• |
ide | kryesore

Lamtumirë Tuchel: Cavani akord me Atletico Madrid

Sport



Edison Cavani është gati për lamtumirën nga Paris Saint-Germain. Uruguajani, ish-sulmuesi i Napoli, është një hap larg Atletico Madrid, me të cilët duket se ka tashmë edhe një akord. Lajmin e konfirmon Sky, që flet për një marrëveshje të arritur mes palëve, për verën e ardhshme, mbi bazën e një kontrate tre vjecare. Ardhja e Icardi nga Inter dhe shpërthimi i argjentinasit në Parc des Princes i ka mbyllur përfundimisht dyert e Parisit uruguajanit, që ka parë me prioritet transferimin në La Liga.

Diego Simeone, trajneri i Colchoneros, e ka ndjekur me interes prej kohësh e, tani, ka vendosur duart përfundimisht tek golashënuesi. Me një kontratë në skadencë në 2020, El Matador mund të jetë i lirë të firmosë që në janar një akord për verën e ardhshme, por nuk përjashtohet edhe një tentativë për të përshpejtuar kohët e, ndoshta transferimi mund të kryhet pikërisht në dritaren e dimrit. Atletico Madrid do të provojë, ta marrë në Spanjë që në janar, duke parë rendimentin e dobët të sulmuesve të Colchoneros Diego Costa e Morata, por në alternativë, mbetet gjithnjë vera, kur uruguajani të mbërrijë me parametër zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *