Të dy kanë një të kaluar të përbashkët tek Manchester United e të dy janë sulmuesit kryesorë të dy skuadrave tnë krye të Serie A: Romelu Lukaku e Cristiano Ronaldo janë ndër blerjet më të rëndësishme të kampionatit italian në vitet e fundit dhe qendërsulmuesi i Inter ka treguar bisedën e bërë me atë bardhezi për ‘NY Times’: “Më ka thënë se ai italian është kampionati më i fortë e difensiv në botë”.
“Cristiano Ronaldo më ka rrëfyer se ky është kampionati më i vështirë në botë – ka theksuar sulmuesi belg -. Më tha se ka shënuar gola kudo, por se këtu është vendi më i vështirë për ta bërë. E nëse Cristiano Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë duhet të jetë vërtetë e vështirë”.
Pastaj një krahasim me Premier League, ku të dy kanë luajtur e shënuar me shumicë: “Èshtë më e vështirë se në Angli: në Premier luhet një futboll më intensiv, por këtu është një mënyrë tjetër e të luajturit” ka thënë CR7.