• |
ide | kryesore

Eksploziv prokurorit në Vlorë/ Prokuroria: Sulm për shkak të detyrës

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas ngjarjes së rëndë ku një prokurori të Vlorës i është vënë eksploziv në makinë tre ditë më parë, ka reaguar edhe prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Vlorë.

“Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cënojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit”, thuhet në deklratë.


Njoftimi i plotë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË VLORË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas ngjarjes së rëndë dhe kriminale, të ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 21.12.2019, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde eksplozive, vendosur në mjetin me targa AA583OO, në pronësi të prokurorit, z. Albert Kuliçi, me detyrë zv/ Drejtues i kësaj prokurorie, si dhe pas analizimit të detajeve të ngjarjes, e konsideron këtë ngjarje si një sulm të drejtuar ndaj këtij prokurori për shkak të funksionit dhe detyrës së tij.

Ky është një akt kriminal, i papranueshëm me sistemin tonë të drejtësisë, parimet e Shtetit të së Drejtës, vlerat dhe parimet shoqërore, që synon të cënojë detyrën e tij si prokuror dhe gjithashtu të intimidojë në luftën kundër krimit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, dënon rëndë akte të tilla kriminale, të cilat në thelb dëmtojnë rendin dhe sigurinë juridike.

Duke mbështetur kolegun tonë në vijim, trupa e Prokurorëve të kësaj prokurorie, në respektim të ligjit dhe parimeve Kushtetuese, do të jetë gjithmonë e pa ndikuar në luftën pa kompromis kundër krimit.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu