• |
ide | kryesore

Padia qytetare që sfidon SPAK: “Hetoni koncesionin e dyshimtë të sterilizimit”

-Instant, Kryesore



Me sa duket do të jenë qytetarët e angazhuar dhe shoqëria civile që do ta vënë në provë reale SPAK. Sot përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion janë paraqitur mjeku Artan Koni (majtas ne foto) dhe Aktivisti Endri Shabani, për të hedhur një hap që shumë pak qytetarë kanë ndërrmarrë nismën ta bëjnë në këtë vend: Të denoncojnë penalisht shtetarët që kanë ndërrmarrë koncesionin e dyshimtë të sterilizimit të paisjeve mjeksore.

Në emër të lëvizjes “Nisma Thurje” ata kanë kërkuar hetim penal për një koncesion që shqiptarëve u kushton 17 milionë euro në vit ndërkohë që në spitalet tona i njëjti shërbon kryehej me 10 fish më pak. Padi përmblidhet në katër pika kryesore. Në dyshimin nëse ishte i nevojshëm apo jo ku koncesion, për kushtet dhe rrethanata e dhënies së tij, në hartimin e kontatës me privatin që mund ti shkaktojë humbje shtetit dhe për çmimin e saj marramendës.

Lexo më tej:

Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin

Edhe më parë mjeku urolog, Artan Koni që ka dorzuar sot padinë pati denoncuar me dy video atë që ai e quan “grabitje kolosale”. Sipas tij koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave që ai ka mbledhur gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria ka bërë kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash (video poshte shpjegon gjithe dyshimet).

Në vazhdën e këtij denoncimi publik, “Nisma Thurje” sot i është drejtuar SPAK vetëm disa ditë pas fillimit të punës prej saj. Në padinë e tyre thuhet:”Ne, qytetarët shqiptarë, kemi pritshmëri të larta në punën tuaj, dhe besojmë se me punën tuaj ju do t’i jepni fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe do të na riktheni besimin tek drejtësia”.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Dhe nëse vërtet ka ndopak pavarësi, SPAK nuk ka shanc më të mirë për të nisur një hetim që nuk frymëzohet nga politika por nga qytetarët.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Nuk e dime cfare ka realisht ne dosje, por me kaq sa po thoni ju ” kemi dyshime se cmimi nuk eshte real”, apo “ministria na ka thene keshtu e ashtu…” eshte muhabet kot. Ne prokurori duhet te kishin shkuar me nje analize te plote kostosh dhe t’i ballafaqonin me analizat qe ka bere ministria kur ka dhene koncensionin. Duhet t’i kishin hyre ne detaje kritereve te koncensionit, per te pare nese firma i plotesonte apo jo, pjeses se mbikqyrjes etj, Gabimi ne parashikim eshte shkelje, por jo veper penael. Me dyshime te tipit ne mendojme…… nuk para hapin ceshtje prokurorite edhe kur funksionojne tamam. Dosjet e denoncimit nuk jane si deklaratat publike. Eshte gjynah qe nje ceshtje e forte si kjo te sabotohet me nje mbrojtje te dobet.

  2. Shpejt cendrifugista, kapni komentet e para….
    Se ketu jeta eshte e bukur, shendetesia falas, investitoret po grinden kush te hyje i pari ne vend, pagat rritrn disa here ne vit, arsimi falas po e po….
    Jeta eshte e bukur….. ne Surrel!

  3. E ndoqa intervisten e doktor Artan Koni tek 5 pyetjet e Babaramos dhe dua ta falenderoj thellesisht nga zemra per ato te verteta qe na tha . Aty mesova se korrupsioni ishte aq galopant saqe edhe imagjinata me e shfrenuar e nje njeriu te papergjegjshem nuk mund te arrinte deri ne ato nivele . Nje set i sterelizuar per operacione ketu kushtonte 190 euro ndersa ne gjermani 0.8 euro . Ishte e pabesueshme , diferenca eshte aq e madhe sa nuk u besoja vesheve . Mos valle doktori po gabonte? I kuriozuar hyra ne google dhe çte shihje , gjithçka ishte mese e vertete . per kuriozitet pashe edhe çmimet ne amerike . Dhe a e dini se sa kushtonte i njejti set ? Kushtonte 3.91 dollare . Per te tjerat nuk ka me kuptim te flitet , llogjikojini vete gjerat . Mjafton te kesh mbaruar klasen e pare fillore . TURP

  4. O KANE VJEDH KETA MAVITE KETE VEND O NUK E KA VJEDH NJERI . NEPER BASHKI BEHET NAMI DHE ASNJE NUK KA FRIKE , NE QEVERI DIHET QE PO VJEDHIN ME TETE DUAR . KETO DEME E VJEDHJE QE KETA I KANE BERE KETIJ VENDI NUK NA E KANE BERE NE 2500 TE GJITHE PUSHTUESIT SE BASHKU .

  5. Pushteti mbahet me miqe e shok keta duhen trajtuar la Italin zoteria Ku kishte 1 sqepar 1 meter .1 mistri Po une mendoi dhe kjo histori do shkoi si ceshtja Tahiri terhiq e mose keput

  6. O burra te vjedhim,qijani nonen,Rama ka hallin sa mos ja kalin Meta apo Basha apo baca hajdut.Hajdeni mos u ngopshi kurre.

  7. Si salihu dhe lulzimja qe vidhnin vetem per nje rruge 300 milion euro dhe nuk e mbaruan kurre rrugen,vjedhja e armatimit luftarak te kohes se xhaxhit dhe ne fund i dogjen si mi halesh dhe shkatarruan nje fshat te tere,386 koncesione dha salihu ne tete vjet ku ne pidh te semes ishit ju shoqeria civile,ku ishe ti doktor kur te gjithe ministrat e shendetesise te salihut vodhen sa kishin qef dhe ti nuk fole nje here o doktori I shoqerise civile

  8. O para fols Po flasim per qeverin e ramazanit nuk ka qeveritar qe nuk vjedh jam dakort Po Te vjedhur qe Ka ber ky harroje tja kaloin saliu beri aqe rrug Sa ky si shikon ne enderr dhe Kur thua vodhi 300 miljon thua se e denoncoi opozita Po ramen e ka denoncuar OSBEJA per 200 miljon kush eshte me i besuar OSBE Apo taulant balla

  9. O loqe 300 milionshi qe mori lulja per llogari te salihu shkoje deri ne gjykate te larte dhe e liruan zagaret e drejtesise se salihut se luluja paraqiti rraport mjeksor,qe ta dish o loqe denoncimin e ka bere arben mece drejtori i lulzimes ne min e transportit,sa per rruget e salihu ti ke shetitur te reklamat e klanit per rruget,vetem te rruga e kombit la pandertuar 6 ura,qe po behen tani,pa llogaritur koncesionet qe dha vetem ne vitin e fundit te tij politik

  10. O mavri me boje, po sa kushtoi rruga e kombit? Jo se Saliu dhe Luli jane burra te mire, por megjithe terrenin shume here me te veshtire, nuk i eshte afruar 20 milione euro per km te unazes se re, apo 18 milione euro per km te rruges Milot-Balldren. Prandaj o laliersa dhe endrigugista, mos filloni te bertisni duke u munduar te na mbushni mendjen se jeni budallenj, te gjithe dine te bbejne krahasime. Te flasesh per vjedhjen e rruges se kombit ne krahasim me ato rruge qe po behen tani, eshte njelloj si te thuash ma zuri pamjen pula dhe nuk e pashr lopen qe po kalonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *