• |
ide | kryesore

Provokimi i Kryemadhit/ “Qeveria mbron oligarkët, ju festoni duke konsumuar produkte shqiptare”

-Instant, Kryesore

Kryetarja e LSI ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar festat e fundvitit. Bashkë me urimet ajo i ka nxitur shqiptarët të rrisin dozën e solidaritetit me njëri tjetrin duke konsumuar në tavolinën e ndërrimit të viteve produktet shqiptare. Në një postim video në Facebook, Kryemadhi shkruan se është momenti të ndihmojmë njëri-tjetrin, ndërsa akuzon qeverinë se kërkon ti vendosë produktet shqiptare përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare. ”  Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare. Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira (video poshte)”.


Kjo nuk është hera e parë që Monika Kryemadhi bën thirrje për solidaritet mes konsumatorëve. Në verë ajo bëri zhurmë me një apel nga konventa e LSI (lexo linqet poshte), për të bojkotuar produktet e oligarkëve dhe për të bërë pazar në dyqanet e lagjeve dhe për të përdorur taksinë e komshinjve.


©Lapsi.al

 

BLENI SHQIP, KONSUMONI SHQIP, GËZONI SHQIP!

🇦🇱 BLINI SHQIP, KONSUMONI SHQIP, GËZONI SHQIP!Të nderuar miq!Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës.Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin.Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pasdore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë. Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare. Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira.Gëzuar Viti e Ri jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinat tona.🇦🇱Blini shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip. Gëzuar miq!🇦🇱

Publiée par Monika Kryemadhi sur Vendredi 27 décembre 2019

Lexo me tej:

Apeli i fortë i Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, bleni në dyqanet e lagjeve

Pas thirrjes Bojkotoni prodhimet e oligarkëve Monika Kryemadhi bën pazar në “Ha shqip”

15 Comments

  1. U nis per angli dhe amerike dhe i futi nje berdaf nje urim ne shqip , duke na thene qe te konsumojme shqip , te ndihmojme fermeret qe kjo me njerezit e lsi-se i shkaterroj kur kishin ministrine ne dore.
    Te blejme shqip vazhdon , kur kjo vet ishte e para ideatore qe ndertoj rrugen e quajtur ” te gjitha rruget kryqezohen me teg-un”. Pra, ngelet vetem t,ju dhjesim ne shqip

  2. Per ket..Monika ka te drejt bli Te dyqanet e lagjes jo supermarketeve qe jan plot me produkte Te huaja Ku mbledhin valuten dhe asnje lloi investimi

    1. O ti shkullak i ores 20 e 47; je nje qen rrugesh, qe di vetem te shash o i shkerdhyeri i edverit! Shko beji nje gojre ustait se e meriton!

  3. Menopauza fizike dhe politike e kane bere monen nje grua te rendomte,shko ne Kenia dhe kur te vish do jeshe me mire,se likja e ka mendjen te shkarkimi

  4. Populizem puro! Mjaft me keto budallalleqe..Pyet Vasilin , Tavon dhe Panaritin c’kane bere me Produktet Shqipetare..Apo ate fycken e “integrimit”.Hikni tani, lerini vendin tjereve,mjaft me pallatet ne ” token e babit”..

  5. Dikur kur blija fruta perima nese ishin te huaja i refuzoja me perbuzje ndersa tani kur marre vesh se jane prodhim vendas largohem me vrap . Ne nje vend ku kontrolli mungon ose me keq akoma ai blihet atehere nuk ja vlen ti hedhesh syte ketyre prodhimeve . A e dine ti zonje pse asnje shtet nuk i pranon prodhimet tona bujqesore ? Sepse ato jane te mufatura deri ne gryke me hormone dhe jo pak por ne rastin me te mire kane nje sasi prej tre apo katre heresh me te larte . Ju me kete thirrje nuk mund te beni populisten duke na shitur sapunin per djathe sepse ne kete rast po na helmoni me vetedije . Juve ju lind per detyre qe te subvensiononi bujqesine dhe te gjithe fermeret dhe njekohesish te kete kontrolle te rrepta per sasite e hormoneve qe hidhen ne to . Beni ligjet dhe zbatojini ato rigorozisht , beni kontrlle te shumta , denoni ata vrases te heshtur se na moret ne qafe te gjitheve dhe mos beje demagogen dhe populisten .

    1. Po vet qeveria e ka lene mbrapa kete sektor. Ose ka dash me e adaptuar me trendet teknologjike te castit duke harruar qe te jete me kembe pertoke dhe rrjedhimisht duke ja qr per tu dukur me ne linje mentalisht me vendet e zhvilluara. Spo them qe te gjithe te fillojnr te korrin barin, po dhe kshu…ste
      ben derman ideologjia. 2019 llai

  6. Shiko urimin nga Bunker 3 miljon € Monika pranoi kamern Te gjiri lazit Po ky i surelit pyete 1 her pse nuk pranon kamern se 10 her dita Poston vidjo e foto dhe Kur numeron. Halet MOS u ngop ne njè hale MAVI.

  7. SHQUPistat jane bo per gjynof.
    Slane gjo pa thone per Xhozin, Boden, Imamin, Bregun, Hajdarin….. dhe te hudhen ne fyt kur i sha Like floririn e Mona cizmen.
    Reagim tipik i SHQUPistave te pashkolle qe nuk dine te shkruajne shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu