• |
ide | kryesore

Sulmuesi i Watford prek tifozët me deklaratën e tij: “Presion ishte të shihje mamanë të bënte tre punë që të përballonte Krishtlindjen”

Sport



Për Krishtlindje Troy Deeney, kapiteni i Watford – skuadër që mbyll renditjen e Premier League – ka marrë një dhuratë të bukur. Sfida e Vicarage Road mes vendasve në vështirësi të madhe e Manchester United të Ole Gunnar Solskjaer ka dhuruar surpriza interesante e më në fund edhe ndonjë buzëqeshje në klubin e familjes Pozzo. Pas ndeshjes, sulmuesi i ka vënë gjërat në vend, duke i shpjeguar shtypit e tifozëve se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetën e tij.

GOLI I NDESHJES – Watford ka mposhtur United 2-0 përballë tifozëve të tyre: pas një pjese të parë pa gol, Ismaïla Sarr zhbllokoi rezultatin, duke përfituar nga një gabim i David de Gea (50′), dyfishimi erdhi pak minuta më pas me Deeney nga pika e bardhë e penalltisë (54′). Kapiteni ka gjetur golin e parë në Premier, pas një fillimi sezoni të kondicionuar nga operacioni në gju. Watford ka gjetur kështu më në fund njeriun e tij simbol.

PRESIONI – Një suksesi ishte i nevojshëm si ajri, por 31vjecari nuk mendon se futbolli vjen para gjithckaje: “Nuk ndjeja asnjë presion për situatën e Watford. Presion ishte të shihje mamanë time të bënte tre punë që të përballonte Krishtlindjen”. Fjalë që ndoshte qetësojnë disi ambjentin që zien pas rezultateve që e kanë zbritur Watford në vendin e fundit të Premier (12 pikë në 18 ndeshje). Rezultatet e këqija e kanë shtyrë klubin të ndryshojë disa herë udhëheqjen teknike. Deeney ka luajtur vetëm 7 ndeshje në Premier, nga të cilat 4 në shtëpi ku ka zbritur në fushë gjithnjë me një trajner të ndryshëm: Javi Gracia (Brighton), Quique Sanchez Flores (Burnley), Hayden Mullins (Crystal Palace) e Nigel Pearson (Manchester United).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *