehua per nje fare kohe ne Amerike komentet jane te teperta. Atje si cdo gje tjeter dhe festivali eshte kthyer ne monopol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *