• |
ide | kryesore

Pajtohen Gent Zenelaj dhe Julian Deda, rikthehen SHBLSH

Paparazzi



Një lajm i mirë për të gjithë fansat e humorit shqiptar. Agjenti i ‘Thumbon’ ka bërë me dije se grupi i njohur i SHBLSH do të ribashkohen për natën e vitit të ri.

Mesa duket Gentian Zenelaj dhe Julian Deda kanë sheshuar të gjithë keqkuptimet mes tyre dhe tanimë do të dalin sërish në skenë së bashku si dukur, bashkë me kolegun e tyre Ermal Mamaqin.

“Rikthehen SHBLSH-at. Rikthehen në Klanifornia në puntatën speciale të fundvitit. Më në fund u pajtuan!,”-tha gjatë emisionit agjenti i “Thumbon”.

Pas largimit nga “Portokalli” të tre morën rrugë të ndryshme. Ermal Mamaqi me një programacion të vetin, ndërsa Jul Deda dhe Gent Zenelaj punuan bashkë, derisa diçka nuk shkoi mirë dhe miqësia e tyre mori fund. Asnjë nuk e ka thënë publikisht se cila ishte aryseja e sherrit mes tyre.

Megjithatë Julian Deda ka dhënë gjithmonë shenja për pajtim, ndërsa Genti e ka mohuar kategorikisht një ribashkim të mundshëm.

Ndërkohë Ermal Mamaqi është i angazhuar edhe diku tjetër. Bashkë me figura të tjera “të vjetrit” do të rikthehen në skenën e Portokallisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *