• |
ide | kryesore

Më i miri në Champions është Real: Juventus, me dy trofe, është para Milan me shtatë

Sport



Studimi i klasifikimeve, të cdo lloji qofshin, nuk të lodh kurrë, me renditjet që nisin menjëherë lojën zbavitëse “X është më i mirë se Y”. Këtë herë debatin e nisi Uefa, kur në faqen zyrtare publikoi një renditje më skuadrat më të mira të të gjitha kohërave në Champions League. Si parametra janë marrë rezultatet e cdo ndeshje të luajtur, edhe paraeleminatoret, duke ndikuar me dy pikë për cdo fitore e një për cdo barazim. Në krye të klasifikimit është noramle të jetë Real Madrid, me 13 trofe, i ndjekur me 120 pikë distancë nga Bayern Mynih, ndërsa Barcelona merr shkallën e fundit të podiumit. E cuditshme është se Juventus në vendin e 5 e me vetëm dy trofe, është pozicionuar para Milan, megjithëse kuqezinjtë kanë fituar shtatë.

Ato që janë të penalizuara në këtë rast janë pjesëmarrësit në Kupën e Kampionëve në formatin e përplasjeve direkte, duke qenë se kanë diskutuar mesatarisht shumë më pak ndeshje për cilindo kompeticion. Në ditët e sotme të kualifikohesh në fazëën e grupeve pas tre ndeshjet paraeleminatore e një playoff prodhon 14 ndeshje. Aston Villa (kampione në sezonin 1981/82) është e 128°, ndërsa Nottingham Forrest ndjek Vasas, Dynamo Dresden, Cluj e Villareal në vendin e 112°, pavarësisht dy kupave në palmares. Skuadra më e keqe? Luksemburgasit e Avenir Beggen, sot të rrëzuar në divizionin e tretë kombëtar: për ta 6 pjesëmarrje, zero pikë e një gol i vetëm i shënuar kundër 56 të pësuar. Më të fundit se kaq…

KLASIFIKIMI

1 – Real Madrid (Spa)
2 – Bayern Monaco (Ger)
3 – Barcellona (Spa)
4 – Manchester United (Ang)
5 – Juventus (Ita)
6 – Milan (Ita)
7 – Liverpool (Ang)
8 – Benfica (Por)
9 – Porto (Por)
10 – Ajax (Holl)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *