• |
ide | kryesore

Fiorentina zgjedh trajnerin e ri, Commisso: “U detyruam të ndryshojmë nga renditja”

Sport



Tani është zyrtare. Beppe Iachini është trajneri i ri i Fiorentinës, duke zëvendësuar kështu të shkarkuarin Vincenzo Montella. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi viola pas humbjes me Romën. Iachini, që ka lindur në Ascoli Piceno në 7 maj 1964, ka veshur, si futbollist, fanellën e Fiorentinës për 127 ndeshje mes 1989 e 1994, ndërsa si trajner ka udhëhequr, ndër të tjera, Sampdoria, Palermo, Sassuolo e Udinese.

“Dua të falenderoj Vincenzo Montella për impenjimin e seriozitetin e treguar këtu tek Fiorentina. Situata aktuale e klasifikimit na detyroi të kryenim ndryshimin e udhëheqjes teknike. Kemi zgjedhur Iachini sepse është një njeri me peshë, i lidhur me Firencen e Fiorentinën. Tani duhet të qendrojmë të bashkuar e të rikthehemi në rrugën e duhur sa më shpejt, të gjithë së bashku”, ka thënë presidenti Rocco Commisso.

Iachini do të prezantohet me shtypin në 28 dhjetor. Tekniku i ri viola do të kryejë seancën e parë stërvitore në Qndrën Sportive Davide Astori një ditë më pas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *