• |
ide | kryesore

Ibrahimovic i thyejnë hundën: tërbimi i tifozëve të Malmoe arrin kulmin

Sport



Duhet të jenë vërtetë të tërbuar tifozët e Malmoe. Në shënjestër është akoma Zlatan Ibrahimovic, dikur heroi i shtëpisë, simbol i klubit, e tani i akuzuar për tradhëti të lartë pasi bleu 50% të Hammarby, skuadrës rivale suedeze. Statujës së dedikuar për sulmuesin suedez i vunë zjarrin, provuan ti sharrojnë këmbët, e mbuluan me qese plehrash, ndërsa tani arritën ti thyejnë hundën.

Natyrisht, në jetën e Ibrahimovic, kjo sjellje pak rëndësi ka. Suedezi po mendohet në shtëpinë e tij në Stokholm mbi të ardhmen dhe në këtë moment vetëm tek statuja e dëmtuar nuk mund ta ketë mendjen. Tek Milan e presin krahëhapur, me gjithë hundë madje…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *